Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

AMERIKË- 24% e specieve të ujërave të ëmbla janë në rrezik të zhduken, si rezultat i faktorëve njerëzorë si ndotja, ndërtimi i digave, nxjerrja e ujit dhe gjithashtu nga ndryshimet klimatike, thuhet në një studim të botuar në revistën “Natyra”. Mjediset e ujërave të ëmbla përbëjnë vetëm 1% të sipërfaqes së planetit, por mbështesin 10% të të gjitha specieve shtazore dhe shumica e këtij biodiversiteti të çmuar është tashmë në rrezik të madh zhdukjeje.
Mjediset me ujë të ëmbël si lumenjtë, liqenet dhe përrenjtë janë hapësira të bukura, që shijohen dhe përdoren nga njerëzit.
Pothuajse të gjithë lumenjtë e mëdhenj në Amerikën e Veriut dhe Evropë janë modifikuar shumë nga njeriu - përfshirë me ngritjen e digave të mëdha për hidrocentralet dhe rezervuarët.
Studiuesit kanë zbuluar se nga 23,500 speciet e studiuara në një material për revistën “Natyra”, gati një e katërta janë në rrezik zhdukjeje - të klasifikuara si të pambrojtura, të rrezikuara, ose tepër të rrezikuara.
Kjo është hera e parë që studiuesit kanë shqyrtuar speciet e ujërave të ëmbla dhe studimet e mëparshme janë fokusuar në grupet e kafshëve e tokës, përfshirë zogjtë, gjitarët dhe zvarranikët.
"E kemi ditur prej kohësh se speciet e ujërave të ëmbla janë më shumë të rrezikuara se speciet detare dhe tokësore, për shkak të shtrirjes së rreziqeve dhe për shkak të faktit se këto kërcënime janë të transferueshme, lart dhe poshtë rrjedhave të lumenjve", thotë Ian Harrison bashkëkryetar i Komitetit të Ruajtjes së Ujërave të Ëmbla dhe bashkëautor i studimit.
Ekosistemet e ujërave të ëmbla janë veçanërisht të prekshme për shkak të afërsisë së tyre me njerëzit – në dallim nga pafundësia e oqeaneve.
Ndërlidhja e sistemeve të ujërave të ëmbla është një tjetër faktor kryesor - për shembull, ndotja në pjesën e lartme të rrjedhës së një lumi mund të përhapet me shpejtësi përgjatë gjatësisë së tij.
Ujërat e ëmbla nxirren gjithashtu për t’u përdorur për bujqësinë, ndërsa uji i pijshëm për njerëzit.
Ndotja është një tjetër çështje kryesore për 23,500 speciet, që varen nga ekosistemet e ujërave të ëmbla.
Por gjendja e vërtetë mund të jetë edhe më e rëndë sesa sugjeron studimi, thotë eksperti Harrison.
Projektet për ndryshimin e territorit mund të kenë gjithashtu një efekt shkatërrimtar për speciet vendase të ujërave të ëmbla, duke kufizuar qasjen tek vendet e shumimit dhe duke ndarë grupet, gjë që kufizon mundësitë e shumimit.
"Kur vendosni një digë, gjëja më e dukshme është se jeni duke e fragmentuar rrjedhën. Pra, kjo do të thotë se çdo gjë që lëviz lart, ose poshtë lumit, nuk mundet ta bëjë më këtë. Dhe kështu do të thotë që speciet migratore nuk mund të arrijnë më në vendet e tyre të shumimit. Do të thotë gjithashtu se po i copëzon këto popullata, kështu që popullatat në rrjedhën e sipërme nuk po përzihen më me popullsinë e poshtme”, thotë zoti Harrison.
Ndryshimet klimatike gjithashtu po ndikojnë në ekosistemet e ujërave të ëmbla dhe zjarret dhe shpyllëzimi kanë shkaktuar shkatërrim të përqëndruar në vende të ndryshme si Amazona dhe Australia.
Studimi raporton se më shumë se gjysma e specieve të rrezikuara që ka shqyrtuar, konsiderohen të prekura nga ndotja, 39% nga digat dhe nxjerrja e ujit, 37% nga ndryshimi i përdorimit të tokës dhe efektet e lidhura me bujqësinë, dhe 28% nga speciet e reja dhe sëmundjet.
Zoti Harrison është marrë prej dy dekadash me studime në këtë drejtim dhe megjithë seriozitetin e situatës thotë se nuk duhet humbur shpresa.
“Është sigurisht shumë brengosëse. Por, mendoj se nuk duhet të nxjerrim nga ky studim vetëm konkluzionin se nuk ka më shpresë. Nuk mendoj se është e pashpresë situata. Është shumë sfidë e madhe, por nuk është e pashpresë”, thotë zoti Harrison.
Këto rezultate theksojnë nevojën urgjente për t’u përballur me këto kërcënime, për të parandaluar rënien dhe humbjen e mëtejshme të specieve./VOA
LOS ANGELES- Një person është arrestuar në Los Anxhelos, pasi ka tentuar të ndezë një zjarr në një zonë pran...
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të premten sanksione të reja ndaj tetë zyrtarëve venezuelianë dhe rritën në 25 mili...
foto nga los angelos KALIFORNI- Zjarret kanë marrë pushtetin në Los Angelos, duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen në...
foto ilustruese IZRAEL- Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar rebelët Huthi në Jemen më 10 janar, përf...
foto ilustruese KOPENHAGEN - Kryeministri i Groenlandës, Mute B. Egede tha ditën e sotme se njerëzit e territorit të tij të pasur...
KALIFORNI- Presidenti amerikan Joe Biden tha se Los Angeles, i cili është në mëshirën e zjarreve shkat&...
SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat lidhur me ligjin që parashikon ndalimin e aplikacionit ...
SHBA- Imazhet apokaliptike kanë lënë pas flakët e zjarrta në Los Anxhelos, pasi dhjetë persona kanë hum...
protesta BEOGRAD- Mijëra njerëz kanë bllokuar autostradën kryesore në kryeqytetin e Serbisë në kuadër të prote...
RUSI- Yulia Navalnaya, e veja e politikanit opozitar rus Alexei Navalny, tha se mbikëqyrësi financiar i Rusisë Rosfinmonitoring ka refuzua...