BOTA

Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese, Costa: Pas shtensionimit mund të ecim përpara! Duhet angazhim në dialogun Kosovë-Serbi

n.f Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 16:10

Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese, Costa: Pas shtensionimit

KOSOVË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, bisedoi në Prishtinë me udhëheqësit politikë për synimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa e cilësoi në Prishtinë uljen e tensioneve në veri të Kosovës si të domosdoshme. Vetëm në këtë mënyrë Bashkimi Evropian mund t'i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës. 

"Ngjarjet e fundit nuk duhet të përfaqësojnë trend të ri, por të jenë përjashtim që konfirmon se ekzekutivi në Prishtinë është i angazhuar për shtensionim të situatës dhe në këtë mënyrë të ecet përpara në rrugën evropiane."

Costa, i cili zhvilloi takime të ndara në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti kërkoi angazhim në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Brukseli. "Siç e dini, këto masa lidhen me nevojën për t'i ulur tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Uroj që sa më shpejt të ndodhë ky shtensionim.

Pas shtensionimit mund të ecim përpara dhe t'i heqim masat”, tha Costa në një konferencë për media. Bashkimi Evropian vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas një tensionimi të situatës në veri të Kosovës dhe ato masa vazhdon t'i mbajë, duke konsideruar se qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veri.

"Investimi më i madh gjeopolitik i Bashkimit Evropian"

Presidenti  i Këshillit Evropian, Antonio Costa, zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor e quajti si "investimin më të madh gjeopolitik të Bashkimit Evropian”. "Është një mundësi e madhe për Ballkanin Perëndimor dhe është thelbësore që të vazhdohet me agjendën e reformave dhe të përfitohen benefitet e saj”, tha Costa, duke vënë në pah se "normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në dobi të qytetarëve dhe ky proces është jetik për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian”. "Siç e dini, është jetike të bëhet përparim i mirëfilltë dhe i qartë në dialog për t'i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Costa.

Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani nga ana e saj, përsëriti kërkesën që BE-ja të heqë masat ndaj Kosovës, duke argumentuar se vendi "i ka përmbushur kërkesat e bllokut evropian për heqjen e masave”. "Kur janë marrë masat, janë paraqitur një sërë kërkesash, të cilat kanë përfshirë rikthimin në tavolinën e dialogut, gjë që ka ndodhur, krijimin e një baze të re ligjore për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore, gjë që ka ndodhur, dhe organizimin e zgjedhjeve atje, gjë që ka ndodhur. E kuptoj që konsensusi brenda BE-së është i ndërlikuar dhe se Kosova duhet të angazhohet për të punuar me secilin shtet anëtar për t'i bindur ata për heqjen e masave”, tha Osmani.

Kurti kërkon trajtimin e aplikimit të Kosovës në Komisionin Evropian

Të njëjtën kërkesë për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ia shprehu edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ky i fundit tha përmes një komunikate për media se "Kosova është evropiane në vlera, në histori dhe në kulturë dhe jemi plotësisht të përkushtuar për t'u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian".

"Kanë kaluar gati dy vite e gjysmë që nga aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, prandaj, thuhet në komunikatë, "kryeministri kërkoi nga presidenti Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusit të vendit kandidat”. Edhe presidentja Osmani tha se "është koha që kjo të reflektohet jo vetëm me fjalë, por edhe përmes hapave konkretë”, duke shtuar se "është koha të trajtohet aplikimi ynë i dorëzuar në dhjetor 2022 për të ecur përpara drejt statusit të kandidatit për Kosovën”. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende.

Portugezi Antonio Costa u zgjodh president i Këshillit Evropian më 1 dhjetor 2024. Në kuadër të turit të tij në Ballkan, ai vizitoi Sarajevën,  Beogradin dhe Podgoricën. Pas Kosovës, Antonio Costa viziton Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet më 16 maj në Tiranë./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë