U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

SHBA- Avokatët e ish Presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan gjykatësit që po drejton gjyqin mbi një pagesë për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, të ndalë kalimin e çështjes tek juria dhe të rrëzojë akuzat pasi prokurorët përfunduan paraqitjen e provave.
Gjykatësi Juan M. Merchan nuk vendosi menjëherë për kërkesën e mbrojtjes, e cila erdhi në fund të një dite të nxehtë që përfshinte pranimin nga dëshmitari kryesor i prokurorisë për vjedhje të dhjetëra mijëra dollarëve nga kompania e zotit Trump dhe zemërimin e gjykatësit me një dëshmitar të mbrojtjes që çoi në nxjerrjen për një kohë të shkurtër të gazetarëve nga salla e gjyqit.
Gjyqi do të rifillojë të martën me vazhdimin e dëshmisë nga Robert Costello, një ish-prokuror federal që mbrojtja shpreson ta përdorë për të sulmuar besueshmërinë e ish avokatit të zotit Trump, Michael Cohen.
Zoti Cohen është dëshmitari i fundit, të paktën tani për tani, për prokurorët, të cilët po përpiqen të vërtetojnë akuzat se zoti Trump u përpoq të fshihte historinë e marrëdhënies jashtëmartesore me zonjën Daniels dhe më pas falsifikoi të dhënat e biznesit për t'i mbuluar ato si pjesë e një skeme për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Mbrojtja e ka portretizuar zotin Cohen si një gënjeshtar të fiksuar tek mediat, i cili është në një mision hakmarrjeje që synon dëmtimin e ish Presidentit Trump.
Pas largimit të anëtarëve të jurisë nga salla e gjyqit, avokati mbrojtës Todd Blanche i tha gjykatësit se prokurorët nuk arritën të vërtetonin akuzat dhe se ato duhet menjëherë të rrëzoheshin. Avokati Blanche iu lut gjykatësit që "të mos e lejojë këtë çështje t'i shkojë jurisë duke u mbështetur në dëshminë e zotit Cohen".
Gjykatësi u shfaq i pandikuar nga argumenti i mbrojtjes, duke pyetur avokatin nëse ai besonte se "si një çështje ligjore, ky person nuk është aq i denjë për t'u besuar se nuk duhet as të merret parasysh nga juria?"
"Ju thatë se gënjeshtrat e tij janë të pakundërshtueshme", u përgjigj gjykatësi. "Por ju mendoni se ai do të mashtrojë 12 njujorkezë që ta besojnë këtë gënjeshtër?"
Kërkesa e avokatëve mbrojtës të zotit Trump erdhi pas një skene kaotike, të shkaktuar nga zemërimi i gjykatësit me sjelljet e dëshmitarit Robert Castello, që çoi në nxjerrjen e përkohshme të gazetarëve nga salla e gjyqit.
Zoti Castello, ish prokuror federal në Nju Jork, dëshmoi se zoti Cohen i kishte thënë atij se zoti Trump “nuk dinte asgjë” për pagesën prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels.
“Michael Cohen ka thënë disa herë se Presidenti Trump nuk dinte asgjë për ato pagesa, se ai i kishte bërë ato vetë, dhe ai e ka përsëritur këtë disa herë”, tha zoti Castello para anëtarëve të jurisë. Ai do të paraqitet sërish në gjykatë të martën.
Michael Cohen pranoi të hënën përpara jurisë se ka vjedhur me dhjetëra mijëra dollarë nga kompania e zotit Trump. Zoti Cohen e pranoi këtë ndërsa avokatët mbrojtës u përqëndruan tek shkeljet e tij, me qëllimin për të ngritur pikëpyetje rreth besueshmërisë së tij.
Avokatët e zotit Trump shpresojnë se një pranim i tillë nga zoti Cohen, krahas veprave të tij të shumta penale dhe gënjeshtrave në të kaluarën, do të mbjellin dyshime tek anëtarët e jurisë tek deponimi i bërë nga dëshmitari kyç i prokurorisë zoti Cohen, lidhur me përfshirjen e ish-presidentit në skemën e bërjes së pagesave përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Pala mbrojtëse e ka paraqitur zotin Cohen si një mashtrues tipik që po bën një fushatë hakmarrjeje ndaj zotit Trump.
I rikthyer në bankën e dëshmitarëve për të katërtën ditë dhe ndërsa po i drejtoheshin pyetje nga avokati mbrojtës Todd Blanche, zoti Cohen pranoi se pati përvetësuar një shumë prej 50 mijë dollarësh që zoti Cohen pretendonte se ia kishte paguar një firme teknologjie, të cilës kompania i detyrohej për disa shërbime.
Por zoti Cohen tha se i pati paguar realisht kësaj firme vetëm 20 mijë dollarë para të thata, të cilat i kishte mbështjellë në qese prej letre.
“Pra, vodhe nga Organizata Trump?”, e pyeti avokati Blanche, zotin Cohen
“Po, zotëri”, u përgjigj zoti Cohen duke shtuar se nuk ia kishte kthyer paratë organizatës. Ndaj zotit Cohen nuk janë ngritur ndonjëherë akuza për vjedhje nga kompania e zotit Trump.
Zoti Cohen është dëshmitari i fundit i prokurorisë dhe nuk është e qartë nëse avokatët mbrojtës do të thërrasin dëshmitarë, apo qoftë edhe vetë ish-presidentin Trump.
Pas gati katër javësh dëshmish rreth marrëdhënieve seksuale, pagesave dhe makinacioneve të revistave tabloide, apo detajeve të kontabilitetit të kompanisë së zotit Trump, anëtarët e jurisë mund të fillojnë ndoshta nga java e ardhshme të shqyrtojnë faktet për të vendosur nëse ish-presidenti është fajtor për 34 akuzat e ngritura ndaj tij për falsifikim të të dhënave të biznesit në gjyqin e parë penal ndaj një ish-presidenti amerikan.
Akuzat bazohen tek dokumentacioni i brendshëm i Organizatës Trump, ku pagesat për zotin Cohen janë regjistruar si shpenzime ligjore. Prokurorët thonë se ato ishin realisht rimbursime për pagesat prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.
Ish-presidenti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm. Avokatët e tij thonë se nuk ka asnjë shkelje penale për marrëveshjen me zonjën Daniels, apo mënyrën se si është paguar zoti Cohen./VOA
Foto ilustuese GREQI - Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Korfuz të Greqisë. Një grua 42-vje&cce...
IRAN- Irani i ka kërkuar ndihmë Washingtonit pas rrëzimit të helikopterit që vrau presidentin Ebrahim Raisi, raportoi një z...
IRAN- Zgjedhjet presidenciale në Iran do të mbahen më 28 qershor, pas vdekjes së presidentit iranian Ebrahim Raisi në aksidentin me h...
Foto ilustruese ITALI - Një tërmet i fortë ka goditur jugun e Italisë pak minuta më parë. Mësohet se tërmeti ka q&e...
Gjykata Penale IZRAEL - Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale tha të hënën se po kërkon urdhër-arreste p&eu...
IRAN- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan,ka shprehur ngushëllime popullit të Iranit për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi. Gjithashtu Erdo...
SHKUP- Policia ka arrestuar sot pasdite gjykatësin Superm në Maqedoninë e Veriut Nake Georgiev. Bëhet me dije se ai është arrest...
Alice Stewart SHBA- Gazetarja politike e CNN Alice Stewart ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, njoftoi rrjeti i lajmeve t&eum...
IRAN- Ushtria iraniane ka filluar një hetim për shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit që mbante presidentin Rai...
Ellen Mercer ANGLI- 24-vjeçarja Ellen Mercer, pësoi mpiksje gjaku pasi thithte dy deri në tre shishe të mëdha çdo di...