BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

GJERMANI- Gjermania evakuoi nga Libani stafin joesencial të ambasadës së saj në Bejrut, varësit e tyre dhe disa qytetarë gjermanë me nevoja të ndryshme mjekësore.
Rreth 110 pasagjerë udhëtuan më 30 shtator me avionin A321 të forcave ajrore gjermane, përfshirë diplomatë, pjesëtarë të tjerë të stafit dhe disa qytetarë që konsideroheshin në gjendje të pambrojtur, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Ministritë e Jashtme dhe të Mbrojtjes njoftuan më parë për fluturimin e veçantë nga Libani i goditur nga konflikti “për të mbështetur largimin e kolegëve dhe familjeve të tyre”, si dhe të stafit të disa organizatave partnere gjermane.
“Qytetarët gjermanë që janë veçanërisht në rrezik për shkak të kushteve mjekësore po ashtu po evakuohen”, thuhej në deklaratë.
Izraeli ka bombarduar objektivat e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, në sulme që kanë vrarë qindra dhe kanë detyruar qindra mijëra të tjerë të ikin nga shtëpitë e tyre. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike, që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.
Ambasada në Bejrut ka mbetur ende funksionale për të ndihmuar rreth 1.800 qytetarë gjermanë në vend.
“Ambasada vazhdon të mbështesë gjermanët e mbetur në Liban në largimin e tyre përmes fluturimeve komerciale dhe mënyrave të tjera”, thuhet tutje në deklaratë.
Në fundjavë, Berlini ngriti nivelin e alarmit për misionet në Bejrut, Tel Aviv dhe Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të hënën se “ne aktualisht jemi në një fazë ku mbështesim largimin (e qytetarëve), por ne nuk jemi në një skenar evakuimi”.
Deklarata e përsëriti se “të gjithë gjermanët në Liban janë njoftuar ta lënë vendin që nga tetori i vitit 2023”.
Hezbollahu – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike – filloi sulme ndërkufitare ndaj trupave izraelite një ditë pas sulmit të paprecedentë të aleatit të tij palestinez Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, duke shkaktuar luftë në Rripin e Gazës.
Izraeli tha më herët këtë muaj se po ndryshonte fokusin nga Gaza në sigurimin e kufirit të tij verior me Libanin, për të lejuar izraelitët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.
Hezbollahu premtoi të hënën se do të vazhdojë të luftojë Izraelin dhe tha se ishte i gatshëm të përballonte çdo operacion tokësor në Liban, pas vrasjes së liderit të tij në një sulm ajror që i dha grupit një goditje të rëndë./REL
Foto ilustruese EKUADOR- Shtatë persona janë vrarë në provincën Guayas të Ekuadorit, ku bandat rivale po luftojnë p...
Foto ilustruese SERBI- Partitë opozitare në Serbi do të mbështesnin një politikë “autoktone” të serbëve...
Foto ilustruese RROGOZHINË- Pesë puonjës të Bashkisë Rrogozhinë janë vënë në pranga pasi akuzohen p...
LAS VEGAS- Një statujë denigruese e ish-presidenti amerikan Donald Trump është ngritur në Las Vegas. Statuja 12 metra e lar...
Vance dhe Walz SHBA- Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance do të përballen të martën në debatin e kandidatëve për ...
Foto ilustruese ANGLI- Mbretëresha Elizabeth e Britanisë vuante nga kanceri i kockave. Kështu ka pohuar ish-kryeministri britanik, Bori...
Foto ilustruese IRAN- Irani përballet me dilemë të madhe pasi Izraeli vrau liderin e Hebzbollahut, Hassan Nasrallahun, një aleat ky&cce...
UKRAINË- Anëtarët e NATO-s nuk duhet të pengohen për t’i ofruar Ukrainës më shumë ndihmë për shkak t&e...
ROMË- Papa Françesku ka shkaktuar polemika pasi e quajti ligjin e abortit si “vrasës”. Papa kto komente i bëri duke fo...
Foto ilustruese PANAMA- Në kuadrin e një marrëveshjeje të nënshkruar në korrik me Shtetet e Bashkuara, Panamaja ka filluar de...