Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
PANAMA- Në kuadrin e një marrëveshjeje të nënshkruar në korrik me Shtetet e Bashkuara, Panamaja ka filluar deportimin e emigrantëve që hyjnë nga Kolumbia. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Oscar Sulbaran, mbi gjysmë milionë emigrantë kaluan përmes Luginës Darien në vitin 2023 me shpresën se do të arrijnë në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë vitit 2023, mbi gjysmë milioni emigrantë kaluan kufirin Kolumbi-Panama, nëpërmjet një brezi xhungle prej 100 kilometrash në Luginën Darien. Shumica e bëjnë këtë udhëtim të rrezikshëm me shpresën se do të arrijnë në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i ri i Panamasë, Jose Mulino, premtoi gjatë fushatës elektorale se do të ndalte fluksin e emigrantëve dhe do të deportonte ata që hyjnë ilegalisht në vend.
“Nuk do të lejoj që Panamaja të jetë një shteg i hapur për mijëra njerëz që hyjnë në vendin tonë ilegalisht, të mbështetur nga një organizatë ndërkombëtare e lidhur me trafikun e drogave dhe qenieve njerëzore”, tha Presidenti Mulino.
Ai përmbushi premtimin e bërë. Sapo mori detyrën në korrik, nënshkroi një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që përfshin një program për t’i deportuar emigrantët drejt vendeve të tyre.
Roger Mojica është drejtues i Shërbimit Kombëtar të Emigracionit të Panamasë.
“Procesi i deportimit përfshin personat me të kaluar kriminale në vendet e tyre të origjinës dhe ata që kanë hyrë në vend në mënyrë të parregullt. Kush kalon kufirin nga Kolumbia, e bën këtë pa autorizim, pasi Shërbimi Kombëtar i Emigracionit nuk ka pika kontrolli në provincën Darien”, thotë zoti Mojica.
Panamaja filloi riatdhesimin e emigrantëve në muajin gusht, me 29 shtetasit e parë kolumbianë, shumica me historik penal. Një avion i dytë deportoi drejt Ekuadorit 30 persona të tjerë.
Megjithatë, shumica e emigrantëve që kalojnë Luginën Darien janë venezuelianë. Megjithatë as Shtetet e Bashkuara dhe as Panamaja nuk mund t’i riatdhesojnë ata, pasi kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Venezuelën.
Emigrantët që kanë pasaporta mund të aplikojnë për një program që u lejon të qëndrojnë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Por, pjesa më e madhe nuk kualifikohen.
Marlen Pineiro mbulon Amerikën Qendrore në Departamentin amerikan të Sigurisë Kombëtare.
“E dimë se disa prej tyre nuk kanë pasaporta, prandaj mund të mos kualifikohen për këtë program. Por po bisedojmë me disa vende ku ka siguri, duke kërkuar ndihmën e tyre që të ofrojnë rezidencë të përkohshme ose të përhershme për disa nga këto grupe emigrantësh”, thotë zonja Pineiro.
Në shtator, Panamaja dërgoi me avion 130 emigrantë të paligjshëm drejt Indisë dhe planifikon të fillojë deportimin e emigrantëve të parregullt edhe drejt Kinës./ VOA
Alexei Navalny RUSI- Detaje dhe skenarë të rinj kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e liderit të opozit&eu...
LIBAN- Në një kohë kur trupat izraelite janë në këmbëzë në kufirin verior me Libanin dhe tashmë gr...
TETOVË- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tetovës, pasi akuzohet se i ka shkaktuar lëndi...
Foto ilustruese TIRANË- Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, ka një prirje në rritje të çifteve pa f&eu...
Foto ilustruese GAZA- Dy e treta e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftë...
Nova SHBA- Nga dita në ditë në qiell pritet të shfaqet një yll i ri. Astronomët në mbarë botën vazhd...
Foto ilustruese PODGORICË- Sipas rezultateve paraprake jozyrtare të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, numrin më të madh t&...
GREQI- Një zjarr masi ka shpërthyer në një pyll në jug të Greqisë. Gjithashtu flakët janë përhapur me shpejt...
NEPAL- 129 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Nepal, ndërsa 62 persona raportohet se janë të zhdukur. Bëhet m...
LINDJE E MESME- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, aludoi më 30 shtator se shteti i tij po përgatitet për një ofensivë tok&...