Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
UASHINGTON – Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump që pezullon programin e refugjatëve, do të ndikojë në risistemimin e mijëra afganëve, të cilët ndihmuan Shtetet e Bashkuara gjatë luftës në Afganistan, thotë një organizatë për të drejtat e tyre.
Koalicioni “AfghanEvac”, me seli në Kaliforni, që përbëhet nga organizatat që po ndihmojnë aleatët afganë të Shteteve të Bashkuara të rivendosen në SHBA, tha të hënën se pezullimi i programeve për sistemimin e refugjatëve, do të ndikojë tek aleatët afganë, të cilët po presin për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara.
“Mijëra aleatë afganë që plotësuan pothuajse të gjithë hapat e nevojshëm të procesit të refugjatit do të preken menjëherë nga pezullimi i risistemimit të refugjatëve dhe mijëra të tjerë, që po kalojnë nëpër këtë proces, do të mbesin në një situatë të paqartë”, tha organizata ‘AfganEvac’ përmes një deklarate të publikuar në platformën X.
Presidenti Donald Trump nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv duke e quajtur Programin amerikan për Pranimin e Refugjatëve, të njohur me shkurtesën USRAP, të dëmshëm për interesat amerikane dhe e pezulloi zbatimin e tij duke filluar nga 27 janari.
“Ky vendim pezullon programin USRAP deri kur hyrja e mëtejshme e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara të përputhet me interesat e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në urdhrin ekzekutiv.
Ai udhëzon sekretarin e Departmentit për Sigurinë Kombëtare, që në bashkëpunim me sekretarin e shtetit, të njoftojnë presidentin brenda një periudhe 90 ditore nëse programi “përputhet me interesat e Shteteve të Bashkuara”.
Sipas drejtuesit të organizatës ‘AfghanEvac’, Shawn VanDiver, mbi 180,000 afganë janë vendosur në Shtetet e Bashkuara që nga gushti i vitit 2021, kur grupi Taliban mori pushtetin në Afganistan, e deri në dhjetor të vitit 2024.
Mijëra afganë të tjerë ende po presin që të vendosen në Shtetet e Bashkuara.
Organizata ‘AfghanEvac’ tha se urdhri jo vetëm që do të ndikojë tek afganët që janë në rrezik dhe po jetojnë duke u fshehur, por edhe tek pjesëtarët e familjeve të ushtarëve aktivë amerikane.
Sipas një njoftimi të mëparshëm të agjencisë Reuters, fluturimet e 1,660 afganëve për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara, që ishin konfirmuar paraprakisht nga qeveria amerikane, janë anuluar.
Por zoti VanDiver nga organizata ‘AfganEvac’ njoftoi përmes një postimi në platformën X se asnjë fluturim nuk ishte anuluar.
“Për qartësi: askujt ende nuk i është anuluar fluturimi”, shkroi ai.
Ish diplomati afgan, Omar Samad që jeton në Shtetet e Bashkuara, i tha Zërit të Amerikës se urdhri ekzekutiv është pjesë e një plani më të gjerë dhe ai do të ndikojë tek afganët të cilët po presin të vendosen në Shtetet e Bashkuara.
“Do të shqyrtohet nga agjencitë amerikane dhe ka mundësi që ndoshta Shtetet e Bashkuara do të bëjnë një përjashtim për afganët”, shtoi Samad.
Sipas zotit VanDiver, koalicioni i organizatave që ndihmojnë afganët po punon që “aleatët afganë të përjashtohen nga urdhëri i pezullimit të programit”./VOA
foto ilustruese GREQI- Një 14-vjeçare nga Selaniku është dërguar në spital pasi i ka rënë të ...
KINA- Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kërcënoi se do të vend...
Osmani KOSOVË- Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka konfirmuar se ...
Japoni JAPONI- Policia në Japoni ka nisur kërkimet për të gjetur dhe arrestuar një person që goditi me thikë&n...
Sanchez DAVOS- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos u...
Foto ilustruese SHBA- Fluturimet e refugjatëve të cilët ishin planifikuar të udhëtonin në Shtetet e Bashkuara pas nj&eum...
RUSI- Zëvendës i dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara i është përgjigjur kërcënimeve ekonomike të Do...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka shpallur ditën e sotme ditë Zie Kombëtare për shkak të tragjedisë së n...
foto ilustruese SERBI- Shteti i Serbisë është duke u angazhuar për të organizuar votimin e personave të zhvendosur nga Kosov...
GJERMANI- Një djalë dy vjeçar dhe një burrë 41 vjeç janë vrarë në një sulm me thikë në një...