Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SIÇILI- Ekipet e palombarëve arritën të gjejnë të mërkurën trupin e të paktën një personi mbytur tek jahti i mbytur pranë brigjeve të Siçilisë, ndërsa vazhdojnë kërkimet për pasagjerët e tjerë të zhdukur dhe janë shtuar pikëpyetjet se përse jahti u fundos me shpejtësi.
Ekipet e kërkimit sollën një trup të mbuluar në portin e Portiçelos. Kjo konfirmon se tashmë nuk shpresohet më që nga operacioni të gjenden të mbijetuar, por se po kërkohet kryesisht për gjetjen e trupave të viktimave.
Jahti “Bayesian”, me flamur britanik dhe gjatësi rreth 56 metra, u mbyt gjatë një furtune të hënën ndërsa qëndronte i ankoruar rreth 1 kilometër nga bregu. Zyrtarët e mbrojtjes civile thanë se mendojnë që jahti u godit nga një tornado mbi det dhe u zhyt me shpejtësi.
Pesëmbëdhjetë persona arritën të largohen me një gomone dhe u shpëtuan nga një varkë me vela që gjendej aty pranë. Të hënën u gjend trupi i kuzhinierit nga Antigua, Recaldo Thomas.
Gjashtë persona mbeten të zhdukur, ndër ta manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch, vajza e tij 18-vjeçare dhe bashkëpunëtorët e tij që e kishin mbrojtur me sukses rishtazi në një gjyq federal në Shtetet e Bashkuara ku akuzohej për mashtrim financiar.
Ndërkohë, hetuesit nga prokuroria në Termini Imerese po mblidhnin prova për hetimin e tyre penal, të cilin e filluan menjëherë pas tragjedisë, edhe pse asnjë i dyshuar nuk ishte identifikuar publikisht.
Pikëpyetje të shumta janë ngritur rreth arsyeve përse super-jahti, i ndërtuar në vitin 2008 nga kantieri detar italian Perini Navi, u mbyt kaq shpejt, kur varka me vela e gjendur aty pranë, “Sir Robert Baden Powell”, mbeti e paprekur nga furtuna dhe arriti të shpëtojë 15 të mbijetuarit.
A ishte thjesht rasti i një tornadoje të pazakontë që e përmbysi anijen dhe mundësoi që uji të futej brenda saj?
Jahte të tilla si “Bayesian-i” kanë nën ujë një bosht që i ndihmon të ruajnë stabilitetin, por që duhet tërhequr për t’iu afruar brigjeve të cekëta. Jahte të tilla gjithashtu duhet të kenë nënndarje të papërshkueshme nga uji, të cilat janë projektuar posaçërisht për të parandaluar një fundosje të shpejtë katastrofike, edhe nëse disa pjesë mbushen me ujë.
"Pra, që anija të fundoset, veçanërisht kaq shpejt, duhet vërtet që të hyjë ujë në bord me shumë shpejtësi dhe në disa vende përgjatë gjatësisë së anijes, gjë që përsëri sinjalizon se jahti mund të jetë kthyer në njërën anë”, tha Jean-Baptiste Souppez, nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Detarë.
Ndërkohë rojet bregdetare italiane dhe palombarët e shërbimit zjarrfikës kanë vijuar kërkimet nënujore në kushte të rrezikshme dhe me kufizime kohore. Për shkak të thellësisë së madhe, nevojiten masa paraprake të veçanta - zhytësit që punojnë në ekipe që shkëmbehen mund të qëndrojnë në ato thellësi për vetëm rreth 12 minuta.
Koha e kufizuar e zhytjes është projektuar pjesërisht për të shmangur sëmundjen e tyre nga dekompresimi, që mund të ndodhë kur palombarët qëndrojnë nën ujë për periudha të gjata dhe kur më pas ngjiten shumë shpejt, duke shkaktuar kështu krijimin e flluskave në gjak nga gazi i tretur azot.
"Sa më gjatë të qëndrohet, aq më e ngadalshme duhet të jetë ngjitja", tha Simon Rogerson, redaktor i revistës SCUBA. Ai tha se periudhat e kufizuara për kthimin e palombarëve sugjerojnë se drejtuesit e operacionit po përpiqen të kufizojnë rreziqet dhe kohën e rikuperimit pas çdo zhytjeje./VOA
RUSI- Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se Moska ka qenë targeti i sulmeve të fundit të ushtrisë ukrainase. Sobyanin p...
Bill Pascrell SHBA- Kongresmeni Bill Pascrell, një demokrat i Qarkut Passaic i cili kaloi më shumë se një çerek shekulli duke p&...
KOREJA E JUGUT- Kina tha të mërkurën se është “shumë e shqetësuar” pasi New York Times njoftoi se Shtetet e Bas...
FRANKFURT- Një burrë u qëllua për vdekje në stacionin qendror të trenit në Frankfurt të martën në mbrëm...
INDI- Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një fabrikë të prodhimit të farmaceutikëve në shtetin Andhra...
AFRIKË- Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, është i...
IRAN- Parlamenti i Iranit e ka miratuar të mërkurën kabinetin me 19 anëtarë të presidentit reformist, Masud Pezeshkian, duke e p...
RUSI- Autoritetet ruse thanë të mërkurën se Moska u vu në shënjestër nga Ukraina në sulmin më të madh me dro...
ZVICËR- Ministrin publike në Zvicër nuk ka konfirmuar pretendimet e Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica ...
BEOGRAD- Familja e një shtetasi britanik me origjinë nga Kosova, i cili mbahet në një burg serb po bën thirrje për më shum&...