Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
MAQEDONIA E VERIUT- Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut prej pavarësimit të vendit në vitet ’90, pasi i fitoi zgjedhjet presidenciale më 8 maj. Davkova e mposhti presidentin e deritanishëm, Stevo Pendarovski, duke fituar dyfish më shumë vota se ai në balotazhin e së mërkurës. Pasi u betua gjatë një seance para përbërjes në largim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Davkova, megjithatë, gjatë fjalimit të saj e shmangu fjalën “e veriut” në emrin e shtetit, ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë fushatës së saj.
Në vitin 2018 u arrit një marrëveshje në Prespë me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare dhe duke i hapur rrugën përpjekjeve të vendit për integrim në BE dhe NATO.
“Do të jem presidente e të gjithëve, edhe pjesës së majtë edhe asaj të djathtë të Kuvendit; presidente e të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare apo politike”, ka thënë Davkova.
Megjithatë, Davkova, në fjalimin e saj nuk foli për çështje që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të vendit, i cili varet nga ndryshimet kushtetuese bazuar në një marrëveshje me Bullgarinë, por tha se do të punojë për “evropianizimin e vendit së bashku me shtetet e tjera të Ballkanit”.
Davkova nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës, por në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë së voni, tha se nëse Kuvendi i miraton amendamentet kushtetuese - të cilat do të mundësonin që bullgarët dhe pesë pakicat e tjera etnike të bëheshin pjesë e Kushtetutës maqedonase - ajo do t’i respektonte ato.
Ndërkohë, Davkova tha se tani “është koha për bashkim” dhe për këtë ajo do t'u drejtohej grave, “sepse duam të tregojmë se nuk kujdesemi vetëm për veten, por edhe për të gjithë rreth nesh. Besimi është shumë i rëndësishëm, dhe unë do ta arsyetoj atë.”
Ajo u zotua se kabineti i saj presidencial do të pasqyrojë përbërjen etnike të vendit, “ku do të ketë vend edhe për maqedonasit, shqiptarët dhe përfaqësuesit e entiteteve tjera, ndërsa përzgjedhja e tyre do të bëhet bazuar në kritere profesionale dhe jopartiake”.
Në sallën e Kuvendit ishin përfaqësuesit e të gjitha partive të përbërjes parlamentare para zgjedhjeve të 8 majit. Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka kompetenca të kufizuara. Presidenti është komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të vendit. Ai dekreton mandatarin për formimin e Qeverisë së re, emëron dhe shkarkon me dekret ambasadorët, pranon letra kredencialet dhe letrat e revokimit të përfaqësuesve të huaj diplomatikë.
Roli i presidentit është edhe të propozojë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese si dhe dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor, të propozojë guvernatorin e Bankës Popullore, të caktojë disa drejtues në postet e sigurisë. Presidenti, gjithashtu, ka të drejtën e faljes në përputhje me dispozitat ligjor si dhe kryen funksione të tjera të përcaktuara me Kushtetutën maqedonase./ REL
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. (Fotografi nga arkivi) BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE)...
Foto ilustruese TIRANA- Interneti ka qenë një ndër shpikjet më të rëndësishme në historinë e njeriut dhe nd&eu...
Foto ilustuese GREQI - Një 39-vjeçar grek është arrestuar nga Policia në Volos, pasi është kapur me lëndë na...
Maqedoni e Veriut Maqedoni e Veriut - Fitorja e thellë e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e 8 majit po hap debate në publik lidhur me që...
Foto ilustruese GAZA - Zyra e Qeverisë për Media në Gaza thotë se numri i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori ë...
Volodymy Zelensky UKRAINË - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një mesazh televiziv sonte se zmbrapsja e ofensiv&e...
SHBA - Ish-presidenti Donald Trump njihet për sulmet e vazhdueshme dhe ndonjëherë personale ndaj rivalëve kryesorë, si presidenti Joe...
Foto ilustruese GREQI - Një tërmet 3.1 ballë ka goditur ishullin grek, Kefaloni pasditen e kësaj të shtune. Sipas Institutit ...
Foto gjatë mbikëqyrjes së hedhjes së raketës KORE E VERIUT - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka mbikëqyru...
Foto ilustruese AMERIKË - Agjencia qeveritare amerikane që monitoron aktivitetin diellor, paralajmëroi këtë të shtunë, s...