Emri/ Vrau dhe zhduku Klevis Lleshin në Mamurras, ekstradohet “skenaristi” i atentateve
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...

SHBA- Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis tha të mërkurën se do të kërkonte nominimin republikan për president për zgjedhjet e vitit 2024, duke filluar kështu një përballje me aleatin e tij të dikurshëm, ish-Presidentin Donald Trump, një zhvillim ky që do të ketë ndikim të konsiderueshëm tek gara elektorale drejt Shtëpisë së Bardhë.
Zoti DeSantis e bëri njoftimin nëpërmjet një mesazhi me video, përpara një interviste audiofonike në Twitter me drejtuesin e këtij rrjeti, Elon Musk.
"Kemi nevojë për guximin për të udhëhequr dhe forcën për të fituar", tha zoti DeSantis. “Unë jam Ron DeSantis dhe po kandidoj për president për të udhëhequr rikthimin tonë të madh amerikan”.
Me një profil kombëtar në rritje dhe me ato që priten të jenë burime të mëdha financiare, zoti DeSantis, 44 vjeç, bëhet menjëherë kështu rivali më i madh i ish-Presidentit Trump për nominimin e Partisë Republikane.
Ai pritej fillimisht ta shpallte vendimin gjatë bisedës me pronarin e rrjetit social, ‘Twitter’, Elon Musk.
Duke zgjedhur Twitter-in të mërkurën në mbrëmje, zoti DeSantis u përpoq të përfitonte nga strategjia që ndihmoi ta shndërronte sipërmarrësin e njohur televiziv Donald Trump në një figurë kryesore të skenës politike.
Gjërat nuk shkuan siç ishin planifikuar.
Aktiviteti në internet filloi me defekte teknike që zoti Musk tha se ishin për shkak të "sforcimit" të serverave, sepse njerëz të shumtë po përpiqeshin ta ndiqnin bisedën audiofonike. Fillimi u vonua me mbi 20 minuta përtej kohës së planifikuar, përdoruesit nxirreshin jashtë sistemit, dëgjoheshin eko nga mikrofonat, ndërkohë që luhej muzikë gjatë problemeve teknike që vazhdonin.
“Mund ta dallosh nga gabimet se është e vërtetë”, tha zoti Musk.
Ekipi i ish-Presidentit Trump përqeshi Guvernatorin DeSantis.
"Kjo është një fatkeqësi. Nuk është për t'u habitur", shkruajti në Twitter këshilltari i lartë i zotit Trump, Chris LaCivita.
Zoti Musk kishte njoftuar që të martën se biseda, që do të transmetohej drejtpërdrejt në ‘Twitter Spaces’, do të ishte vetëm me audio.
“Do të intervistoj Ron DeSantis-in dhe ai ka mjaft për të thënë. Kjo do të jetë hera e parë që diçka e tillë po ndodh në mediat sociale me pyetje dhe përgjigje që do bëhen në kohë reale”, tha zoti Musk gjatë një paneli për Revolucionin Teknologjik i organizuar nga gazeta amerikane, “Wall Street Journal” në Londër.
Ron DeSantis do t'i bashkohet një gare me shumë kandidatë republikanë, ku do të vendoset nëse partia do të largohet nga ish presidenti Donald Trump, në përpjekje për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden.
“Unë e shoh atë duke tërhequr një pjesë të bazës së përkrahësve të zotit Trump dhe duke u bërë më tërheqës për republikanët që duan vërtet një kampion në formën e ish presidentit Trump, por pa problemet e Donald Trumpit”, thotë profesorja e Shkencave Sociale në Universitetin ‘Brown’, Wendy Schiller.
Guvernatori DeSantis deri në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar kishte marrëdhënie të mira me ish presidentin Trump, por fakti, që në vend të mbështetjes për ish presidentin, po hyn vetë në garë, ka bërë që ish presidenti të fillonte sulmet ndaj tij para disa muajsh.
“Ai duhet të thotë unë po ju ofroj diçka që nuk e keni provuar. Unë do të jem më i mirë në planin afatgjatë sesa Donald Trumpi dhe unë mund ta fitojë Shtëpinë e Bardhë. Pra, oferta e tij, si një kandidat i qëndrueshëm mendoj se është një strategji e zgjuar”, thotë profesorja Schiller.
Guvernatori DeSantis gjithashtu u ka shpallur luftë të hapur politikave liberale, duke ndaluar nga sistemi shkollor i Floridës librat që flasin për barazinë racore, ka nënshkruar një ligj, që praktikisht e ka bërë abortin të pamundur dhe ka sulmuar të drejtat e komunitetit LGBTI.
“DeSantis është marrë me disa prej çështjeve më të ndjeshme kulturore, të cilat i shërbejnë për të tërhequr elektoratin republikan këto ditë. Sot është pak e vështirë të kuptosh se cilat janë çështjet kryesore që bashkojnë republikanët, por shqetësimi për disa nga politikat e së majtës duket se i bashkon republikanët”, thotë studiuesi i Qendrës së Politikave Dypartiake, Tevi Troy.
Analistët thonë se DeSantis ka të ngjarë të përpiqet të ecë në një vijë të kujdesshme duke shmangur sa më shumë përballjet që mund të vlerësohen denigruese për përkrahësit e ish presidentit Trump, ndërkohë që e bën të qartë se ai mbështet të njëjtat politika, por duke mos qënë aq kontradiktor sa ish presidenti.
Vazhdon dhuna në territoret e pushtuara nga Izraeli, ndërsa autoritetet izraelite shembën shtëpinë e një palestinezi, që si...
Një grup i grave të burgosura për aryse politike që mbahen në burgun famëkeq Evin të Teheranit, kanë organizuar nj&eum...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vizitën e liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, në Moskë dhe takimin q...
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, pritet të shpallë sot kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Zoti DeSantis...
19 persona, kryesisht studente, u vranë nga zjarri në këtë vend i cili ndodhet në bregun e Atlantikut të Veriut të Amerik&e...
Kriza e klimës, është padyshim sfida më e madhe e epokës sonë. Thatësirat, zjarret e përhapura në pyje, përm...
Një grup i grave të burgosura për arsye politike që mbahen në burgun famëkeq Evin të Teheranit, kanë organizuar nj&eum...
Tre persona të plagosur, mes tyre një 10-vjeçare e cila është goditur me plumb në kokë është bilanci të sh...
Kontributi i Mbretërisë së Bashkuar në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) do të vazhdojë së paku deri në vit...
Nëse ritmi aktual i ngrohjes globale vazhdon kështu, ai do të shtyjë miliarda njerëz jashtë zonave më të prekura, sipa...