Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Izraelit t’i ndalë projektet e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun e uzurpuar Perëndimor gjatë një vizite në Tel Aviv të premten. Kryediplomatja gjermane i vizitoi dje Arabinë Saudite dhe Jordaninë në kuadër të turit të saj në Lindjen e Mesme, në përpjekje për t’i nxitur Izraelin dhe Hamasin grupin palestinez të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE të arrijnë marrëveshje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden tha më herët këtë javë se beson se marrëveshja për armëpushim është e arritshme. Por, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ngul këmbë që trupat izraelite duhet të qëndrojnë përgjatë vijës kufitare mes Gazës dhe Egjiptit për çështje sigurie. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza.
Baerbock i bëri thirrje Qeverisë së Izraelit t’i japë fund projekteve për ndërtimin e shtëpive për kolonët izraelitë në Bregun e uzurpuar Perëndimor, në mënyrë që të ndihmojë në ndërtimin e besimit në rajon. Duke folur pas takimit me homologun e vet izraelite, Israel Katz në Tel Aviv, ajo tha se ndërtimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor është shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.
“Sipas mendimit tim, Qeveria izraelite mund ta rifitojë besimin e humbur ndërkombëtar duke i ndalur projektet e ndërtimit të vendbanimeve si hap i parë. Qeveria izraelite duhet gjithashtu të të ndërmarrë veprime të fuqishme kundër akteve të dhunshme që po kryhen nga kolonët radikalë”, tha Baerbock.
Para dy muajve, Izraeli e aprovoi ndërtimin e më shumë se 5.000 njësive banimi në disa vendbanime në Bregun Perëndimor. Baerbock pritet të takohet edhe me kryeministrin e Autoritetit Palestinez, Mohammed Mustafa, në Ramallah. Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen.
Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara. Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite.
RUSI- Numri i ekzekutimeve të ushtarëve ukrainas nga pushtuesit rusë është rritur vazhdimisht, menjëherë pas dorëzimit...
PALESTINË- Aktivistja 26-vjeçare turke-amerikane, Eisenur Ezgi Eggi u qëllua në kokë nga ushtria izraelite gjatë një oper...
ITALI- Pas valës së të nxehtit një stuhi e fortë ka goditur veriun e Italisë. Siç raportohet moti i keq ka prekur më...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Gjith...
SHBA- Babai i një djali 14-vjeçar i akuzuar për vrasjen e katër personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve n&eu...
TURQI- Të paktën gjashtë pasagjerë mbetën të plagosur, si pasojë e turbulencave në një avion të kompanis&eum...
donald trump SHBA- Sipas sondazheve gara për Shtëpinë e Bardhë është bërë shumë më e ngushtë që...
KENIA- Të paktën 17 nxënës kanë vdekur pasi një zjarr përfshiu konviktin e shkollës së tyre gjatë natës...
SERBIA- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se ai do të marrë vendimin lidhur me ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, p&e...
Miroslav Lajçak KOSOVA- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se Serbia ka tërh...