Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...

ITALI- Sipas një raporti paraprak të publikuar sot në Mbretërinë e Bashkuar, jahti luksoz 56 metra i gjatë, i cili verën e kaluar u mbyt në ujërat përballë Siçilisë duke shkaktuar vdekjen e pronarit të tij britanik, miliarderit të teknologjisë Mike Lynch, dhe gjashtë personave të tjerë, ishte i pambrojtur ndaj erërave të fuqishme dhe ndoshta u përmbys nga erëra me shpejtësi mbi 117 km/h.
Në gushtin e kaluar, jahti Bayesian ishte ankoruar në det të hapur pranë Porticello-s, afër Palermos, kur u godit nga një erë shumë e fortë zbritëse, duke bërë që të anonte në njërën anë dhe të fillonte të marrë ujë, njoftoi Autoriteti Britanik i Hetimeve Detare. Prodhuesit e jahtit e kishin përshkruar atë si “praktikisht i pambytshëm”. Megjithatë, Bayesian u mbyt për rreth 18 minuta pasi u godit nga erëra të fuqishme që e çuan anijen në një anësim prej 90 gradësh.
Hetimi arriti në përfundimin se kur kili i anijes, i cili mund të tërhiqet, ishte ngritur, era me shpejtësi mbi 117 km/h ishte e mjaftueshme për ta përmbysur atë. Raporti gjithashtu thekson se jahti mund të kishte qenë i ndjeshëm edhe ndaj erërave me shpejtësi më të ulët. Këto dobësi të anijes nuk ishin të përfshira në manualin e stabilitetit që ndodhej në bord, dhe për rrjedhojë, as pronari dhe as ekuipazhi nuk ishin në dijeni për to.
“Rezultatet tregojnë se erërat e fuqishme që goditën Bayesian-in ishin të mjaftueshme për ta përmbysur. Për më tepër, pasi jahti kaloi një anësim prej më shumë se 70 gradësh, situata u bë e pakthyeshme”, shpjegoi Andrew Moll, inspektori kryesor i aksidenteve detare.
Sipas raportit, shtylla metalike e jahtit, me një lartësi prej 72 metrash, më e larta në botë për një jaht, shtoi ndjeshëm ndjeshmërinë ndaj animit dhe përfaqësonte gjysmën e forcës që ndikoi në përmbysje. Mbytja e këtij jahti luksoz shkaktoi tronditje në komunitetin lokal dhe mes atyre që lundrojnë në ujërat evropiane.
Mike Lynch, një ndër sipërmarrësit më të njohur të teknologjisë në Britani, po festonte pafajësinë e tij të shpallur nga një gjykatë në San Francisko për akuza mashtrimi në qershor 2024. Në bord ndodheshin anëtarë të familjes së tij dhe miq të afërt që e kishin mbështetur gjatë gjyqit në SHBA, përfshirë avokatin e tij dhe një bankier, Jonathan Bloomer. Vajza e Lynch ishte në mesin e viktimave.
Raporti thotë se një rritje e menjëhershme në shpejtësinë e erës bëri që jahti të anonte në 90 gradë për më pak se 15 sekonda. Uji hyri fillimisht mbi kangjellat në anën e djathtë dhe brenda sekondash depërtoi nëpërmjet shkallëve. Rreth 18 minuta më vonë, jahti u mbyt në një thellësi prej 50 metrash.
Bayesian ishte ndërtuar në vitin 2008 nga kompania italiane Perini Navi, e specializuar në prodhimin e jahteve luksoze. Giovanni Costantino, drejtor ekzekutiv i Italian Sea Group, që zotëron Perini Navi, kishte deklaruar në gusht se jahti ishte “një nga jahtet më të sigurta në botë” dhe praktikisht i pambytshëm.
Kompania nuk ka komentuar mbi raportin britanik. Hetimi i autoriteteve italiane për mbytjen është ende në zhvillim. Hetuesit britanikë thanë se gjetjet mund të ndryshojnë pasi të publikohen më shumë të dhëna dhe të analizohet rrënoja.
MOSKË- Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, th...
PORTUGALI- Lideri i partisë së ekstremit të djathtë të Portugalisë, Chega, u rrëzua sot gjatë një tubim...
KOSOVË- As pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare të enjten, nuk është shënuar ndonjë...
KOSOVË- Lista Srpska ka reaguar për mbylljen e një salle sportive në Mitrovicën e Veriut, e cila ishte shfrytëzuar nga struktura...
SHBA- Komisioni Evropian informoi sot TikTok-un për pikëpamjen paraprake se kompania nuk përmbush detyrimin e Aktit të Shër...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me liderët e partive politike në vend për zhbllokimin e ngërç...
KOSOVË- Në raportin final të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian thuhet se fushata zgjedhore e zgjedhjeve parla...
KOSOVË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, bisedoi në Prishtinë me udhëheqësit politikë për synimet e Kos...
KOSOVË- Nuk është shënuar ndonjë përparim për ta zhbllokuar ngërçin politik - pas dështimeve të nj&eu...
SHBA- Donald Trump u tha gazetarëve të enjten se kur bëhet fjalë për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës,...