I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...

SHBA- Një banor i Nju Meksikos rezultoi pozitiv për fruthin pas vdekjes, njoftoi të enjten Departamenti i Shëndetësisë i shtetit. Kjo shënon vdekjen e dytë që lidhet me fruthin në Shtetet e Bashkuara në më shumë se një dekadë.
Pacienti në moshë madhore, që nuk ishte i vaksinuar kundër fruthit, nuk kërkoi kujdes mjekësor para vdekjes. Kjo është vdekja e parë që lidhet me këtë sëmundje në këtë shtet amerikan në mbi 40 vjet, sipas David Morgan, zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë në Nju Meksiko.
Shkaku i vdekjes është ende nën hetim nga eksperti mjekësor shtetëror, tha zoti Morgan. Ky konfirmim e çon në 10 numrin e rasteve të të infektuarve me fruth në qarkun Lea, pranë qarkut Gaines në Teksas, ku janë njoftuar mbi 100 raste të infektuarve dhe një vdekje e një fëmije të pavaksinuar.
Përmasat e sëmundjes, ndër më të mëdhatë në Shtetet e Bashkuara në dekadën e fundit, ka vënë në sprovë Sekretarin amerikan të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, i njohur për qëndrimet skeptike ndaj vaksinave.
Në një mbledhje të kabinetit javën e kaluar, Sekretari Kennedy fillimisht minimizoi lajmin se një fëmijë kishte vdekur nga fruthi. Ai e quajti përhapjen e sëmundjes si diçka të zakonshme dhe nuk përmendi rolin e vaksinimit për të parandaluar fruthin.
Gjatë fundjavës, Sekretari Kennedy publikoi një opinion në rrjetin amerikan ‘Fox News’ ku promovonte rolin e vaksinimit. Megjithatë, ai u tha prindërve se vaksinimi ishte një zgjedhje personale ndërsa i nxiti ata të konsultohen me mjekun e tyre.
Ai gjithashtu shkroi për rolin e vitaminës A, duke mbivlerësuar efektivitetin e saj, sipas Dr. Paul Offit, ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias. Vitamina A, sipas Dr. Offit, zbut simptimat e fruthit në vendet në zhvillim tek individët që janë të kequshqyer dhe kanë mungesë të vitaminës A.
“Nuk jam i sigurt se Vitamina A ka të njejtin ndikim në botën e zhvilluar, ku kequshqyerja dhe mungesa e vitaminës A është e pazakontë”, tha ai.
Që nga 27 shkurti, 164 raste të fruthit janë raportuar në Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në nëntë shtete: Alaska, Kaliforni, Xhorxhia, Kentaki, Nju Xhersi, Nju Meksiko, Nju Jork, Roud Ajlënd dhe Teksas. Fruthi zakonisht është vdekjeprurës në një deri në tre persona për 1000 raste, tha Dr. Tina Tan, eksperte e sëmundjeve infektive në Universitetin ‘Northwestern’ në Çikago.
Ajo tha se dy vdekje nga gjithsej 164 raste tregojnë për “një shkallë vdekshmërie shumë më të lartë sesa do të shihnim normalisht”, duke shtuar se ndoshta ka shumë raste të pazbuluara. Rastet në Nju Meksiko përfshijnë gjashtë të rritur dhe katër fëmijë nën moshën 17 vjeç. Shtatë nga këto raste ishin mes të pavaksinuarve, ndërsa historia e vaksinimit të tre të tjerëve nuk dihej ende.
Zëdhënësi i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Andrew Nixon tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po vëzhgojnë nga afër situatën dhe në komunikim me autoritetet shtetërore shëndetësore. “CDC-ja rekomandon vaksinimin si mbrojtjen më të mirë kundër infeksioneve të fruthit”, tha ai. Departamenti i Shëndetësisë i Nju Meksikës tha se do të hapë dy klinika vaksinimi më 11 mars./VOA
UKRAINË- Popullariteti i Presidentit Volodymyr Zelenskyy është rritur në Ukrainë me 10 përqind pas përplasjes s&e...
PRISHTINË- Një aksident i gjashtëfishtë është regjistruar në aksin Prishtinë-Pejë. Mësohet se aksidenti &eum...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim ditën e sotme koordinatoren e Kombeve të Bashkuara në Ko...
GJERMANI- Të martën në mbrëmje (04.03.) Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, shpalli se ra dakord me partner&...
KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë më 11 mars Kosovën. Vizita e Rutte në Kosovë...
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i është përgjigjur Donald Trump për letrën drejtuar liderit suprem të Ira...
albin kurti KOSOVË- Zyra e Kryeministrit në Kosovë ka dalë me një deklaratë ku shpjegohen arsyet se përse kreu i qeveri...
konsullata amerikane ne hamburg SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit po përgatitet të mbyllë një numër konsullatash që jan&e...
foto ilustruese MOSKË- Teksa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në përpjekje diplomatike për t’i dh&eum...
SHKUP- Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar më 7 mars lidhur me mungesën, për siç tha, t&e...