Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
BOSNJE HERCEGOVINE- Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezulloi përkohësisht të premten ligjet separatiste të miratuara nga parlamenti i Republikës Serbe dhe të nënshkruara nga udhëheqësi nacionalist serb Milorad Dodik. Veprimet e tij konsiderohen si një sulm ndaj rendit kushtetues.
Gjykata tha se zbatimi i këtyre ligjeve, përpara se të merrte vendimin përfundimtar, do të kishte “pasoja serioze dhe të pashmangshme”, duke rrezikuar rendin kushtetues, ligjor si dhe sovranitetin e Bosnjes.
Gjykata mori vendim pas ankesës së zyrtarëve të lartë shtetërorë që pretendonin se legjislacioni përfaqëson sulm ndaj rendit kushtetues, për të cilin zyrtarët e lartë të Republikës Serbe janë hetuar nga prokurorët e shtetit.
“Të gjithë ata që sulmojnë shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës duhet ta dinë se do të ketë pasoja”, tha Denis Beciroviç, anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe, në një konferencë urgjente për shtyp të premten.
Zoti Beciroviç i bëri thirrje EUFOR-it, forcës paqeruajtëse të Bashkimit Evropian, të sjellë forca rezervë dhe t'i vendosë ato në pika strategjike në vend.
Vendimi u mor ndërsa rriten tensionet në Bosnje pasi një gjykatë shtetërore javën e kaluar dënoi Milorad Dodikun, presidentin e Republikës Serbe, politikan nacionalist pro-rus, me një vit burg. Vendimi gjithashtu ia ndalon atij aktivitetin politik për gjashtë vjet.
Zoti Dodik e hodhi poshtë vendimin dhe të nesërmen parlamenti rajonal serb miratoi legjislacionin që ia ndalon policisë dhe gjyqësorit kombëtar punën brenda territorit të Republikës Serbe.
Vendimi shënoi rritje të tensioneve në Bosnje, e cila pësoi nga një konflikt i përgjakshëm etnik në vitet 1990 dhe që atëherë është ndarë në dy rajone autonome, Republikën Serbe dhe Federatën e përbashkët të kroatëve dhe boshnjakëve. Ato janë të lidhura nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore që nuk ka qenë në gjendje të kapërcejë ndasitë.
Të premten, kreu i agjencisë shtetërore të sigurimit SIPA mohoi se policia e Republikës Serbe të Bosnjës kishte detyruar oficerët e tij të largoheshin nga ambientet e tyre në qytetin kryesor të Republikës Serbe, Banja Lukë.
Duke komentuar njoftimet se Ministria e Brendshme e Republikës Serbe u kishte dërguar një kërkesë punonjësve të SIPA-s për të liruar ndërtesën, ai tha: “Kërkesa nuk është asgjë, vetëm një kërkesë e zakonshme, një letër”.
Zoti Dodik hodhi poshtë menjëherë vendimin e gjykatës kushtetuese, duke thënë se gjykata nuk ishte “ligjore” sepse i mungonin gjyqtarët serbë, të cilët parlamenti rajonal serb nuk i ka zgjedhur.
Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve që punojnë në SIPA, gjykatën dhe prokurorinë shtetërore si dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial që të largohen nga puna në mënyrë që Republika Serbe t'u sigurojë punësim në institucionet e veta./VOA
protesta ne beograd SERBI- Dhjetëra mijëra studentë, nxënës dhe qytetarë marshuan nëpër rrugët kryesore t...
foto ilustruese KOSOVË- Përfaqësuese të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave në Kosovë thanë...
GAZA- Rebelët jemenas, Huthi, kërcënuan se do të rinisin sulmet ndaj anijeve izraelite, nëse furnizimet me ndihmë në Gaz&eu...
GREQI- Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Mitsotakis i paraqitur nga PASOK, SYRIZA, New Left and Freedom Sailing dhe nëntë de...
BOSNJË HERCEGOVINË- Qendra Përkujtimore e Srebrenicës ka vendosur të mbyllë dyert si për punonjësit ashtu edhe pë...
SHBA- Një raport nga Forumi Ekonomik Botëror thotë se do të duhen afërsisht 130 vjet që bota të arrijë barazi të ...
GREQI- Kaosi mbizotëroi në Kuvendin grek pas sjelljes së deputetit të Demokracisë së Re, Dimitris Kyriazidis. Deputeti...
SHBA- Një banor i Nju Meksikos rezultoi pozitiv për fruthin pas vdekjes, njoftoi të enjten Departamenti i Shëndetësisë i shtetit...
UKRAINË- Popullariteti i Presidentit Volodymyr Zelenskyy është rritur në Ukrainë me 10 përqind pas përplasjes s&e...
PRISHTINË- Një aksident i gjashtëfishtë është regjistruar në aksin Prishtinë-Pejë. Mësohet se aksidenti &eum...