BOTA

Fshati Brus, aty ku katolikët dhe myslimanët janë një familje

n.f Përditësimi i fundit 31 Maj 2025, 10:36

Fshati Brus, aty ku katolikët dhe myslimanët janë një

KOSOVË- Në një mëngjes pranveror në fshatin Brus, një burrë me flokë të thinjur e me kostum bezhë, dhe një tjetër më i ri, i veshur me ngjyrë të kaltër, ndajnë nga një filxhan kafeje – dhe dy fe të ndryshme – por, të njëjtin mbiemër: Gashi.

Njëri është katolik, tjetri mysliman. Janë kushërinj, miq të ngushtë, dhe dëshmi e një bashkëjetese që rrallë përmendet, por gjithmonë ka ekzistuar në Kosovë.

Ivani, 75 vjeç, është i krishterë katolik. Nazimi, 47 vjeç, është imam në xhaminë e fshatit të afërt, Llabjan. Të dy i përkasin të njëjtit trung familjar – Ivani është i brezit të tretë, ndërsa Nazimi i brezit të katërt.

Flasin për përditshmërinë, si dhe për, siç i quajnë, “marrëdhëniet vëllazërore dhe familjare” të banorëve të Brusit. Besimet e ndryshme nuk i kanë ndarë asnjëherë.

“Krejt këto i kemi bashkë. Shkojmë te njëri-tjetri dhe shprehemi. Askush nuk merr asgjë me vete [pas vdekjes], por t’u lëmë një dashuri, një afërsi, një lidhje, një kontakt edhe atyre që mbesin pas”, thotë Ivani për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka qenë dikur mësues i Nazimit gjatë shkollimit fillor. Takimet e rastësishme në kafene ose vizitat e rëndomta në familjet e njëri-tjetrit janë të shpeshta.

Nazimi thotë se bashkëjetesa e kushërinjve të një gjaku, por me dy besime, nuk është diçka e re dhe artificiale.

“Në esencë, kjo është kulturë e kahershme, të cilën na e kanë ndërtuar baballarët dhe gjyshërit tanë, qysh në djep. Kjo, për ne, është krejt normale...”, shprehet Nazimi.

“Kjo kryesisht ka të bëjë me gjenezën unike të shoqërisë tonë... sepse jemi një shoqëri me dy fe, dhe gjithmonë relacionet tona nuk janë prishur për shkak të besimeve të ndryshme”, shton ai.

Sipas tij, në Brus, konsiderohet sjellje jonormale kur një banor i fshatit, i cilitdo komunitet fetar, ka nevojë për ndihmë të caktuar dhe nuk e merr atë ndihmë nga të dy komunitetet.

Bashkë në dasmë e mort

Ivani dhe Nazimi rrëfejnë se Brusi, disa dekada më parë, kishte qindra shtëpi. Fshati është malor, dhe banorët merren kryesisht me bujqësi dhe me blegtori. Kushtet e vështira ekonomike i kanë detyruar shumë banorë që të migrojnë jashtë vendit, ose në vendbanime të tjera urbane brenda Kosovës.

Aktualisht, ky fshat ka rreth 34 familje, mbi 70 për qind e të cilave i takojnë besimit katolik. Të tjerët i takojnë besimit islam. Të gjithë kanë mbiemrin Gashi dhe i takojnë të njëjtit trung familjar. Stërgjyshërit i kishin vëllezër, katër ose pesë breza më parë.

Në lagjen Peshter të këtij fshati gjendet kisha katolike, e ndërtuar në vitin 1935. Bekimi i kishës është bërë 30 vjet më pas, ndërkaq shugurimi 50 vjet më vonë.

Jo rrallë, dyert e Kishës së Brusit, për vizitorët kurreshtarë, janë hapur nga vetë hoxhë Nazimi, prania e të cilit nuk mungon në kishë, në ceremonitë e rëndësishme ose festat fetare të bashkëfshatarëve të tij katolikë.

“Sepse unë jam djalë i këtij vendi dhe kjo kishë është shtëpia e lutjeve të bashkëfshatarëve të mi”, thotë Nazimi.

Banorët e Brusit, katolikë e myslimanë, i kanë të përbashkëta dasmat, por edhe ngushëllimet për vdekje, shpjegon Ivani.

Vizitat dhe urimet e ndërsjella për festat fetare të të dy komuniteteve janë të rëndomta, thotë ai.

“Respekti nuk ka kufij kurrë, por atë nuk mund ta paguajë askush. Jemi një gjak, po se po, por e kemi për detyrë, e kemi për borxh ndaj njëri-tjetrit, natyrisht edhe me Zot, edhe me mençuri. Pra, t’i afrohemi njëri-tjetrit, si për gëzim, ashtu edhe për hidhërim, barabartë”, thotë Ivani.

Ata thonë se, kur bëhet fjalë për harmoninë ndërfetare, Brusi është një Kosovë në miniaturë – një shtet ku myslimanët përbëjnë 93 për qind të popullsisë, ndërsa katolikët 1.7 për qind. Sipas tyre, kjo harmoni ndërfetare ndërmjet shqiptarëve të Kosovës “nuk ka nisur në Brus, por ky fshat është rasti më unik”.

"Sikur të na njihte Vatikani..."

Shembullin e mirë të bashkëjetesës ndërfetare, sipas tyre, shqiptarët e Brusit e kanë treguar edhe në kohë të vështira, kur Kosova gjendej nën regjimin shtypës të Serbisë, në vitet ‘90. Ata e kanë ndihmuar njëri-tjetrin për t'i mbijetuar luftës dhe vështirësive që solli ajo.

Gëzimi ishte i përbashkët edhe për çlirimin e Kosovës nga ky regjim, në qershorin e vitit 1999, si dhe për shpalljen e pavarësisë së vendit në shkurtin e vitit 2008, rrëfejnë Ivani dhe Nazimi, duke bashkëbiseduar me ekipin e Radios Evropa e Lirë.

Megjithatë, ata ende flasin për njohjet që ka marrë dhe ato që nuk ka marrë Kosova si shtet, në planin ndërkombëtar. Përmendin mjaft shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, por Ivani dhe Nazimi kanë të njëjtën pikëpyetje: Pse Vatikani, ku gjendet Selia e Shenjtë e botës katolike, nuk e njeh Kosovën, 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së saj?

“Sipas mendimit tim, sikur Vatikani ta njohë Kosovën, ma merr mendja se shumë shtete do të paraqiteshin dhe të thonin ‘çfarë ka me Kosovën, pse të mos e pranojmë atë?”, thotë Ivani.

Ngjashëm shprehet edhe Nazimi, sipas të cilit, njohjes nga Vatikani, në njërën anë, apo cilitdo shtet tjetër nga bota islame, do t’i gëzoheshin të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Njohja e Kosovës si shtet është vlerë edhe për ta, sepse brenda Kosovës do ta gjejnë modelin më të bukur të ndërtimit të jetës së njerëzve në raporte të ndryshme”, vlerëson Nazimi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kosovën, deri më tani, e kanë njohur 119 shtete. Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë mbetet dëshirë, por asnjëherë nuk ka qenë “mollë sherri” ndërmjet banorëve të Brusit./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan