BOTA

Gratë në tregun e punës/ Kush qëndron më mirë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia

M.B. Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 14:17
Gratë në tregun e punës/ Kush qëndron më mirë:
Foto ilustruese

BALLKANI- Demokracia për Zhvillim (D4D) e Kosovës ka publikuar sfidat, dhe problemet me të cilat përballen gratë dhe rëndësia e tyre në shoqëri, nga pesë rajone, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova ka shumë për tu krenuar, për faktin e rritjes së përqindjes në punësim të grave.

“Kemi 40 për qind të përfshirjes së vajzave në tregun e punës, kemi përfaqësime shumë të mira. Që nga luftimi i dhunës në baza gjinore, janë lehtësuar masa për punësimin e viktimave të dhunës seksuale. Rezultatet janë mbresëlënëse me rritjen e punësimit të grave nga 13 për qind në 18 për qind”.

Ajo shtoi se është rritur edhe pjesëmarrja e punësimit të grave në borde.

“Kemi rritur pjesëmarrjen e grave në borde nga 10 për qind deri në 45 për qind dhe synojmë ta bëjmë në 50 për qind. I kemi përkrahur nënat që e sigurojnë vetë jetën më 50 për qind, 2438 gra i kemi subvencionuar. Synojmë që 5 për qind të pronave të jepet si masë shtesë afirmative në regjistrimin falas të pronës. Janë 10 milionë dollarë të përfshirjes së grave në sektorin e efiçiencës së energjisë”, tha Rizvanolli.

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, tha se kemi zbatuar masën për punësimin e grave ku kanë përfituar 6 mijë gra.

“Në platformën super puna është ruajtur barazia gjinore ka përfituese mbi 50 për qind të grave. 240 kuponë për teknologji informative, ku kanë ndjekur mbi 300 orë trajnime, 240 të trajnuar në sektorin e IT-së. 44 biznese përfituese janë shumë prej grave. Në fund vitin 2023 151 mijë gra të punësuar trend që vazhdon në rritje”.

Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusi, tha se roli i gruas vazhdon dhe mbetet i rëndësishëm në shoqërinë tonë, duke theksuar se gruaja në shoqëri shpesh është dëshmuar si faktor me ndikim.

“Obligimet dhe përgjegjësitë mbesin në përkujdesjen ndaj familjes, duke i mbajtur ato në mirë sigurimin e shoqërisë. Gratë po përballen me humbje të vendeve të punës, ky nënvlerësim është i lidhur ngushtë me përgjegjësinë e grave. Sa më i thellë hendeku i politikave aq më shqetësues bëhet dënimi i të qenit grua, e gjithë kjo e afirmon domosdoshmërinë e punës së grave. Në ngritjen e solidaritetit mes grave, gratë janë dëshmuar shpesh si faktor ndryshimi. Kemi nevojë për platforma të reja. Agjencia për Barazi mbetet e hapur në bashkëpunim rajonal për të mësuar nga përvoja pse jo edhe nga dështimet”.

Judita Krasniqi Hajdari, nga Demokracia për Zhvillim (D4D), tha se gratë shpesh herë iu mungon vetëbesimi për të punuar.

“Ne si shoqëri civile të bazohemi edhe në formula që janë aplikuar në rajon dhe të kopjojmë nga njëri-tjetri për të mirë. Si fillim kemi nisur bazën e pozitës së gruas në vendet e Ballkanit Perëndimor, të flasim për punën e pa paguar të gruas në tregun e punës. Shpesh gratë nuk kanë vetëbesim për kryerjen e ndonjë pune në treg të punës. Në Kosovë dhe rajon ne kemi fokus në nxjerrjen e përvojave të grave në aspektin menaxherial. Gratë kanë marrë një mbështetje që e kanë pritur si në vende rurale dhe rajonale, kanë potencuar elemente të rëndësishme të grave që ato kanë nevojë”, tha ajo

Ndërsa, Kristjan Trajkovski, nga Qendra për Hulumtim dhe Politikbërje, nga Maqedonia e Veriut, tha se ka edhe shumë punë për të bërë në mënyrë që të fuqizohet pozita e gruas në shoqëri, dhe një nga shembujt që duhet ndjekur tha se është presidentja Osmani.

“Situata është më e keqe se që duket, kemi dy komuna të mëdha dhe nëse analizojmë 301 kandidatë vetëm 20 për qind kanë qenë gra. Të shpresojmë se një model i tillë të ndikojë te të rejat”, tha ai.

Trajkovski, tha se nëse bëjmë krahasim, gruaja vite më parë e ka pasur të vështirë të punësohet, mirëpo sot është ndryshe ka shumë mundësi, megjithatë iu mungon siguria.

“Ne kemi hulumtuar pozitën e grave, vetëm pesë nga ministritë janë të udhëhequra nga gratë dhe është një numër i vogël. Situata është më e keqe se që duket kemi dy komuna të mëdha dhe nëse analizojmë 301 kandidatë vetëm 20 për qind kanë qenë gra. Institucionet arsimore në vend akoma bien ndesh me kompanitë e ndryshme për ofrimin e mundësive që të arrijnë sa më shumë që është e mundur. Para 20 vite ka qenë shumë vështirë të gjejnë punë por këto ditë gratë kanë liri në gjetjen e një vendi pune, kanë pasiguri dhe frikë”.

Kurse Jelena Kojashi, nga Qendra për Hulumtim dhe bërje të Politikave (CRPM), Shqipëri, tha se gratë e kanë shqetësim diskriminimin në vendin e punës, si dhe përballen me mungesën e planeve të monitorimit dhe rrjetëzimit.

“Natyra e eksperiencave të grave është e larmishme, i shqetëson mungesa e planeve të monitorimit dhe rrjetëzimit. Pjesëmarrësit theksuan mungesë të punës në përgjithësi, tek rastet e diskriminimeve në vend të punës. Është e rëndësishme përfshirja e Kodit të Etikës në vend pune. Gratë dhe vajzat që kanë poste të larta në vend pune theksuan se është e rëndësishme monitorimi. Kemi bërë pyetësor, shumë gra nuk kanë qasje në program monitorimi,” tha ajo.

Andela Luçiq, nga Instituti për Studime Strategjike dhe Prognoza (ISSP) nga Mal i Zi, tha se secili qytetar atje beson se nuk mund ta arrihet barazia gjinore dhe besojnë se punësimi ka të drejta ligjore.

“Qëndrueshmëria e qytetarëve, 60 për qind besojnë se gratë duhet të punojnë në shtëpi. Gratë e përbëjnë 1/3 sa i përket pozitave. Gratë në Mal të Zi, 50.6 për qind janë gjysma e të papunësuarve, 86 për qind të burrave dhe 73 për qind të grave”, tha ajo.

“Te pjesa e legjislacionit, parlamenti i Malit të Zi ka 19 gra, pra 23 për qind. Mali i Zi, ka për synim të ketë plane dhe ligje ndërkombëtare sa i përket barazisë”, shtoi Lucic.

Svetlana Stefanoviç, BFPE për Shoqëri të Përgjegjshme nga Serbia, tha se pjesëmarrja e grave në vendimmarrje është e rëndësishme.

“Nuk e njohim rëndësinë e të drejtave që na jepen disa gra luftojnë për to. Përballemi me diskriminim në nivelin lokal. Gratë nuk luftojnë për të drejtat e tyre, nuk kemi politika të mira sa i përket barazisë gjinore. 350 të pyetur nga pyetësori, thuhet se 37 për qind të grave, akoma nuk kanë mundësi të barabarta me burrat. 32 për qind e tyre kanë ndonjë program monitorimi në fillim të karrierës së tyre. Përballemi me sfidat kur duam të ngrihemi në ndonjë pozitë, kanë përvoja të këqija”./Monitor

grate ne tregun e punes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan