BOTA

VOA: Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi Presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 19:47

VOA: Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare

KINA- Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kërcënoi se do të vendoste një taksë prej 10 për qind për importet kineze, që më 1 shkurt.

Në konferencën e rregullt për shtypin të mërkurën, zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning nënvizoi angazhimin e Kinës për të mbrojtur "interesat e saj kombëtare". “Gjithmonë kemi besuar se nuk ka fitues në një luftë tregtare apo tarifash”, tha ajo.

Pas deklaratave të Presidentit Trump treguesit kryesorë të bursës kineze pësuan rënie. Reagimi i Pekinit erdhi pasi zoti Trump the ekipi i tij po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së tarifave prej 10 për qind ndaj importeve kineze për shkak se Kina “ka dërguar fentanil në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës dhe Kanadasë”. "Ndoshta 1 shkurti, këtë datë po shqyrtojmë," u tha presidenti amerikan gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Deklaratat Presidentit Trump i bëri një ditë pasi u duk se ai po mbante pezull vendosjen e tarifave për importet nga Kina. Po të hënën Presidenti udhëzoi agjencitë federale të rishikojnë deficitet tregtare të Shteteve të Bashkuara dhe praktikat e padrejta tregtare me vendet e tjera.

Në mediat sociale kineze, kërcënimi i Presidentit amerikan u prit me reagime të përziera. Disa përdorues të internetit thanë se tarifa prej 10 për qind mund të pasohej nga një sërë taksash të vendosura ndaj mallrave kineze, ndërsa të tjerë kritikuan zotin Trump se ishte i paparashikueshëm dhe në kundërshtim me vendimet e tij.

“Pse po u hyjnë këtyre problemeve Shtetet e Bashkuara? Në fund, ai që do të paguajë do të jetë populli amerikan, sepse nëse Kina nuk eksporton mallra, amerikanët nuk do të kenë më as pemën e Krishtlindjeve”, shkroi përdoruesi kinez i internetit Fortune Ax Brother në një postim në platformën sociale kineze Weibo.

Disa analistë thonë se kërcënimi për të vendosur tarifa që më 1 shkurt mund të jetë "një taktikë negociuese" e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për ta detyruar Kinën që të bëjë lëshime.

“Krahasuar me tarifat 25 përqind që zoti Trump ka kërcënuar të vendosë ndaj Meksikës dhe Kanadasë, me mundësinë për të vendosur tarifën prej 10 për qind për importet kineze duket sikur zoti Trump po tregohet i përmbajtur ndaj Kinës”, thotë Dexter Roberts, studiues pranë Këshillit Atlantik.

Në këndvështrimin e zotit Roberts, kërcënimi pasqyron dëshirën e Presidentit Trump për të “arritur një lloj marrëveshjeje” me Pekinin. “Nëse Kina përmbush ato që zoti Trump i konsideron si lëshime pozitive për të dhe për Shtetet e Bashkuara, ka shumë të ngjarë që ai të mos i hapë udhë menjëherë këtyre tarifave”, tha zoti Roberts për Zërin e Amerikës.

Ndërsa mbetet e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifat, disa kinezë thonë se bizneset e tyre të eksportit tashmë janë prekur nga shqetësimi i një mundësie të tillë.

“Edhe përpara deklaratave të fundit të Presidentit Trump, disa nga klientët tanë amerikanë kishin porositur shumë mallra, pasi ai fitoi zgjedhjet në nëntor”, tha për Zërin e Amerikës, një eksportues kinez në industrinë e veshjeve me mbiemrin Yuan në Shangai, i cili kërkoi të identifikohet vetëm me mbiemrin e tij për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Ndërsa pritej që Presidenti Trump të merrte detyrën, kompanitë amerikane rritën importet nga Kina, përgjatë muajve të fundit të 2024. Të dhënat zyrtare të doganave të Kinës tregojnë se kompanitë kineze eksportuan mallra me vlerë pothuajse 50 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara në dhjetor 2024, duke shënuar një rritje prej 10.7 për qind krahasur me një vit më parë.

Për të shmangur tarifat e Shteteve të Bashkuara, gjatë viteve të fundit, disa kompani kineze e kanë zhvendosur prodhimin në vendet e Azisë Juglindore ose Amerikës Latine, si Vietnami dhe Meksika.

“Pasi zoti Trump nisi një luftë tregtare ndaj Kinës gjatë mandatit të tij të parë, disa nga klientët amerikanë i kërkuan kompanisë sime që ta zhvendoste prodhimin në Vietnam”, tha për Zërin e Amerikës një menaxher në një kompani prodhimi pajisjesh elektronike me mbiemrin Li, i cili kërkoi të identifikohet vetëm me mbiemrin e tij për shkak të shqetësimeve për sigurinë..

Pavarësisht këtyre përgatitjeve, ekspertët thonë se bizneset kineze do të vazhdojnë të përballen me sfida në rast të një lufte tregtare të zotit Trump kundër Kinës gjatë këtij mandati të dytë. “Zoti Trump tashmë ka përvojë në nisjen e një lufte tregtare kundër Kinës dhe administrata po shqyrton të vërë nën objektiv përpjekjet e Kinës për të shmangur tarifat e SHBA-së, me mundësinë për vendosjen e tarifave ndaj vendeve të Azisë Juglindore ose Meksikës”, tha për Zërin e Amerikës He Jiangbing, një ekspert i pavarur ekonomie në Kinë.

Meqenëse Kina është mbështetur kryesisht tek eksportet për të nxitur rritjen e saj ekonomike në vitet e fundit, zoti Roberts thotë se tarifat që mund të vënë Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë seriozisht në rritjen ekonomike të Kinës.

"Sektori i eksportit të Kinës do të goditet rëndë nga tarifat dhe kjo do të thotë se e gjithë ekonomia kineze do të goditet rëndë', i tha ai Zërit të Amerikës./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan