Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA - Ish-presidenti Donald Trump njihet për sulmet e vazhdueshme dhe ndonjëherë personale ndaj rivalëve kryesorë, si presidenti Joe Biden. Rishtazi, ai e ka intensifikuar këtë përqasje ndaj kandidatit të pavarur për president Robert F. Kennedy Jr. Trump postoi këtë javë një video rreth katëminutëshe ku e quan zotin Kennedy një kandidat fals të demokratëve dhe një “liberal radikal i majtë” që është nxjerrë si kandidat për të ndihmuar presidentin demokrat. Ish-presidenti Trump sulmoi të gjithë anëtarët e familjes Kennedy, duke i quajtur “një tufë të çmendurish”.
“Ai nuk është republikan, kështu që nuk mendoj se mund të votoni për të dhe të ndiheni mirë”, u tha kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane mbështetësve të tij në rrjetin Truth Social.
Bërja e sulmeve të tilla të ashpra ndaj zotit Kennedy mund të jenë një sinjal për shqetësimin e zotit Trump dhe ekipit të tij elektoral për kandidimin e pavarur të zotit Kennedy në një garë elektorale që pritet të jetë e ngushtë dhe kur një kandidat i tretë mund të tërheqë mjaftueshëm vota për të dëmtuar njërin prej kandidatëve kryesorë.
Ndërsa gjendemi gjashtë muaj larg ditës së zgjedhjeve, për të cilat amerikanët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për një ripërballje Trump-Biden, zoti Kennedy është vetëofruar si një alternativë. Disa nga çështjet tek të cilat ai është përqëndruar, si mbështetja e vendosur për Izraelin dhe kritikat ndaj masave izoluese që u bënë për pandeminë, mund të jenë më tërheqëse për votuesit konservatorë, se sa ata demokratë.
Anketimet e deritanishme tregojnë se shumë më tepër republikanë se sa demokratë kanë një opinion të favorshëm për zotin Kennedy, megjithëse shumë amerikanë nuk kanë njohuri të mjaftueshme se çfarë ai përfaqëson. Në një anketim në shkurt të Qendrës për Studime të Çështjeve Publike, të agjencisë së lajmeve Associated Press, mbi gjysma e republikanëve, 53%, kanë opinion më të favorshëm për zotin Kennedy, krahasuar me 30% të demokratëve. Rreth një e katërta e votuesve nga të dyja partitë thanë se nuk dinin mjaftueshëm rreth tij.
Ekipi elektoral i zotit Kennedy thotë se ai rrezikon si zotin Trump ashtu edhe zotin Biden, i cili gëzon mbështetjen e disa anëtarëve të vetë familjes Kennedy dhe e quan “nder të jashtëzakonshëm” mbështetjen e tyre për kandidimin e tij. Presidenti Biden përgjithësisht nuk e përmend zotin Kennedy, i cili në të kaluarën e ka sfiduar si kandidat brenda Partisë Demokrate, përpara se të fillonte fushatën si kandidat i pavarur.
Zoti Kennedy ka sfiduar edhe zotin Trump, duke i kërkuar që të bëjnë një debat gjatë një aktiviteti ku do të marrin pjesë të dy, megjithëse në ditë të ndryshme.
Megjithatë, zoti Kennedy ka sfida të vështira përpara.
Si kandidat i pavarur, emri i tij nuk mund të shfaqet automatikisht në fletëvotime. Atij i duhej të punojë shumë për të siguruar firma për kandidimin në të 50 shtetet, proces për të cilin ka thënë se do ta realizojë brenda verës. Sipas ekipit të tij elektoral, ai e ka arritur këtë tashmë në pesë shtete, në Kaliforni, Dellauer, Miçigan, Oklahoma dhe Jutah, si dhe ka mbledhur firmat edhe për tetë shtete të tjera. Në disa prej këtyre shteteve, zyrtarët zgjedhorë nuk kanë arritur ende të bëjnë verifikimin e firmave.
Zoti Kennedy thotë se pozicionimi i tij i fortë në disa anketime në nivel kombëtar i jep baza për ta konsideruar veten një kandidat konkurues, megjithëse anketimet e këtilla janë përgjithësisht jo shumë të besueshme në një fazë kaq të hershme elektorale.
Krahas dallimeve, ekzistojnë edhe disa çështje për të cilat zoti Kennedy dhe zoti Trump duket se janë në të njëjtën linjë.
Si zoti Trump, edhe zoti Kennedy është një mbështetës i vendosur i Izraelit në luftën ndaj Hamasit. Në prill, ai sugjeroi se procesi hetimor dhe gjyqësor ndaj personave që morën pjesë në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit në 6 janar 2021, mund të jetë i motivuar politikisht. Ky qëndrim e vendos atë në të njëjtën linjë me zotin Trump dhe aleatët e tij.
Zoti Kennedy bëri megjithatë edhe kritika ndaj zotit Trump, duke thënë se sulmi në Kapitol u bë me “inkurajimin” e zotit Trump dhe “në kontekstin e iluzionit të tij se zgjedhjet ja vodhën”. Sidoqoftë, zoti Kennedy ka thënë se nëse do të bëhej president, ai do të emëronte një prokuror të posaçëm që do të hetonte nëse zoti Trump u përzgjodh politikisht për t’u hetuar.
Zoti Kennedy gjithashtu e ka akuzuar zotin Trump për dëmin ekonomik ndaj klasës së mesme. Zoti Kennedy i quajti masat izoluese gjatë pandemisë “gjëja më e keqe që bëri për vendin”, megjithëse pranoi në të njëjtin fjalim se ish-presidenti Trump “fajësohet për shumë gjëra që nuk i ka bërë”./VOA
Foto ilustruese GREQI - Një tërmet 3.1 ballë ka goditur ishullin grek, Kefaloni pasditen e kësaj të shtune. Sipas Institutit ...
Foto gjatë mbikëqyrjes së hedhjes së raketës KORE E VERIUT - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka mbikëqyru...
Foto ilustruese AMERIKË - Agjencia qeveritare amerikane që monitoron aktivitetin diellor, paralajmëroi këtë të shtunë, s...
Foto nga takimi SHKUP - VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritur pajtueshmëri për “sht...
KINË - Presidenti kinez Xi Jinping u largua nga Hungaria të premten pas një udhëtimi pesëditor në Evropë, i pari i tij n&eu...
Fahrettin Altun TURQI - “Përpjekjet e ndërsjella të sinqerta mes Turqisë dhe Greqisë do të kontribuojnë për p...
Foto ilustruese SREBRENICË - Rezoluta për Srebrenicën, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit t&eu...
KOSOVË - “Prapë janë rritur çmimet...”, thotë Hysen Sylejmani, teksa shëtit nga tezga në tezgë në T...
Këmba e Elefantit UKRAINË- Mund të ngjajë e mbinatyrshme, por ekziston një objekt shumë real aq vdekjeprurës sa q&e...
foto ilustruese SPANJA- Pushimet e mbushura me alkool dhe festat e shfrenuara në ishujt Ishujt Balearik të Spanjës nuk do të jenë ...