BOTA

GJND urdhëron Izraelin të ndalë menjëherë ofensivën në Rafah

M.B. Përditësimi i fundit 24 Maj 2024, 16:11
GJND urdhëron Izraelin të ndalë menjëherë
Paneli i gjyqtarëve të GJND-së. 24 maj 2024

HAGË- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) urdhëroi Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në jug të Gazës. Sipas GJND-së, Izraeli duhet të ndalë edhe çdo veprim tjetër në Rafah, që mund të përkeqësojë jetesën e palestinezëve në Rafah të Gazës. Izraeli ka pak të ngjarë që të zbatojë një urdhër të tillë, teksa GJND-ja tha se situata në Rripin e Gazës është përkeqësuar.

Në vendimin e GJND-së po ashtu u tha se Izraeli “duhet të mbajë të hapur pikëkalimin në Rafah” që e lidh Gazën me Egjiptin, “për ofrimin e papenguar të shërbimeve bazike dhe ndihmës humanitare”. Gjykata tha se Izraeli duhet t’iu ofrojë qasje hetuesve në territorin e rrethuar dhe të raportojnë brenda një muaji për përparimin e bërë. Vendimi u mor nga një panel prej 15 gjyqtarësh nga e mbarë bota, me 13 vota për dhe dy kundër. Gjyqtari nga Uganda dhe ai nga Izraeli votuan kundër vendimit.

Afrika e Jugut i kishte kërkuar gjykatës, me seli në Hagë, që të urdhërojë ndalimin e ofensivës izraelite në Rafah dhe tërheqjen e trupave nga i gjithë Rripi i Gazës. GJND-ja, që njihet edhe si Gjykata Botërore, është organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, i themeluar në vitin 1945 për të trajtuar mosmarrëveshjet midis shteteve. Nuk duhet të ngatërrohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), të bazuar në traktat, gjithashtu në Hagë, e cila trajton rastet e krimeve të luftës kundër individëve.

Kolegji prej 15 gjyqtarësh i GJND-së - i cili zgjerohet nga një gjyqtar shtesë i zgjedhur nga Izraeli në këtë rast, sepse tashmë ka një gjykatës nga Afrika e Jugut - merret me mosmarrëveshjet kufitare dhe gjithnjë e më shumë çështje të ngritura nga shtetet që akuzojnë të tjerët për shkelje të detyrimeve të Traktatit të OKB-së. Afrika e Jugut dhe Izraeli janë nënshkruese të Konventës së Gjenocidit të vitit 1948 që i jep GJND-së juridiksionin për të vendosur rreth mosmarrëveshjeve mbi traktatin. Ndërsa, çështja ka të bëjë me territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli, palestinezët nuk kanë asnjë rol zyrtar në procedurë.

Të gjitha shtetet që e kanë nënshkruar Konventën e Gjenocidit, janë të detyruara të mos kryejnë gjenocid dhe ta parandalojnë dhe ndëshkojnë atë. Traktati e përkufizon gjenocidin si "akte të kryera me qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar". Dosja fillestare prej 84 faqesh, e dorëzuar nga Afrika e Jugut tre muaj pas luftës, thotë se duke vrarë palestinezët në Gaza, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda mendore dhe trupore dhe duke krijuar kushte për jetën "të llogaritura për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik", Izraeli po kryen gjenocid ndaj tyre.

Në seancat dëgjimore në janar, Afrika e Jugut u fokusua në dështimin e Izraelit për të siguruar gjëra elementare si ushqim, ujë, ilaçe, karburant, strehim dhe ndihma të tjera humanitare për Gazën gjatë luftës me grupin militant palestinez, Hamas – i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja. Ajo, gjithashtu, iu referua fushatës së vazhdueshme të bombardimeve të Izraelit, për të cilën autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se ka vrarë më shumë se 35.000 njerëz. Më 16 maj, Afrika e Jugut bëri një apel të ri në gjykatë, duke i kërkuar asaj që të urdhëronte forcat izraelite t’i ndalnin operacionet në Rafah, në Gazën jugore, ku afërsisht gjysma e 2.3 milionë banorëve të territorit kishin kërkuar strehim nga ofensiva. Ajo, po ashtu, kërkoi nga gjykata që të urdhërojë Izraelin të tërhiqet plotësisht nga i gjithë Rripi i Gazës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid si të egra. Izraeli thotë se bën gjithçka që mundet për t’i mbrojtur civilët palestinezë në Gaza dhe akuzon Hamasin për përdorimin e civilëve palestinezë si mburoja njerëzore - një akuzë që Hamasi e mohon. Izraeli thotë se duhet të ketë të drejtën për të mbrojtur veten pas sulmeve të 7 tetorit të udhëhequra nga Hamasi në Izrael, në të cilat u vranë 1200 njerëz dhe më shumë se 250 u rrëmbyen, sipas të dhënave izraelite. Gjatë paraqitjes së kundër-argumenteve më 17 maj, Izraeli tha se kërkesa e Afrikës së Jugut është "tallje me Konventën e Gjenocidit" dhe i kërkoi gjykatës ta hedhë poshtë kërkesën.

Pas rundit të parë të seancave mbi masat emergjente në janar, gjykata gjeti se ishte e besueshme se Izraeli kishte shkelur disa të drejta të garantuara për palestinezët në Gaza sipas Konventës së Gjenocidit. Gjyqtarët urdhëruan Izraelin të përmbahej nga aktet që mund të bien nën Konventën e Gjenocidit dhe të sigurojë që trupat e tij të mos kryejnë akte gjenocidale kundër palestinezëve. Sipas Konventës së Gjenocidit, aktet e gjenocidit përfshijnë vrasjen e anëtarëve të një grupi, shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore ose mendore ndaj tyre dhe shkaktimin e qëllimshëm të kushteve të jetës që llogariten se sjellin shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të grupit.

Gjyqtarët gjithashtu urdhëruan Izraelin të ndërmarrë veprime për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza. Në mars, gjykata lëshoi masa të tjera urgjente dhe urdhëroi Izraelin të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe efektive për të siguruar furnizimet bazë ushqimore për palestinezët në Gaza. Më 24 maj, gjykata do të marrë një vendim lidhur me kërkesën e fundit për një ndërhyrje të menjëhershme, ose masa urgjente, të kërkuara nga Afrika e Jugut, jo vetëm për rastin e gjenocidit. Vendimi për rastin e gjenocidit mund të marrë disa vjet. Vendimet e GJND-së janë përfundimtare dhe pa ankesë, por GJND-ja nuk ka asnjë mënyrë për t'i zbatuar ato. Një vendim kundër Izraelit mund të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të vendit dhe të krijojë një precedent ligjor./ REL

gjnd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan