Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

SHBA- Një gjykatës federal i Kalifornisë bllokoi përkohësisht të enjten administratën Trump që të urdhërojë Departamentit të Mbrojtjes dhe agjenci të tjera federale për të kryer shkarkime masive të mijëra personave të punësuar së fundmi.
Gjykatësi i qarkut të San Franciskos William Alsup tha gjatë një seance dëgjimore se Zyra e Menaxhimit të Personelit nuk ka kompetenca të urdhërojë agjencitë federale të pushojnë punonjës, përfshirë edhe ata që janë në periudhë prove, të cilët zakonisht kanë më pak se një vit përvojë pune.
Presidenti republikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk, i cili mbikëqyr të ashtuquajturin Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, po drejtojnë një përpjekje të paprecedentë për tkurrjen e qverisë federale, duke përfshirë shkurtimet e vendeve të punës.
Gjukatësi Alsup urdhëroi Zyrën e Menaxhimit të Personelit, Departamentin e Burimeve Njerëzore për Agjencitë Federale, që të anulojnë një udhëzim të 20 janarit dhe një email të 14 shkurtit, që udhëzon agjencitë për të identifikuar punonjësit në provë të cilët nuk janë "kritikë për misionin" dhe t'i heqin ata nga puna.
Gjykatësi tha se ai nuk mund të urdhërojë Departamentin e Mbrojtjes, i cili pritet të pushojë 5,400 punonjës që janë në periudhë provë të premten, si dhe agjenci të tjera që të mos pushojnë punonjës, sepse ata nuk janë të pandehur në padinë e ngritur nga disa sindikata dhe grupe jofitimprurëse.
Por ai sugjeroi se shkarkimet masive të punonjësve federalë që filluan dy javë më parë do të shkaktonin një dëm të gjerë, përfshirë shkurtime në parqet kombëtare, kërkime shkencore dhe shërbimet për veteranët.
"Punonjësit në provë janë gjaku i qeverisë sonë. Ata hyjnë në një nivel të ulët dhe bëjnë përpara. Kështu rinovojmë vetveten", tha zoti Alsup, i emëruar nga ish-presidenti demokrat Bill Clinton.
Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Paditësit përfshijnë sindikatat më të mëdha të punonjësve federalë, katër sindikata të tjera si dhe organizata jofitimprurëse, misionet e të cilave përfshijnë mbrojtjen e shërbimeve për veteranët dhe ruajtjen e parqeve kombëtare.
Presidenti i një prej sindikave Everett Kelley tha në një deklaratë se vendimi i gjykatësit Alsup ishte një fitore e rëndësishme e parë, për punonjësit federalë.
"Këta janë punonjës të rangut të lartë që iu bashkuan qeverisë federale për të bërë një ndryshim në komunitetet e tyre, por papritmas u pushuan për shkak të përbuzjes së kësaj administrate për punonjësit federalë dhe dëshirës për të privatizuar punën e tyre", tha ai./ VOA
zelenskyy, trump SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përgatitet të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Uashington DC, ku...
foto ilustruese SHBA- Presidenti Donald Trump tha të enjten se më 4 mars do të vendosë tarifa prej 25% për mallrat e importuara n...
foto ilustruese MEKSIKË- Meksika dorëzoi të enjten figura të njohura të botës së krimit tek autoritetet amerikane, pjes...
Foto ilustruese UASHINGTON – Ndërkohë që shtohet numri i shteteve që miratojnë ligje për krimet kibernetike, analist&eu...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mirëpriti sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin britanik ...
Barack Obama SHBA - Një pretendim po qarkullon sërish në mediat sociale se Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i drejtuar nga ...
SHBA- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Do...
ROMË- Vatikani thotë se Papa Françesku fjeti mirë gjatë natës së kaluar dhe po pushon të enjten, ndërsa vazhdon...
EUROPA- Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 sh...
IZRAEL- Një sulm në një stacion autobusi në Izraelin verior të enjten plagosi shtatë persona, njëri prej tyre në gjend...