BOTA

REL: Si do të votonin pakicat për shpërndarjen e mundshme të Kuvendit?

n.f Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 13:30
REL: Si do të votonin pakicat për shpërndarjen e mundshme të
Kuvend

KOSOVË- Deputetët e pakicave në Kuvendin e Kosovës thonë se, tash për tash, nuk janë kontaktuar nga kryeministri Albin Kurti apo partia në pushtet - Lëvizja Vetëvendosje, për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve të reja, por ndajnë mendime të ndryshme për mënyrën se si do të votonin.

Mundësia për zgjedhje të parakohshme u aktualizua më 13 maj kur vetë Kurti tha se është i gatshëm të diskutojë me partitë opozitare për një datë të mundshme. Me kritika për keqqeverisje, partitë opozitare ka kohë që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Mandati i Qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025, por në diskutim është shpërndarja e Kuvendit si “opsion më real” për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës, nëntë ulëse i ka Lista Serbe; tetë Grupi Multietnik; pesë deputetë - në mesin e tyre një serb - janë pa grup parlamentar, ndërsa pjesa tjetër u takon katër partive më të mëdha shqiptare: 56 Lëvizjes Vetëvendosje, 18 Partisë Demokratike të Kosovës, 16 Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tetë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se si do të votonte në rast se do të iniciohej procedura për shpërndarjen e Kuvendit, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, thotë se kjo parti nuk ka ende ndonjë qëndrim.

“Vetë nuk mund t’i përgjigjem kësaj. Për vendime të tilla, qëndrimin duhet ta marrë Kryesia e Listës Serbe”, thotë ai.

Enis Kervan, shef i Grupit Parlamentar Multietnik, thotë se vota e tij do të jetë për shpërndarje të Kuvendit. Por, deputetë të tjerë nga ky grup, përveç deputetes Duda Bale, thonë se ende nuk kanë vendosur se si të veprojnë nëse kërkohet vota e tyre.

“Nëse është marrëveshje dhe nëse shumica voton për, edhe unë do të votoj për”, thotë Bale për REL-in, duke shtuar se Grupi Multietnik do të mbajë një takim të enjten, kur edhe do të vendoset “për hapat tutje”.

Erxhan Galushi, nga po ky grup, thotë se mundësia për zgjedhje të parakohshme është bërë “si zhvillim shumë i shpejtë”.

“Shpresoj dhe besoj se edhe kryeministri ndoshta do të na thërrasë edhe neve dhe, pas asaj, do të mund të dalim me një qëndrim konkret”, thotë ai.

“Duhet të konsiderohen disa faktorë. Nesër e kemi seancën [e Kuvendit] ku janë edhe marrëveshjet ndërkombëtare, për momentin nuk kam ndonjë vendim”, thotë deputeti Fridon Lala nga Grupi Multietnik.

Zgjedhjeve të reja mund t’u hapet rrugë me mocion të shpërndarjes së Kuvendit me dy të tretat e votave, me mocion për shkarkimin e kryeministrit, ose me mocion të votëbesimit ndaj Qeverisë që do ta kërkonte kryeministri.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i tha më herët REL-it se shkarkimi i kryeministrit është më pak i mundshëm.

“Opsioni më real në këtë situatë mbetet shpërndarja e Kuvendit”, tha ai.

Deputeti pa grup parlamentar, Haki Abazi, thotë për REL-in se nuk do të votojë për shkarkimin e Kurtit apo shpërndarjen e Kuvendit.

“Nuk ka asnjë arsye që Parlamenti ta marrë përgjegjësinë për dështimin e Qeverisë dhe dështimet në anëtarësimin në Këshill të Evropës”, thotë ai.

Abazi, i cili ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se do të votojë kundër ose do të abstenojë, në rast se do të ketë mocion për shpërndarjen e Kuvendit apo shkarkimin e Kurtit.

“Çfarëdolloj shkurtimi i mandatit do të krijonte justifikim dhe viktimizim për Kurtin, dhe do ta defokusonte debatin prej asaj që do të duhej të ishte - llogaridhënie dhe matje e rezultateve”, thotë Abazi.

Deputeti tjetër pa grup parlamentar, Fatmir Humolli, thotë se vota e tij do të ishte për, nëse mocioni behët “për shkak të mosrealizimit të programit të fushatës elektorale [të kësaj qeverie].

“Sigurisht do të votoj. Kësaj qeverie i ka kaluar mandati prej popullit që vitin e dytë të qeverisjes”, thotë Humolli - dikur pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje - për Radion Evropa e Lirë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Memli Krasniqi, tha më 13 maj, pas një takimi me Kurtin, se zgjedhjet e reja janë të domosdoshme. Ai tha se PDK-ja është e gatshme të gjejë një dakordim me të gjitha partitë parlamentare “për një datë të re të zgjedhjeve, për të shpërndarë Kuvendin përmes një mocioni të përbashkët”.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dy parti po ashtu në opozitë, kërkuan që shpërndarjes së Kuvendit t’i paraprijë shkarkimi apo dorëheqja e kryeministrit Kurti. Këtë opsion e hodhi poshtë Lëvizja Vetëvendosje. Për zgjedhjet, Kurti bisedoi të martën edhe me udhëheqësit e partive Guxo dhe Alternativa.

Për inicimin e procedurës së shpërndarjes së Kuvendit, sipas Cakollit, kërkohet thirrja e një seance të jashtëzakonshme nga së paku 40 deputetë. Sipas tij, arritja e së paku 80 votave të nevojshme për këtë mocion, “nuk do të ishte e vështirë”, nëse merren parasysh numrat që i ka Vetëvendosja, PDK-ja dhe komunitetet pakicë joserbe.

Data për mbajtjen e zgjedhjeve caktohet nga presidentja e vendit, pas konsultimeve me partitë politike. Kjo ndodh pasi të shpërndahet Kuvendi. Zgjedhjet duhet të mbahen më së largu deri në 45 ditë nga data e shpalljes së tyre, por Cakolli nuk e përjashton mundësinë që ato të thirren edhe brenda afatit të shkurtër që është 30 ditë.

Marrë nga REL

kosova kuvend votim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan