Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Publikimi i këngës “Radio Free Europe” (Radio Evropa e Lirë) në vitin 1981 e prezantoi grupin e rokut, R.E.M., për herë të parë para botës. Ky hit gjithashtu ia kujtoi botës rolin që luan transmetuesi i financuar nga Shtetet e Bashkuara në ndërtimin e demokracisë në vendet ku shtypi i lirë është i ndaluar, ose ende i paplotë.
Për ta shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 Maj, grupi ka njoftuar për ripublikimin e veçantë të këngës, për të festuar 75-vjetorin e Radios Evropa e Lirë së shpejti, në një kohë kur po zhvillohet një betejë për ndërprerjen e operacioneve të disa transmetuesve të financuar nga SHBA-ja, çka shihet nga shumëkush si përpjekje për t’i heshtur mediat prodemokracisë.
“Qoftë në muzikë apo liri të medias – censura kudo përbën kërcënim për të vërtetën gjithkund. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua t’i përshëndes gazetarët e guximshëm të Radios Evropa e Lirë”, tha Michael Stipe, vokalisti dhe një nga themeluesit e grupit R.E.M.
REL-i, bashkë me transmetues të tjerë të financuar nga qeveria, si Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra për Transmetime në Kubë (Radio Marti) dhe Rrjeti i Transmetuesve në Lindjen e Mesme, janë përballur me kushte të rënda që kur presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që tkurri Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM).
USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë.
Pak orë pas publikimit të urdhrit ekzekutiv, USAGM-i bëri të ditur përmes një letre se granti i miratuar nga Kongresi për ta financuar REL-in, me seli në Pragë, Çeki, ishte ndërprerë. REL-i është duke e luftuar në gjykatë këtë vendim.
Trump, i cili ka marrë disa masa për t’i ulur shpenzimet qeveritare që kur mori mandatin e dytë në janar, pati përplasje me USAGM gjatë mandatit të parë për pavarësinë editoriale dhe drejtimin e programeve. Ai i ka përsëritur këto shqetësime që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë.
Por, mbështetësit e transmetuesve thonë se ata janë pjesë e rëndësishme e diplomacisë amerikane dhe heshtja e tyre do të përshëndetet nga regjimet autoritare që ata i ekspozojnë.
“Për mua, muzika e R.E.M.-it gjithmonë ka përfaqësuar festimin e lirisë: lirisë së shprehjes, tekste që të bëjnë të mendosh dhe melodi që të frymëzojnë për të vepruar”, tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i REL-it, Stephen Capus.
“Këto janë pikërisht qëllimet e gazetarëve tanë në Radion Evropa e Lirë – të informojnë, të frymëzojnë dhe të mbështesin liritë që shpesh janë të paarritshme për audiencën tonë. Ne i mbajmë njerëzit përgjegjës, veçanërisht ata që ndihen të kërcënuar nga e vërteta. Ata shkojnë shumë larg për të na heshtur – bllokojnë burimet dhe faqet e internetit dhe madje burgosin kolegët tanë”, shtoi ai.
Nga ana lirike, kënga “Radio Free Europe” e R.E.M-it është interpretuar si një koment mbi dëshirën për informacione të mirëfillta në një mjedis të mbushur me dezinformim.
Kjo frymë rezistence, thotë Mike Mills, një nga themeluesit e R.E.M-t, jeton ende në atë që ai e quajti “OG” (Original Gangster) e transmetimit pro-demokracisë.
“Gazetarët e Radio Free Europe kanë zemëruar diktatorët për 75 vjet. E di që po bën punën mirë kur krijon armiqtë e duhur,” tha ai.
Katër gazetarë dhe bashkëpunëtorë të REL-it – Ihar Losik, Nika Novak, Vladyslav Yesypenko dhe Farid Mehralizada – ndodhen në burg për akuza që lidhen me punën e tyre.
Për të përkujtuar këngën, R.E.M. njoftoi se do ta publikojë një version të kufizuar në vinil portokalli të “Radio Free Europe” si dhe mallra (merchandise), të ardhurat nga të cilat do t’i dhurohen REL-it./REL
ARGJENTINË- Një tërmet i fortë me magnitudë mbi 7 rihter të shkallës Rihter goditi Argjentinën këtë...
VATIKAN- Zjarrfikësit italianë instaluan këtë mëngjes oxhakun nga i cili do të dalë tymi, pas votave të kardinalë...
foto ilustruese KOSOVË- Qeveria në detyrë e ka hedhur poshtë raportin vjetor për lirinë e shtypit në Kosovë të...
SHBA- Marrëveshja e arritur midis Ukrainës dhe SHBA-së mbi burimet natyrore u mirëprit sot nga Komisioni Evropian. "Ne e mir&eu...
SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk do të veprojnë më si ndërmjetësuesi kryesor në negociatat e paqes midis Ukrainës dh...
SHBA- Në një postim të mprehtë në llogarinë e tij personale Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald T...
SHBA- Elon Musk duket se është në fund të mandatit të tij si punonjës i posaçëm qeveritar, nd&eu...
SHBA- Ushtria amerikane po përgatitet për një paradë të madhe ushtarake në Uashington, sipas dokumenteve të siguruara nga A...
GJERMANI- Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organiz...
SHBA- Ndërprerja e financimit për dy mediat publike amerikane, rrjetin televiziv PBS dhe stacionin radiofonik NPR, u kërkua me anë të...