BOTA

Gjermania nderon pas vdekjes Alexei Navalnyn, çmimi prestigjioz i Paqes së Dresdenit i dorëzohet Yulia Navalnaya

n.f Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 17:09
Gjermania nderon pas vdekjes Alexei Navalnyn, çmimi prestigjioz i Paqes
Alexei Navalny

GJERMANI- Të gërmosh në plagët e diktaturës ruse: Kritiku i njohur i Kremlinit, Alexei Navalny nderohet pas vdekjes me Çmimin e Paqes të Dresdenit, një çmim prestigjioz në Gjermani.

Nderim nga Gjermania për Alexei Navalnyn. Për vetë Navalnin nderimi erdhi shumë vonë. Më 16 shkurt të këtij viti kritiku i Kremlinit i njohur në shkallë ndërkombëtare ndërroi jetë në një kamp të burgosurish në Siberi, jo larg rrethit polar në rrethana të pasqaruara. Tani në Dresden atij i jepet një nderim me çmimin e njohur të Paqes të Dresdenit. Çmimi me 10.000 euro në vlerë e merr të dielën (10.05.)për të e veja, Julia Navalnaja. Fjalimi i nderimit vjen nga ish-presidenti gjerman, Joachim Gauck, që pas lajmit të vdekjes e nderoi atë me fjalët se, Navalni është "ikonë e rusëve të ndershëm". Anëtarë të Asamblit Shtetëror të Aktorëve të Dresdenit prezantojnë fjalimet e Aleksei Navalnit para gjyqit.

Navalny, lindur në vitin 1976, luftoi për vite me radhë kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes në Rusi duke u bërë i njohur në botë- Ai mbijetoi para disa vitesh një atentat me helm kundër tij, por vendosi të kthehej megjithatë në vendlindje. Si bloger, Navalni me sensin e humorit të hollë tërhiqte miliona vetë, por sidomos ruset e rusët e rinj. Ai luftoi kundër korrupsionit dhe kundër qeverisë së Vladimir Putinit duke bërë armiq të fuqishëm. Kremlini bëri ç'ishte e mundur për ta mbajtur atë larg nga politika. Megjithatë Navalni ia doli të organizonte në të gjithë vendin mbështetësit.

Navalni e filloi karrierën si avokat dhe biznesmen. Në fund të viteve 90-të ai u angazhua me partinë liberale të majtë, Jabloko, por u përjashtua në vitin 2007, për shkak të konflikteve me lidershipin e partisë, edhe pse ai kishte qëndrime nacionaliste. Në këtë kohë, Navalni ishte aktiv në një lëvizje nacionaliste, e për këtë arsye ishte i kontestuar në disa qarqe të opozitës.

Por për reagime në botë u bë shkak atentati me helmim në vitin 2020. Navalni u soll në Berlin, ku ai u trajtua me sukses në spitalin Charite dhe e mbijetoi sulmin. Për sulmin ai bëri përgjegjës personalisht shërbimin e brendshëm sekret rus dhe Putinin. Pas shërimit Navalni vendosi të kthehej në Rusi. Por sapo mbërriti në Aeroportin e Moskës au u arrestua dhe më vonë u dënua me 19 vite burgim. Në dhjetor 2023, Navalni për disa javë u zhduk, më vonë u bë e njohur, se ai ndodhej në një kamp në veri të Siberisë.

I fuqishëm në fjalë para gjyqit

Navalni ishte ankuar gjithmonë për shkeljen e të drejtave të tij në burg. Senacat gjyqësore, Navalni i përdori deri në fund për të ushtruar me gjuhë të fortë kritikën e ashpër të tij kundër sistemit autoritar të Putinit dhe kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Aleksej Navalni zhvilloi një luftë ta pabarabartë. Pak javë pas vdekjes së tij, Putini vetë madje konfirmoi, se pak para vdekjes kishte pasur përpjekje për këmbim të burgosurish. Pse kjo nuk u bë dhe nëse ky pretendim qëndron nuk dihet.

Regjimi rus i lufton me brutalitet kritikët

Edhe pas vdekjes së Navalnit, regjimi rus vazhdon të luftojë me brutalitet të madh kritikët e sistemit. Përkrahës në Britaninë e Madhe u shprehën të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të një kolegut të Navalnit, Vladimir Kara-Mursa. 42 vjeçari u dënua në prill me 25 vite burg për shkak të "tradhtisë së lartë"-më parë në një fjalim në SHBA ai e kishte akuzuar Rusinë për "krime lufte" në Ukrainë. Ky dënim ka qenë dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë për kritikë të Putinit. Familja e avokatët e Kara-Mursa kanë bërë të ditur, se paralelisht me fatin e Navalnit, shërbimet sekrete ruse janë përpjekur të helmojnë Kara-Mursan. Që atëherë ai ka probleme të rënda shëndetësore.

"Navalni u bë rrezik për Putinin"

Në fjalën e jurisë për çmimin e Paqes nga Dresdeni, thuhet, se "Navalni gërryente gjithmonë plagët e diktatirës ruse dhe u bë rreziku më i madh për Putinin dhe sistemin e tij. Për këtë arsye ai ishte një i burgosur politik, vdekja e tij të cillit është reprezentative për njerëz të panumërt që angazhohen për lirinë dhe demokracinë." Çmimin e jep shoqata "Miqtë e Dresdenit, Gjermani", një çmim që përvit përkujton shkatërrimin e Dresdenit nga bombardimet e aleatëve më 13 shkurt 1945. Me këtë çmim shoqata kërkon të veprojë kundër përvetësimit të këtij përvjetori nga ekstremistët e djathtë.

Pas vdekjes së Navalnit, bashkëshortja e tij është vendosur në fokus të opinionit. Më 16 shkurt, menjëherë pas vdekjes së Navalnit, ajo bëri thirrje në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që të nxirret Putini para përgjegjësisë. Ai dhe ndihmësit et ij duhet të "ndëshkohen për atë që i kanë bërë vendti tonë, familjes sime dhe bashkëshortit tim". Në fillim të majit u bë e ditur, se Deutsche Welle nderon me "Çmimin e Lirisë së Fjalës" Julia Navalnajan, çmimi ndahet në qershor. Çmimin e Paqes të Dresdenit që jepet nga viti 2010 e kanë marrë ndër të tjerë edhe ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbatçov, që ka ndërruar jetë dhe dirigjenti Daniel Barenboim.

Marrë nga DW

alexei navalny gjermani nderim cmim i paqes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë