Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris vjen nga një prej zonave më të larmishme dhe liberale të Shteteve të Bashkuara. Siç njofton nga Oakland i Kalifornisë korrespondenti i Zërit të Amerikës Matt Dibble, ajo e ka ndërtuar karrierën duke gërshetuar rolin si zyrtare e rreptë e zbatimit të ligjit me atë të reformatores me shikim nga e ardhmja.
Kamala Harris lindi në vitin 1964 dhe historia e saj fillon në lagjet e larmishme dhe progresive të Gjirit të San Franciskos. Prindërit e saj emigrantë, Shyamala Gopalan nga India dhe Donald Harris nga Xhamajka, u takuan në Berkeley të Kalifornisë, ku të dy studentët e talentuar ndiqnin studimet pasuniversitare në Universitetin e Kalifornisë.
Universiteti Berkeley i viteve 1960 ishte një qendër e të drejtave civile dhe aktivizmit për paqen. Harris ka thënë se ndër kujtimet e saj më të hershme janë kur merrte pjesë me nënën e saj në protesta. Në vitin 1970, nëna dhe babai i saj u ndanë. Shyamala Gopalan, me dy vajzat e saj, morën me qera një apartament në një zonë të Berkeley-t.
"Ata jetonin mbi një çerdhe fëmijësh, në një apartament modest me dy dhoma gjumi, me një banjë."
Shoqja e fëmijërisë e zonjës Harris, Carole Porter e njohu atë në stacionin e autobusit të shkollës.
"Ne ishim grupi i dytë që i dhamë fund ndarjes racore në shkollat e Berkeley-t."
Zonja Harris ndoqi Universitetin Howard, një kolegj historikisht afrikano-amerikan dhe më pas fakultetin juridik. Në një kohë kur burgosja e burrave me ngjyrë në Kaliforni ishte në nivele rekord, ajo punoi si prokurore, një rol që shpesh shihet negativisht në komunitetin afrikano-amerikan.
"Ajo donte të sillte ndryshim në mënyrë që njerëzit të mos ndiqeshin penalisht bazuar në racizmin sistemik dhe strukturor."
Në vitin 2002, zonja Harris hyri në garë për postin e Prokurorit të Qarkut të San Franciskos.
“Nuk kishte pasur kurrë më parë një prokurore qarku grua. Ajo erdhi nga pozita më e dobët, por që në fillim kishte diçka shumë të veçantë”, thotë Andrea Dew Steele, aktiviste demokrate për angazhimin e grave.
Zonja Harris fitoi garën e ngushtë dhe filloi të punojë për rritjen e dënimeve për krimet e dhunshme, ndërsa ata që dënoheshin për herë të parë për krime të lehta i drejtonte në programin e saj të rehabilitimit të quajtur "Back on Track".
E zgjedhur Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë në vitin 2010, ajo u bëri trysni bankave të paguanin 20 miliardë dollarë për praktikat mashtruese të huadhënies, luftoi tregtinë ndërkufitare të drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore dhe mbrojti barazinë për martesën.
Në vitin 2016, zonja Harris u zgjodh në Senat, ku u bë shpejt një zë i fuqishëm për çështjet e emigracionit, kujdesit shëndetësor dhe reformës së drejtësisë penale. Ajo u bë e njohur për pyetjet e saj të mprehta gjatë seancave dhe aftësinë e saj për të mbajtur përgjegjës udhëheqës të fuqishëm.
Por në garën për president të vitit 2020, fushata e zonjës Harris pati vështirësi mes kaosit në ekipin e saj.
“Padyshim që është folur për ndryshime të shpeshta në ekipin e saj, vështirësitë për të mbajtur njerëz të talentuar në orbitën e saj’”, thotë Gil Duran, ish-ndihmës i zonjës Harris.
Zoti Biden fitoi emërimin dhe në fund i kërkoi zonjës Harris të ishte kandidatja për nënpresidente. Të dy ata fituan dhe ajo u bë gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë në atë post.
Përballë një fluksi të madh imigrantësh që përpiqeshin të hynin në Shtetet e Bashkuara, Nënpresidentja Harris u angazhua me udhëheqësit rajonalë për të trajtuar problemet e paqëndrueshmërisë dhe varfërisë në vendet e tyre.
Ajo u vu shpejt në shënjestër.
“Ajo ishte përgjegjëse për sigurimin e kufirit dhe nuk e di as nëse ka qenë ndonjëherë atje”, thotë republikania Kathy Willmont.
Zonja Harris është bërë më komode si përfaqësuese në skenën botërore, duke e vënë theksin tek mbështetja dhe qetësimin e tensioneve.
Dhe në një karrierë të karaketrizuar nga thyerja e barrierave dhe tejkalimi i pritshmërive, zonja Harris arriti edhe një majë tjetër, duke u bërë kandidatja demokrate për presidente kur Joe Biden u largua papritur nga gara./VOA
SPANJË-Situata në Spanjë po paraqitet gjithnjë e më dramatike. Pak orë më parë u identifikua një qend&e...
SPANJË- Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez urdhëroi të shtunën 5000 ushtarë dhe policë shtesë të d&eu...
SHBA- Shtypi gjerman i referohet pasojave që do të ketë për Evropën rezultati i zgjedhjeve në SHBA. Süddeutsche Zeitun...
PAKISTAN- Ndotja e ajrit në qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, Lahore, ka shënuar të shtunën rekord të t&eu...
Albin Kurti ZVICËR- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit dyditor në Zvicër, ka qenë i ftuar për nj&...
kemi badenoch BRITANI- Kemi Badenoch është konfirmuar si kryetarja e re e Partisë Konservatore me 53806 vota të siguruara. Rivali i saj...
SHBA- Partia Demokratike është e gatshme për një skenar ku Donald Trump do të shpallte para kohe fitoren në zgjedhjet presidenci...
SHBA- Googlrimi i gjërave të rastësishme mund të jetë argëtues, por ka padyshim disa fjalë nga të cilat duhet të ...
foto ilustruese SERBI- Dita e sotme është shpallur ditë zie për Serbinë pas tragjedisë së djeshme ku humbën jet&eum...
foto ilustruese SHBA- Ditën e djeshme dy kandidatët për president, demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump shpalosën plan...