“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
RUSI- Disa pamje se si dukej jeta e një ushtari amerikan, të arrestuar në Rusi nën akuzat për vjedhje, u shfaqën në shumë video në aplikacionin TikTok nga një grua ruse, e cila e identifikoi ushtarakun amerikan si “burrë” të vetin.
Një zëdhënëse e një gjykate në qytetin rus, Vladivostok, tha më 7 maj se rreshteri amerikan, Gordon Black, u arrestua pesë ditë më parë nën akuzat për “vjedhje, e cila i shkaktoi dëme të mëdha një qytetareje”.
Më vonë, arrestimi i Blackut u konfirmua edhe nga ushtria amerikane. Associated Press, ndërkohë, i citoi disa zyrtarë të paidentifikuar amerikanë duke thënë se Black akuzohet se e kishte plaçkitur të dashurën e vet të kamotshme, me të cilën kishte qenë në lidhje gjatë shërbimit në ushtrinë amerikane në Korenë e Jugut.
Radio Evropa e Lirë e gjeti një llogari në TikTok të partneres romantike të Blackut, Aleksandra Vashchnuk nga Vladivostoku, e cila postoi video të shumta gjatë kohës së çiftit në Korenë e Jugut, përfshirë së paku një video ku Black shihet në uniformën e ushtrisë amerikane.
Në mesin e qindra videove të postuara në TikTok, 31-vjeçarja i referohet Blackut si “burri im” në disa prej tyre. Shumica e videove të çiftit së bashku në vitet 2022 dhe 2023, duket se janë xhiruar në Korenë e Jugut, ku Vashchuk thotë në TikTok se kishte jetuar për më shumë se pesë vjet.
Black ishte vendosur në Korenë e Jugut dhe pritej të kthehej në Teksas, por zgjodhi të udhëtonte në Rusi, sipas zyrtarëve amerikanë. Arrestimi i tij është më i fundit në një sërë arrestimesh të qytetarëve amerikanë në Rusi, të cilat cilësohen si tentim i Kremlinit për të grumbulluar shtetas amerikanë për t’i përdorur më vonë për shkëmbim me të burgosur rusë në Perëndim.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe gazetarja e REL-it, Alsu Kurmasheva, si dhe gazetari i The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, të cilët Rusia i arrestoi për akuza, të cilat ata dhe punëdhënësit e tyre i hedhin poshtë si të nxitura politikisht.
REL-i nuk ka mundur të konfirmojë nëse Vashchuk është gruaja të cilën Black akuzohet se e ka plaçkitur. Thirrjet e REL-it në një numër telefonik të lidhur me Vashchuk nuk morën përgjigje më 7 maj. Në njërën prej videove të publikuara në llogarinë e Vashchukut në TikTok, të cilën ajo e mbylli për publik më 7 maj, Black shihet në uniformën e ushtrisë amerikane dhe emri i tij shihet qartazi në të.
Në një video, Vashchuk i kërkon Blackut t’i komentojë marrëdhëniet SHBA-Rusi për ndjekësit e saj. Ai u bën jehonë disa fjalive të përdorura shpesh nga Kremlini për ta arsyetuar pushtimin e Ukrainës nga Moska më 2022, duke e quajtur NATO-n “goxha agresive”.
“Unë e kuptoj qëndrimin e Rusisë, natyrisht. Ata duan ta mbrojnë vendin e vet”, thotë Black në një video, para se Vashchuk të ndërhyjë dhe të thotë se ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është “më i mirë” se presidenti i tanishëm amerikan, Joe Biden.
Në një video më gazmore, Vashchuk dhe Black shihen duke u argëtuar së bashku në kafene dhe duke biseduar për filmat rusë “Brother” dhe “Brother 2”. Black thotë se e kishte zënë gjumi duke e shikuar filmin e parë, në të cilin rolin kryesor e luan ylli i ndjerë i filmit rus, Sergei Bodrov.
Blacku i thotë dhjetëra fjali ruse në disa video, përfshirë shprehjen ruse “shporru”, pasi nxitet nga Vashchuku. Në një video, Vashchuku xhiron pranë kampit Humphreys, të njësitit të ushtrisë amerikane, rreth 60 kilometra në jug të Seulit. CBS News e citoi nënën e Blackut, Melody Jones, duke thënë se djali i saj kishte udhëtuar në Rusi për ta vizituar të dashurën e vet.
“Ju lutem, mos e torturoni [apo] lëndoni atë”, tha Jones kur u pyet nëse kishte ndonjë mesazh për Rusinë.
Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë janë cituar nga Associated Press duke thënë se Black dhe e dashura e tij ruse duket se kanë pasur një mosmarrëveshje vitin e kaluar, pas së cilës ajo u rikthye në Rusi nga Koreja e Jugut.
Associated Press i citoi zyrtarët, gjithashtu, duke thënë se Black nuk e kishte njoftuar njësitin e tij se ai po udhëtonte në Rusi, derisa ishte në pushim në SHBA dhe se ai nuk kishte marrë autorizim për të udhëtuar në Rusi.
Një fotografi e Blackut dhe Vashchukut që qarkulloi në mediat shtetërore ruse është një selfie që ushtari amerikan e kishte bërë me të si çift ulur në një restorant. Në pranverën e vitit 2023, Vashchuk e postoi fotografinë e njëjtë në llogarinë e vet në Facebook, të cilën ajo e mbylli për publikun më 7 maj, por kishte edituar duke e larguar Blackun nga fotografia.
Marrë nga REL
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti kinez Xi Jinping FRANCA- Presidenti kinez Xi Jinping u largua nga Franca të martën pas një...
Sozia e Princit Harry SHBA- Sozia e Princit Harry vodhi vëmendjen gjatë prezencës në tapetin e kuq të Met Gala në rrjete...
Traktor FERIZAJ- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Ferizaj të Kosovës. Policia e Kosovës përmes nj&...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova MOSKË- Rusia akuzoi sot Gjermaninë për përdorimin e mi...
Foto ilustruese SERBI- Rojat ushtarake u rreshtuan të mërkurën në Beograd për të pritur presidentin kinez Xi Jinping, i cili ...
Kurti KOSOVA-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themeli...
Maria Zakharova MOSKË- Rusia paralajmëroi Francën sot se nëse presidenti Emmanuel Macron dërgon trupa në Ukrainë, at&eum...
Maria Zakharova MOSKË- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha sot se pretendimet për për...
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov MOSKË– Kremlini tha sot se nuk kishte asnjë koment mbi pohimet ukrainase se Kievi kapi a...
Baltimore SHBA- Autoritetet amerikane kanë nxjerrë trupin e viktimës së fundit nga shembja e një ure në Baltim...