Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të enjten se më 4 mars do të vendosë tarifa prej 25% për mallrat e importuara nga Kanadaja dhe Meksika ashtu siç kishte planifikuar fillimisht. Ai tha se dy vendet fqinje nuk po bënin ende sa duhet për të frenuar fluksin e drogës që hyn në Shtetet e Bashkuara.
Po kështu Presidenti Trump paralajmëroi në platformën e tij të mediave sociale ‘Truth Social’ se po të martën do t'i vendoste Kinës një tarifë shtesë prej 10%, krahas 10%-it që i vendosi Pekinit në fillim të këtij muaji. Kina iu kundërpërgj masës së parë amerikane, duke u vendosur produkteve të njëjtën tarifë prej 10 për qindësh.
“Droga vazhdon të hyjë në vendin tonë nga Meksika dhe Kanadaja në nivele shumë të larta dhe të papranueshme”, tha Presidenti Trump. "Një përqindje e madhe e saj, është në formën e fentanilit dhe prodhohet dhe furnizohen nga Kina", shtoi ai.
Në fillim të këtij muaji Presidenti Trump njoftoi se do të vendoste tarifa ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy nga aleatët dhe partnerët tregtarë më të ngushtë të vendit.
Por ai e pezulloi vendimin për një muaj, deri më 4 mars, pasi Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se do të dërgonte 10,000 trupa në kufirin me SHBA-të për të ndihmuar në kontrollin e trafikut të drogës. Po kështu Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se do të emëronte një zyrtar që do të trajtonte çështjen fentanilit.
Meksika eksporton 80% të produkteve të saj në Shtetet e Bashkuara.
Zonja Sheinbaum tha në fillim të kësaj jave se "ne presim të arrijmë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara", por nëse nuk arrihet, Meksika mund të vendosë si kundërpërgjigje tarifa ndaj produkteve amerikane.
Kur Presidenti Trump njoftoi për herë të parë tarifën për importet kanadeze, zoti Trudeau tha se ishte "krejtësisht e pajustifikuar" dhe premtoi të vendoste një tarifë prej 25%, si kundërpërgjigje, duke filluar nga 12 marsi për produktet e çelikut dhe aluminit amerikan. Kanadaja është eksportuesi kryesor i të dy metaleve në SHBA.
Ekonomistët thonë se tarifat që Presidenti Trump po vendos ka të ngjarë të rrisin çmimet e shitjes me pakicë për konsumatorët dhe koston e materialeve për bizneset. Meksika, Kanadaja dhe Kina, sipas kësaj renditjeje, janë tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara, por Bashkimi Evropian prej 27 vendesh është partneri më madh.
Në mbledhjen e parë të kabinetit të tij të ri të mërkurën, Presidenti Trump tha se do të shpallte “shumë shpejt” një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga BE-ja.
BE-ja u zotua se do t'i përgjigjet "në mënyrë të vendosur dhe menjëherë" pengesave "të pajustifikuara" tregtare dhe sugjeroi se do të vendoste tarifat e veta ndaj importeve amerikane nëse Presidenti Trump vazhdon me planet e tij.
Në njoftimin e tij në "Truth Social", Presidenti Trump tha se tarifat reciproke ndaj atyre vendeve që do tu vendosin tarifa mallrave amerikane, do të hynin në fuqi më 2 prill. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu për vendosjen e tarifave ndaj importeve në automobilë, lëndë drusore, produkteve farmaceutike e mallra të tjera.
Shumë ekonomistë kanë paralajmëruar vazhdimisht se tarifat mund të çojnë në çmime më të larta, duke nxitur rritjen e inflacionit në SHBA. Presidenti Trump ka pranuar se një gjë e tillë mund të shkaktojë dhimbje afatshkurtër për amerikanët, por ai ka shtuar se tarifat do të ishin përfundimisht të dobishme për ekonominë më të madhe në botë.
Presidenti Trump thotë se tarifat do të ishin një nxitje për kompanitë e huaja që të prodhonin më shumë në Shtetet e Bashkuara si një mënyrë për t’i shmangur ato./VOA
foto ilustruese MEKSIKË- Meksika dorëzoi të enjten figura të njohura të botës së krimit tek autoritetet amerikane, pjes...
Foto ilustruese UASHINGTON – Ndërkohë që shtohet numri i shteteve që miratojnë ligje për krimet kibernetike, analist&eu...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mirëpriti sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin britanik ...
Barack Obama SHBA - Një pretendim po qarkullon sërish në mediat sociale se Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i drejtuar nga ...
SHBA- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Do...
ROMË- Vatikani thotë se Papa Françesku fjeti mirë gjatë natës së kaluar dhe po pushon të enjten, ndërsa vazhdon...
EUROPA- Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 sh...
IZRAEL- Një sulm në një stacion autobusi në Izraelin verior të enjten plagosi shtatë persona, njëri prej tyre në gjend...
RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit të një riafri...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se tarifat e tij të propozuara ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të hyjnë në fu...