Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

IZRAEL- Forcat izraelite janë duke u përgatitur për të rrëzuar shtëpi në dy kampe refugjatësh në veri të Bregut Perëndimor, i cili është i uzurpuar nga Izraeli. Kështu thanë guvernatori i njërit prej kampeve dhe Associated Press, agjencia e lajmeve që i ka parë dokumentet ushtarake izraelite.
Abdallah Kamil, guvernatori i Tulkaremit, shkroi në Facebook të enjten se ushtria po përgatitej t’i shembte 116 shtëpi në kampet e refugjatëve Tulkarem dhe Nur Shams, të cilat janë dy nga shënjestrat kryesore të bastisjeve izraelite në veri të Bregut Perëndimor.
Ushtria izraelite deklaroi se po zbaton ndryshime në kampe, “për ta përmirësuar lëvizjen për ushtarët” dhe për ta parandaluar militantizmin. Ushtria tha se ka bërë përpjekje për ta ulur sa më shumë numrin e shtëpive që do të rrëzohen dhe u bëri thirrje qytetarëve “t’i kontaktojnë autoritetet për t’i shqyrtuar mundësitë për t'i marrë gjësendet e tyre nga shtëpitë”.
Dy urdhra për shembjen e shtëpive tregonin se ato do të rrëzohen brenda 24 orëve, sipas dokumenteve ushtarake të ndara me Associated Press nga një zyrtar i OKB-së në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Lajmi bëri që banorët e kampeve tashmë të evakuuara Nur Shams dhe Tulkarem të nxitojnë për t’u kthyer dhe për t’i marrë gjësendet e tyre para se shtëpitë e tyre të shkatërroheshin. Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRËA, tha se kishte raportime se forcat izraelite arrestonin dhe shtinin me armë në shenjë paralajmërimi ndaj palestinezëve gjatë asaj kohe.
Ushtria izraelite ka qenë duke zhvilluar një operacion në Bregun Perëndimor gjatë disa muajve të fundit, që në kulmin e saj zhvendosi afërsisht 40.000 palestinezë. Operacioni ka zbrazur dhe shkatërruar në masë disa kampe refugjatësh në veri të Bregut Perëndimor, si Tulkarem dhe Nur Shams, ku jetonin pasardhësit e palestinezëve që u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre në luftërat e mëparshme.
Kjo është zhvendosja më e madhe në Bregun Perëndimor që nga kapja e territorit nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967. Izraeli ka deklaruar se trupat do të qëndrojnë në disa kampe për një vit. Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967.
Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.
Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite./ REL
familja mbreterore SHBA- Princ Harry Duka është shprehur se do të donte shumë një pajtim me Familjen Mbretërore. Duka i Susex...
foto ilustruese PERU- Një anije e marinës peruane u përplas me një platformë nafte Perenco në Amazonë, ...
foto ilustruese BRUKSEL- Që nga qershori i vitit 2022, Bashkimi Evropian i ka dhënë Ukrainës liberalizim të plotë tregtar p&...
KANADA- Kryeministri kanadez, Mark Carney konfirmoi se do të udhëtojë për në Uashington të martën e ardhshme p&eu...
SHBA- Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u ka propozuar anëtarëve të aleancës të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të PBB-s&eu...
SHBA- Negociatat midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit po shkojnë drejt një marrëves...
AFRIKË- Gjykata në Afrikën e Jugut sot shpalli fajtorë një nënë dhe dy bashkëpunëtorë të saj për&n...
SHBA- Publikimi i këngës “Radio Free Europe” (Radio Evropa e Lirë) në vitin 1981 e prezantoi grupin e rokut, R.E.M., për ...
ARGJENTINË- Një tërmet i fortë me magnitudë mbi 7 rihter të shkallës Rihter goditi Argjentinën këtë...
VATIKAN- Zjarrfikësit italianë instaluan këtë mëngjes oxhakun nga i cili do të dalë tymi, pas votave të kardinalë...