Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHBA- Një gjykatë federale e ka urdhëruar Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) që të ndajë fondet për muajin prill për Radion Evropa e Lirë nga buxheti që Kongresi ka miratuar për transmetuesin. Gjykatësi Royce Lamberth, e miratoi urdhrin e përkohshëm më 29 prill, duke shkruar se ishte Kongresi amerikan ai që “vendosi që fondet në fjalë duhet t’i ndaheshin REL-it” dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, kishte nënshkruar rezolutën buxhetore ku ndaheshin ato fonde.
“Vendimi i sotëm që urdhëron USAGM-in të ndajë fondet mujore nga buxheti vjetor që Kongresi i ka ndarë REL-it nënkupton që gazetarët tanë mund të vazhdojnë punën e tyre për të mbajtur përgjegjës diktatorët dhe despotët”, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, pas vendimit.
“Shpresojmë që të marrim shpejt fondet e vonuara për muajin prill sepse REL-i është detyruar që këtë muaj të dërgojë punëtorë në pushim administrativ dhe të shkurtojë programet në rajonet që janë kyç për sigurinë kombëtare amerikane”. USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë.
Disa orë pas urdhrit ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 14 mars që kërkoi tkurrjen e shtatë agjencive – përfshirë USAGM-in – “në masën maksimale që lejon ligji në fuqi”, agjencia pretendoi se kishte ndërprerë fondet që Kongresi kishte ndarë për REL-in për vitin fiskal 2025, i cili përfundon më 30 shtator. Radio Evropa e Lirë e cilësoi këtë vendim si të paligjshëm dhe nisi procedura ligjore kundër USAGM-it.
Më 25 mars, e njëjta gjykatë në SHBA pranoi kërkesën e REL-it për një urdhër të përkohshëm ndalimi (TRO), duke vendosur se USAGM-i kishte vepruar “në mënyrë arbitrare dhe kapriçioze” duke ndërprerë grantin e REL-it. Një ditë më vonë, USAGM-i i shkroi REL-it, duke thënë se po e anulonte vendimin, por se ky veprim nuk ndikonte në të drejtën e USAGM-it për të ndërprerë grantin në të ardhmen.
REL-i u detyrua të kërkonte edhe një urdhër tjetër të përkohshëm ndalimi në prill, pasi fondet për atë muaj nuk iu alokuan. Transmetuesi gjithashtu po vazhdon të kërkojë një vendim gjyqësor për të siguruar lëshimin e pjesës tjetër të parave që i takojnë nga granti për vitin fiskal 2025.
“Ne do të vazhdojmë të ndjekim çështjen në gjykatë dhe mezi presim që të punojmë me USAGM-in për t’u siguruar që do të paguhemi për pjesën e mbetur të vitit fiskal”, tha Capus.
REL-i arrin pothuajse 50 milionë njerëz në vende si Bjellorusia, Kina, Irani dhe Rusia, duke synuar të ofrojë lajme dhe informata të pavarura dhe të paanshme për 23 vendet ku transmeton në 27 gjuhë. Mbrojtësit e të drejtave të medias e kanë quajtur vendimin për të zhbërë USAGM-in si “të papranueshëm”, duke thënë se i jep një fitore regjimeve autoritare në mbarë botën. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve paralajmëroi më 1 prill se ky veprim gjithashtu vë në rrezik shumë gazetarë që kanë punuar për transmetues si REL-i.
“Gazetarët e lidhur me USAGM-in përballen me kërcënime serioze, burgosje dhe persekutim në vendet e tyre për shkak të raportimeve mbi çështje politike të ndjeshme”, thuhej në një letër të nënshkruar gjithashtu nga PEN America, Reporterët pa Kufij dhe organizata të tjera, të cilat i bënin thirrje Kongresit amerikan që të ndërmarrë “veprime të menjëhershme” për t’i mbrojtur gazetarët që kanë punuar për media të financuara publikisht.
“Mbrojtja e tyre... është një obligim moral dhe qëndrim i rëndësishëm për lirinë e shtypit dhe vlerat demokratike”.
Kërkesa totale për buxhetin e USAGM-it për vitin fiskal 2025 ishte 950 milionë dollarë, për të financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale. Kjo përfshin media si REL-i, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Transmetimeve për Kubën (Radio Marti), Rrjetet e Transmetimit për Lindjen e Mesme (MBN) dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur./ REL
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, teksa po udhëtonte për në Michigan për të festuar 100 ditët e para në detyr&eu...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka festuar 100 ditët e mandatit të tij të dytë në detyrë me një fjalim n&eum...
SUEDI- Tre persona janë vrarë në një të shtënë me armë zjarri në qytetin suedez Uppsala. Sipas mediave t&eum...
EUROPË- Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një burrë përplasi...
TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 prillit në Turqi, ku si pasojë 18 persona kanë mbetur të plagosu...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump mori të martën në mëngjes në telefon themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Telefonata erdhi ...
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga dy marrëveshjet që Qeveria...
RUSI- Sulmet kibernetike kundër interesave franceze u nxitën nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse (GRU), siç ishte sabo...
TURQI- Dhjetëra persona janë arrestuar në Turqi për dyshime se kanë bërë thirrje për demonstrata për 1 ...
ZELANDË E RE- Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë goditi bregun perëndimor të Zelandës së Re. Nuk është l...