“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
RUMANI- Kandidati presidencial në Rumani, Calin Georgescu, politikan i ekstremit të djathtë dhe prorus, së bashku me dhjetëra mbështetës të tij kanë protestuar më 8 dhjetor pranë një qendre të mbyllur të votimit në Bukuresht, pasi u anulua mbajtja e rundit të balotazhit nga Gjykata Kushtetuese në këtë shtet.
Më shumë se 100 persona u mblodhën jashtë një qendre votimi në kryeqytetin rumun më 8 dhjetor – ditën që paraprakisht ishte vendosur të mbahej rundi i balotazhit – duke brohoritur “poshtë diktatura”, “ne duam të votojmë” dhe “hajna”.
Georgescu, komentet proruse të të cilit kanë nxitur protesta të mijëra personave, kryesisht të rinjve rumunë, në ditët e fundit, tha se autoritetet anuluan zgjedhjet sepse ata kanë frikë se ai do të fitojë.
“Jam këtu në emër të demokracisë dhe gjithmonë do të jem”, tha Georgescu para gazetarëve teksa qëndronte para qendrës së votimit.
Georgescu, që garoi si i pavarur, fitoi rundin e parë të zgjedhjeve që u mbajt më 24 nëntor, duke dalë para reformistes, Elena Lasconi, e cila vjen nga radhët e partisë së qendrës së djathtë, Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë.
Të dy pritej të përballeshin në rundin e balotazhit. Por, Gjykata Kushtetuese më 6 dhjetor anuloi të gjithë procesin e zgjedhjeve presidenciale. Gjykata tha se vendimi u mor pasi ishin përdorur teknologji të paligjshme digjitale, përfshirë inteligjencë artificiale, por ishin përdorur edhe “burime të padeklaruara të financimit”.
Georgescu ka kritikuar vendimin, duke e cilësuar si një “grusht shtet” dhe një goditje ndaj demokracisë. Më 7 dhjetor, ai u bëri thirrje votuesve që të dalin para qendrave të votimit “dhe të presin që demokracia të fitojë përmes fuqisë së tyre”.
Në balotazh do të vendosej e ardhmja e Rumanisë – anëtares së NATO-s dhe Bashkimit Evropian – mes akuzave për përfshirje ruse, që ka nxitur protesta të rumunëve që mbështesin vendin e shtetit të tyre në komunitetin euroatlantik.
Vendimi i Kushtetueses u bë publik dy ditë pasi presidenti, Klaus Iohannis, bëri publike dokumente të klasifikuara ku thuhet se Rusia kishte organizuar mijëra llogari në rrjete sociale për të promovuar Georgescuun në shumë platforma, sikurse në TikTok dhe Telegram./ REL
fadil fazliu HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-udhëheqësi i Agjencisë së Kosovës për Int...
MOSKË- Kremlini deklaroi sot se Rusia është e hapur për bisedime për Ukrainën pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald ...
SIRIA- Qeveria e Presidentit sirian Bashar al Assad ra të dielën përballë një sulmi të rrufeshëm të kryengritësve...
foto ilustruese RUSI- Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli më parë, ai menjëh...
foto ilustruese SIRI- Regjimi 50-vjeçar e familjes Al Assad duket se ka marrë fund pasi rebelët pretenduan se kanë marrë në...
Paris SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump bëri thirrje sot për një armëpushim të menjëhershëm ...
Thaçi KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë ditën e sotme para Gjykatës Speciale në Hagë ...
Foto ilustruese SHBA- Pas një vakti të bollshëm pantallonat tona ndihen më të ngushta se më parë. Por pse po ndodh kjo? ...
Takimi PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka postuar një foto në llogarinë e saj në "Facebook". Në foton e publikuar ...
Hage HAGË- Pesë persona kanë humbur jetën nën rrënojat e një pallati, një pjesë e së cilës u shemb p...