Pentagoni ekspozon Trumpin: Lufta me Iranin kushton mbi 33 miliardë dollarë dhe ka shkaktuar mungesa të mëdha në municione
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, u zotuan se do të ndihmojnë Evropën që të zë hapin në garën e inteligjencës artificiale dhe ta çlirojnë kontinentin nga varësia e madhe ndaj gjigantëve amerikanë të teknologjisë.
Duke folur në një samit në Berlin, ku morën pjesë kompani rajonale të teknologjisë, udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha të Evropës premtuan më 18 nëntor po ashtu se do të lehtësojnë rregullat për sektorin digjital, rregulla që shumë kompani ankohen se po i pengojnë që të bëjnë përparim.
“Evropa nuk dëshiron të jetë kliente e sipërmarrësve të mëdhenj apo e zgjidhjeve të mëdha që ofrohen nga SHBA-ja apo Kina. Ne duam të krijojmë zgjidhjet tona”, tha Macron, duke shtuar se ky qëndrim përfaqësonte “një refuzim për të qenë vasal”.
Merz bëri thirrje që Evropa “të bashkojë forcat dhe të krijojë rrugën e vet digjitale dhe kjo rrugë duhet të çojë drejt sovranitetit digjital”.
“Sovraniteti digjital ka kosto, por kostot e varësisë digjitale janë edhe më të larta”, tha kancelari gjerman.
Merz tha se kompanitë po zotohen se do të investojnë 12 miliardë euro për të ardhmen digjitale të Evropës, por nuk dha më shumë detaje.
Evropa po i përgjigjet thirrjeve për të krijuar rrugën e vet digjitale, ndërsa shqetësimet rriten lidhur me dominimin teknologjik të SHBA-së, në një kohë kur marrëdhëniet me Uashingtonin janë gjithnjë e më të ndërlikuara nën administratën e presidentit Donald Trump.
Pavarësisht tensioneve SHBA–Evropë, një zyrtar i lartë i Presidencës franceze tha më herët se samiti nuk kishte të bënte me “konfrontimin” me SHBA-në apo edhe Kinën, por me mbrojtjen e “sovranitetit tonë thelbësor”.
Merz kërkoi “kushte më të mira për inovacionin digjital, që do të thotë se na nevojitet një thjeshtim radikal i praktikave tona sa i përket rregulloreve”.
Macron përçoi të njëjtin mesazh.
“Gjatë viteve të fundit ne i kemi dhënë prioritet rregullimit të aktorëve tanë vendas. Dhe kjo është ajo që duhet të ndryshojmë. Duhet të kemi inovacion më pas rregullativa”.
Thirrjet e liderëve erdhën një ditë para se BE-ja të propozojë lehtësimin e rregullave mbi inteligjencën artificiale dhe mbrojtjen e të dhënave, një lëvizje e mirëpritur nga bizneset, por e kritikuar nga aktivistët që merren me çështje të privatësisë.
Macron gjithashtu bëri thirrje që kompanive evropiane të teknologjisë t’u jepet përparësi gjatë tenderëve, veçanërisht nga sektori publik.
Një burrë është deklaruar fajtor për shitjen e një substance në internet për të ndihmuar të tjerët n&eu...
Polonia dyshon se shërbimet e inteligjencës ruse qëndrojnë pas shpërthimit në një linjë të madhe hekurudhore polake...
Babai i familjes katër anëtarëshe të turistëve që u helmuan gjatë qëndrimit në Stamboll vdiq gjithashtu ndërsa...
Washington D.C. — Presidenti amerikan Donald Trump priti sot Princi e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman (MBS), në Sht&...
Hajdutët vodhën një bankomat, e lidhën me litar pas makinës dhe ikën duke e zvarritur nëpër rrugët e qendrës s...
Një 22-vjeçar milanez u plagos rëndë pas një sulmi në orët e para të 12 tetorit në zonën e ngjeshu...
Një fenomen tronditës u regjistrua të shtunën (15/11) në qytetin General Villegas, Buenos Aires, Argjentinë, kur një &ldquo...
Një autobus urban dhe dy tramvaje u përplasën të martën në mëngjes (18/11) në qendër të Varshavës,...
Trupat e pajetë të një gruaje 34-vjeçare dhe vajzës së saj 10-vjeçare me origjinë siriane, të zhdukura që ...
Kazinoja ‘Palermo’ në Meksikë mbyllet nën dyshime për pastrim parash; rrjeti udhëhiqet nga familja Hysa, me origjinë...