Papa Leo XIV, i cili të shtunën shënoi gjashtë muaj nga zgjedhja e tij, në javët e fundit ka shtuar kritikat ndaj administratës Trump, duke i sjellë papatit një aromë të veçantë amerikane.
Papa i lindur në Çikago u zgjodh më 8 maj, duke u bërë papa i parë i lindur në SHBA në historinë e Kishës Katolike. Pas një nisjeje të kujdesshme, Leo tani ka filluar të gjejë zërin e tij dhe të martën bëri thirrje për një "reflektim të thellë" mbi atë që u ka ndodhur emigrantëve në Shtetet e Bashkuara gjatë muajve të fundit nën drejtimin e Presidentit Donald Trump.
“Shumë njerëz që kanë jetuar për vite me radhë, dhe vite e vite, pa shkaktuar kurrë probleme, janë prekur thellësisht nga ajo që po ndodh tani”, u tha ai gazetarëve jashtë resortit papnor të Castel Gandolfo. Duke folur në anglisht, dhe duke u siguruar kështu se mund të arrinte drejtpërdrejt te audienca e synuar, Papa theksoi se mësimi i krishterë përcakton qartë se besimtarët do të gjykohen për mënyrën se si e kanë trajtuar “të huajin”.
Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve të respektojnë “të drejtat shpirtërore” të atyre që janë ndaluar nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) në shtetin e tij të lindjes, Illinois. Komentet e tij vijnë pas raportimeve se priftërinjtë dhe punonjësit baritorë nuk kanë qenë në gjendje t’u sjellin kungimin të ndaluarve. Nuk është hera e parë që Leo flet për këtë temë.
Ai është ankuar për trajtimin "çnjerëzor" të emigrantëve në SHBA, ndërsa u ka bërë thirrje peshkopëve në vendin e tij të flasin hapur. Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim për tensionet midis SHBA-së dhe Kanadasë, dhe SHBA-së dhe Venezuelës.
Ndërsa Papa ka një stil më të rezervuar dhe formal sesa paraardhësi i tij, ai po vazhdon prioritetet e Françeskut. Në një nivel, Leo përfaqëson vazhdimësinë me Françeskun - papa i parë latino-amerikan - duke qenë se ai kaloi dekada në Peru si misionar. Ai ruan një lidhje të ngushtë me popullin e Perusë dhe mbetet qytetar i vendit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
8 Nëntor22:05
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë
Kolonët izraelitë sulmuan një grup palestinezësh, aktivistësh dhe gazetarësh që ishin mbledhur për të mbledh...
BOTA
8 Nëntor22:03
Britania e Madhe po shqyrton modelin e Danimarkës kundër emigrantëve të paligjshëm. Çfarë parashikon modeli
Ministria e Brendshme britanike raportohet se po studion politikat e Danimarkës për të reduktuar migracionin e paligjshëm. Sipas burimeve t&...
BOTA
8 Nëntor21:56
Mbyllja më e gjatë e qeverisë në SHBA! Vijon kaosi në të gjithë vendin, anulohen mbi 1 mijë fluturime dhe vonohen rreth 4 mijë të tjera
Mbi 1,000 fluturime janë anuluar dhe rreth 3,900 të tjera janë vonuar sot në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga FlightAwa...
BOTA
8 Nëntor21:49
Rusia sulmon me 450 dronë dhe 45 raketa mbi Ukrainë
Rusia lëshoi 450 dronë dhe 45 raketa në sulmet e natës ndaj Ukrainës të shtunën (8 nëntor), duke synuar sektorin e ene...
BOTA
8 Nëntor21:42
“Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, harta e re zbulon kilometra të tërë
Një thënie e famshme thotë “të gjitha rrugët të çojnë në Romë” dhe duket se këto rrug&eum...
BOTA
8 Nëntor21:17
“Të paguaj kredi”, Musk fiton 1 trilion dollarë – çfarë mund të bëjë me to?
Elon Musk mund të jetë në rrugën e duhur për një pagë prej 1 trilion dollarësh.
Aksionarët e Teslas kanë mi...
BOTA
8 Nëntor21:06
Përmbytet Siçilia, ujërat e rrëmbyeshme marrin me vete automjete dhe tavolina
Rajoni italian i Siçilisë ka përjetuar momente dramatike që nga nata e së premtes, me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi...
BOTA
8 Nëntor20:52
I zhdukur prej 25 tetorit, trupi i pilotit italian gjendet në Groenlandë
Trupi i Ralph Salvini-t, një shtetas italian 45-vjeçar i cili u vra në një aksident ajror më 25 tetor pranë Nuuk, është...
BOTA
8 Nëntor20:44
Po ndiqej nga policia, makina përplaset me një bar në Florida, 4 viktima (VIDEO)
Një aksident i rëndë është regjistruar të shtunën në zonën Ybor të Tampas në Florida. Një makin&eu...
BOTA
8 Nëntor19:26
Krimineli shqiptar i shpëtoi dëbimit për shkak të shqetësimeve të djalit për mishin e pulës, Britania ashpërson masat. Ja çfarë vendosi
Oficerët e burgut do të ndalohen të ndihmojnë kriminelët e huaj për të luftuar deportimin e tyre duke u ofruar atyre letra mb...