Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga dy marrëveshjet që Qeveria e Malit të Zi i kishte nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe - atë që i hapte rrugë dhënies me qira të Plazhit të Madh në Ulqin.
Sipas asaj marrëveshjeje, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë Emmar të biznesmenit arab, Mohamed Alabbarit, që do të ndërtonte një kompleks megaturistik në Ulqin. Alabbar ka marrë pjesë edhe në projekte rajonale në Kroaci, Shqipëri dhe në “Beogradin mbi ujë” në Serbi.
Por, Millatoviq, i cili dekretoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik, nuk e bëri të njëjtën edhe për Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Këtë të fundit ai ua ktheu deputetëve për ta votuar sërish.
Që marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri Millojko Spajiq në fund të marsit me zyrtarët e Emirateve të hyjnë në fuqi, Kuvendi i Malit të Zi i miratoi dy ligjet me procedurë të përshpejtuar më 23 prill, me propozim të Qeverisë.
Ato u mbështetën nga deputetët e shumicës parlamentare – lëvizja e Spajiqit “Evropa tani”, partia “Demokracia e Re Serbe” e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, Demokratët dhe Partia Boshnjake.
Ditëve para miratimit, Millatoviç dhe një pjesë e sektorit joqeveritar paralajmëruan se me miratimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme po pezullohet Kushtetuta dhe një pjesë e ligjeve të Malit të Zi.
Kthimi i këtij ligji nga Millatoviq e detyron Kuvendin që të votojë sërish për të. Nëse ligji miratohet përsëri, ai do t’i dërgohet sërish Millatoviqit për nënshkrim. Sipas Kushtetutës, në atë rast ai është i detyruar ta nënshkruajë, dhe ligji hyn në fuqi.
Nga zyra e presidentit të Malit të Zi u tha se arsyet për mosnënshkrimin janë shumë çështje të hapura në atë marrëveshje, për të cilat publiku nuk ka marrë përgjigje adekuate nga Qeveria.
Kritikat kryesore janë se marrëveshja nuk respekton parimin e konkurrencës dhe pozitës së barabartë në treg, se pezullon legjislacionin vendas për prokurimet publike, tenderët dhe pasurinë shtetërore, se mungojnë analizat juridike dhe financiare për shumë detyrime që Qeveria ka marrë mbi vete...
“Marrëveshja përbën praktikisht një akt detyrues njëpalësh, me një sërë detyrimesh për shtetin e Malit të Zi, ndërkohë që nuk përmban asnjë detyrim konkret nga pala tjetër që do të siguronte mbrojtjen e interesave të shtetit në këtë marrëdhënie juridike”, thuhet në arsyetimin e Millatoviqit.
Me këtë qasje, siç pretendohet, Qeveria e ka vënë Malin e Zi në një pozitë të pabarabartë në raport me palën tjetër kontraktuese.
Presidenti Millatoviq në fund u bën thirrje deputetëve që, gjatë rishqyrtimit, të marrin në konsideratë të gjitha vërejtjet ndaj marrëveshjes nga një pjesë e institucioneve shtetërore, komuniteteve lokale, sektorit joqeveritar dhe zyrtarëve evropianë, në mënyrë që – siç thuhet – të parandalohen pasojat e dëmshme për interesat shtetërore.
Për arsyet e kthimit të marrëveshjes, Millatoviq e ka informuar me telefon ministrin e Jashtëm të Emirateve, Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Edhe pse në marrëveshje nuk përmendet lokacioni i investimeve, Qeveria ka njoftuar më herët se ato lidhen me investimet e biznesmenit arab Mohamed Alabar në Plazhin e Madh të Ulqinit, çka është kundërshtuar ashpër nga autoritetet lokale, opozita dhe ekologët.
Bëhet fjalë për një koncesion 99-vjeçar për një pjesë të Plazhit të Madh, me rreth 20 milionë metra katrorë, ku do të ndërtohen komplekse turistike dhe banimi, ka deklaruar disa herë kryeministri Spajiq.
Në fillim të prillit, ai në Kuvend deklaroi se Alabar është i gatshëm të investojë rreth 35 miliardë euro. Më vonë ai e relativizoi këtë deklaratë, duke thënë se bëhet fjalë për potencialin për tërheqjen e një investimi të tillë.
Marrëveshja e obligon Qeverinë që të përgatisë dokumentacionin planifikues sipas dëshirave të investitorëve arabë, të ndërtojë infrastrukturën për projektet, të marrë përsipër shpenzimet e eksproprijimit, etj.
Nuk ka vlerësim të qartë sa do të mund të kushtonte kjo për Malin e Zi.
Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar, MANS, që për dekada lufton kundër korrupsionit, ka paralajmëruar për rrezik të lartë për pastrim parash, pasi të dhënat për pronarët realë të kompanive të regjistruara në Emirate nuk janë të disponueshme publikisht.
Qeveria nuk do të mund të verifikojë kujt i ka dhënë pasurinë shtetërore, thonë nga MANS.
Sektori joqeveritar vlerëson se marrëveshja është në kundërshtim me të drejtën evropiane në fushat e prokurimeve, konkurrencës, dhe ekologjisë.
Këto çështje mbulohen nga kapitujt për lirinë e qarkullimit të kapitalit, për prokurimet publike, për konkurrencën dhe për mbrojtjen e mjedisit, që Mali i Zi synon t’i mbyllë në negociatat me Komisionin Evropian deri në fund të vitit.
Qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi është që deri në fund të vitit 2026 të mbyllë të gjitha kapitujt negociues, në mënyrë që dy vjet më vonë Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së./REL
RUSI- Sulmet kibernetike kundër interesave franceze u nxitën nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse (GRU), siç ishte sabo...
TURQI- Dhjetëra persona janë arrestuar në Turqi për dyshime se kanë bërë thirrje për demonstrata për 1 ...
ZELANDË E RE- Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë goditi bregun perëndimor të Zelandës së Re. Nuk është l...
INDI- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti dënimin e tij të fortë për sulmin ...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të martën se tashmë ka ardhur koha për propozime konkrete nga Rusia dhe Ukraina p&eum...
foto ilustruese BULLGARI- Bullgaria do të vërë në punë një reaktor bërthamor AP1000, vendi i parë n...
foto ilustruese MALTË- Skema e ashtuquajtur e pasaportave të arta të Maltës që u lejon njerëzve të bëhen qytetar&e...
BEOGRAD- Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani, është takuar të martën me shefin e stafit të...
mark carney KANADA- Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtar...
marta kos SERBI- “Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian t...