
Gjykata e Apelit të Venecias ka përmbys vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke dënuar me 215 vite burg anëtarët e një prej bandave më famëkeqe në Itali.
Grupi kriminal i Gilberto Boatto, Paolo Pattarello, dy kryesorët, dhe i “shefit” të tretë, Loris Trabujo, janë dënuar në total të tre me 215 vite burg.
Dënimi total nga 136 vjet në shkallën e parë është rritur në 215. Dënimi i Boatto-s shkon nga 22 vjet e 7 muaj në 29 vjet e 2 muaj, ndërsa dënimi i Pattarello-s shkon nga 15 vjet e 7 muaj në 26 vite, ndërsa Loris Trabujo me 20 vite.
Stefania Pattarello dhe Marco Marcelli i kishin bindur gjyqtarët se ajo nuk ishte në dijeni të aktiviteteve të partnerit të saj Trabujo, por u dënua gjithashtu me 6 vjet e 6 muaj, ndërsa vëllai i “shefit”, Denis Trabujo, u dënua me 15 vjet e 3 muaj, dhe nëna e saj, Lucia Marazzi, 6 vjet e 8 muaj.
Ndër pjesëmarrësit e tjerë në organizatën mafioze, janë Gianfranco Sedda (13 vjet), Enrico Marin (12 vjet e 7 muaj), Alessandro Duse (12 vjet), Christian Michielon (11 vjet e 5 muaj), Roberto Sorato (10 vjet e 4 muaj) dhe Anna Pegoraro (7 vjet e 8 muaj). Të dënuar si bashkëpunëtorë të jashtëm janë Andrea Guarnieri (10 vjet), Roberto Zennaro (8 vjet e gjysmë), Denis Marcuzzo (7 vjet, gjithashtu i liruar nga akuzat në shkallën e parë), Melissa Stefanutto (6 vjet e gjysmë) dhe Francesco Rivellini (4 vjet). I vetmi person i mbetur i liruar nga akuzat është Giuseppe Marin (avokati i Marcellit).
Dënimet u lanë në fuqi për Sebastiano Goattin (9 vjet e 3 muaj) dhe Adriano Rizzi (8 vjet e 3 muaj).
Por kush janë tre bosët e kësaj mafie?
Gilberto Boatto (i njohur edhe me nofkën “Lolli”), konsiderohet si një nga krerët ose “kapot” e grupit të Mestre-s (i quajtur “Mestrini”), i cili ishte një krah i fuqishëm i Mala del Brenta-s. Ky grup kontrollonte aktivitete të shumta kriminale në Venecia.
Paolo Pattarello, gjithashtu identifikohet si një figurë kryesore brenda të njëjtit grup drejtues.
Sipas mediave italiane, aktivitetet e tyre dhe të grupit ku bënin pjesë përfshinin:
Trafik i drogës: Ky ishte burimi kryesor i të ardhurave, duke importuar sasi të mëdha kokaine dhe heroine përmes lidhjeve me mafian siçiliane dhe kolumbiane.
Kontrolli i transportit në Venecia: Grupi gondola të paligjshme që dërgonin turistët në hotele dhe dyqane të lidhura me klanet. Po ashtu ata dyshohet se janë të lidhur me ngjarje të tjera kriminale si, zhvatje, pastrim parash dhe fajde.
Paolo Pattarello ka qenë i përfshirë në ngjarje të dhunshme edhe gjatë proceseve gjyqësore. Në vitin 2022, gjatë një seance në sallën e gjyqit në Mestre, ai sulmoi dhe plagosi me një mjet prerës një tjetër të pandehur, Loris Trabujo, i cili konsiderohej si një nga pasardhësit e pushtetit në menaxhimin e gondolave turistike të Venecias.
Organizata e tyre u çmontua kryesisht në mesin e viteve ’90, por figura si Pattarello kanë mbetur aktive ose të përfshira në procese gjyqësore që lidhen me atë që quhet “Nuova Mala del Brenta”.
Ndërkohë Loris Trabujo është një tjetër figurë kyçe në procesin gjyqësor të njohur si “Mafia del Tronchetto” në Venecia, ku ai cilësohet si një nga drejtuesit e bashkëpunimit kriminal së bashku me Gilberto Boatto dhe Paolo Pattarello.
Ai njihet si pronar i një shoqërie të gondolave ujore në Venecia. Sipas hetimeve të Antimafias italiane (DIA), Trabujo ka shërbyer si “krahu operativ” në terren për e ish-Mala del Brenta (Boatto dhe Pattarello), duke përdorur biznesin e tij si mbulesë dhe mjet për të kontrolluar terminalet turistike.
Ai akuzohet si pjesë e një grupi që synonte monopolizimin e shërbimeve të transportit turistik në zonën e
Tronchetto-s. Po ashtu akuzohet se ka detyruar transportues të tjerë dhe pronarë biznesesh t’u paguanin “gjoba” krerëve të organizatës.
Akuza të tjera lidhen me trafik droge dhe armësh.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
20 Dhjetor22:15
Tensioni Trump-Maduro/ SHBA sekuestron cisternën e dytë me naftë në brigjet e Venezuelës
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër anije cisternë në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Ven...
BOTA
20 Dhjetor20:40
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse – falë një mekanizmi shumë të ndërlikuar legjislativ q&...
BOTA
20 Dhjetor20:03
Negociatat për paqen në Ukrainë, Zelensky: Trump është i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikimin e nevojshëm p&eum...
BOTA
20 Dhjetor19:13
Sanksionet për naftën/ Vuçiç: Ja sa gjatë mund të rezistojë Rusia! Presim vendim nga SHBA
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi më 20 dhjetor përmes rrjeteve sociale se janë zhvilluar “biseda të...
BOTA
20 Dhjetor18:07
Çmimi i arit "shpërthen" në 2025/ Rritje vjetore prej 65% dhe performancë historike
Çmimi i arit ka regjistruar një rritje të fortë gjatë vitit të fundit, duke reflektuar një nga performancat më t&eum...
BOTA
20 Dhjetor17:28
Orban në kundërshtim me mbështetjen ndaj Ukrainës: Mos e financoni, forconi ushtritë e Evropës
Financimi i Ukrainës dhe dërgimi i ndihmës ushtarake atje për të vazhduar konfliktin me Rusinë vetëm sa e dobëson Bash...
BOTA
20 Dhjetor16:59
Ngjarje e rëndë në Taipei/ I riu vret 3 persona dhe plagos 9 të tjerë në kryeqytetin e Tajvanit
Një burrë i armatosur me thikë dhe bomba tymuese vrau të paktën tre persona dhe plagosi nëntë të tjerë në kr...
BOTA
20 Dhjetor16:40
Erdogan: Nuk kemi ambicie për territorin e askujt, por nuk do të lejojmë që të na shkelen të drejtat
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dorëzoi sot zyrtarisht në shërbim të marinës turke një nëndetëse t&eu...
BOTA
20 Dhjetor16:12
Greqi/ Çmontohet banda e drogës që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla, 12 të arrestuar
Një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e kokainës dhe kanabisit, përfshirë edhe shpërndarjen e lëndëve ...
BOTA
20 Dhjetor16:04
Putin: Armëpushimi, i mundur nëse Ukraina lejon qytetarët e saj rusë të votojnë
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ishte gati të merrte në konsideratë ndalimin e sulmeve thellë brenda Ukrainës në dit&eu...