I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

KOSOVË- Autoritetet e Serbisë reaguan të zemëruara pas arrestimit të dy grupeve të serbëve në Kosovë gjatë fundjavës. Reagime pati edhe nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Një gjykatë në qytetin e Gjakovës aprovoi kërkesën e Prokurorisë dhe u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh katër serbëve të Serbisë për shkak të "dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".
Përveç katër të dyshuarve në Gjakovë, që sipas autoriteteve kosovare të sigurisë dyshohet se kanë lidhje me strukturat e sigurisë së Serbisë, policia ndaloi edhe 12 serbë të tjerë në Prizren gjatë fundjavës.
Gjykata i sheh të përmbushura kushtet ligjore
Për katër serbët e arrestuar në Gjakovë, Prokuroria tha se të dyshuarit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kishin mbajtur armë të ftohta gjatë vizitës së tyre në disa nga manastiret ortodokse në Kosovë.
"Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, tha Prokuroria.
Prandaj, këtë kërkesë e aprovoi gjyqtari i procedurës paraprake, i cili vlerësoi se "janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që, nëse do të gjendeshin në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale si dhe rreziku i ikjes”.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas arrestimit të 16 serbëve në dy operacione të ndara, tha se në mesin e tyre kishte edhe "oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë”.
"Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, shkroi Sveçla.
Për rastin Banjska, në Kosovë është ngritur aktakuzë kundër rreth 40 personave, përfshirë edhe udhëheqësin e tyre Millan Radoiçiq. Vetëm tre nga këta persona mbahen në paraburgim në Kosovë, ndërsa të tjerët, sipas organeve kosovare të sigurisë, qëndrojnë të lirë në Serbi. Seanca e parë për tre prej grupit të Banjskës që po mbahen në paraburgim do të mbahet më 17 prill.
Vuçiç: Kjo tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve
Autoritetet e Serbisë reaguan me zemërim për arrestimin e dy grupeve të serbëve në Kosovë gjatë kësaj fundjave dhe, sipas Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, "personat e ndaluar shkuan në Kosovë vetëm për të vizituar Seminarin Teologjik dhe manastiret përreth Prizrenit”.
"Imagjinoni, disa nga këta persona thonë se janë edhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj u kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer. Është krejtësisht e qartë se nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveç për ndonjë përdorim privat dhe nevoja personale. Dhe kjo tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkohë, Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, bëri të ditur lidhur me 12 të arrestuarit në Prizren, se tashmë dy prej tyre, me inicialet L.S. dhe S.R., po mbahen në paraburgim në Kosovë, ndërsa të tjerët, pas marrjes në pyetje nga policia, janë liruar dhe janë kthyer në Serbi.
Sa i përket katër serbëve të arrestuar në Gjakovë, të cilëve gjykata u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës në detyrë, Xhelal Sveçla, gjatë kontrollit të makinës së tyre iu gjetën "fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë”. Ndërsa, për grupin e dytë që u arrestua në Prizren, ministri Sveçla tha se "fakti që grupi i dytë që u ndalua në Prizren, dhe që ishte strehuar në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë, mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira”.
Deklaratat e ministrit Sveçla u kundërshtuan nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Ajo tha se "Kisha nuk mund të ketë njohuri se kush janë të gjithë pelegrinët që marrin pjesë në shërbesa apo edhe në këtë seminar”.
"Çdo insinuatë se personat e përmendur, duke qëndruar në pjesën e mysafirëve të seminarit, kinse kanë shfrytëzuar ‘institucionin fetar për maskim dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike dhe fetare në Kosovë', siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, është krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk bazohet në fakte konkrete”, tha Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit./DW
SHBA- Numri i ekzekutimeve të regjistruara në mbarë botën ka arritur nivelin më të lartë në pothuajse nj&eum...
FILIPINE- Një alarm është ngritur në Filipine pas shpërthimit të vullkanit Kanlaon në orët e para ...
ANGLI- Muaji i kaluar ishte marsi më i nxehtë i regjistruar në Evropë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të cila...
SANTO DOMINGO- Një ngjarje e rëndë me disa viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesin të s&e...
jd vance PEKIN- Kina e ka quajtur nënpresidentin e SHBA-së JD Vance "injorant dhe të pasjellshëm" pas deklaratës së tij ...
von der leyen, trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Bashkimi Evropian do të duhet të angazhohet për të blerë...
glauk konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dy qytetarë serbë të arres...
SHBA- Zyrtarë të lartë të Pentagonit po shqyrtojnë një propozim për të tërhequr deri në 10,000 trupa am...
SHBA- Meta po zgjeron masat e saj të sigurisë për adoleshentët në Instagram me një bllokim të transmetimit të drejtp&e...