Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

SHBA- Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha të hënën se po shqyrton mundësinë e shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams. Ky zhvillim vjen pasi katër nga ndihmësit kryesorë të tij njoftuan dorëheqjen, zhvillimi më i fundit që pason përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të tërhequr akuzat për korrupsion kundër zotit Adams.
Guvernatorja demokrate Hochul, tha se do të zhvillojë të martën një takim në Manhatan “se si do të procedohet më tej”. Ajo tha se largimi i nënkryetares së parë të bashkisë Maria Torres-Springer dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, kanë ngritur "pikëpyetje serioze mbi të ardhmen e administratës së zotit Adams”.
Çështja e lidhur me zotin Adams, gjithashtu një demokrat, mori një vëmendje të madhe, kur javën e kaluar, numri dy i Departamentit të Drejtësisë urdhëroi prokurorët federalë të Manhatanit, që të hiqnin dorë nga akuzat për korrupsion, në këmbim të bashkëpunimit të kryetarit të bashkisë, për goditjen e imigracionit të paligjshëm, bazuar në axhendën e Presidentit republikan Donald Trump.
Rasti ngriti pikëpyetje në lidhje me pavarësinë politike të kryebashkiakut dhe aftësinë e tij për të udhëhequr qytetin. Në Departamentin e Drejtësisë, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove, që urdhëroi tërheqjen e akuzave, shkruante se akuzat penale ndaj Adams kishin “kufizuar në mënyrë të padrejtë aftësinë e kryebashkiakut për t'i kushtuar vëmendjen dhe burimet e duhura imigrimit të paligjshëm dhe krimit të dhunshëm”.
"Unë e njoh përgjegjësinë e madhe që mbaj si guvernatore dhe kompetencat kushtetuese që i janë dhënë kësaj zyre", thuhej në një deklaratë të governatores Hochul.
"Në 235 vite histori së shtetit të Nju Jorkut, këto kompetenca nuk janë përdorur kurrë për të hequr një kryebashkiak të zgjedhur. Përmbysja e vullnetit të votuesve është një hap serioz, që nuk duhet të merret lehtë. Por pavarësisht kësaj, ajo që dyshohet se ka ndodhur me bashkinë në dy javët e kaluara, është e rëndë dhe nuk mund të injorohet”, shtonte ajo më tej.
Sipas ligjeve të Nju Jorkut, fillimisht guvernatori duhet t'i dorëzojë kryebashkiakut një kopje të akuzave ku bazohet kërkesa për largim dhe më pas, atij i ofrohet "një mundësi për t'u mbrojtur". Por megjithatë nuk ka precedentë mbi mënyrën se si do të funksiononte një gjë e tillë.
Më herët të hënën, zoti Adams konfirmoi largimin e zonjës Torres-Springer, Nënkryetares së Bashkisë për Çështjet Operacionale Meera Joshi, Nënkryetares për Çështje të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Anne Williams-Isom, si dhe Nënkryetarit për Çështje të Sigurisë Publike Chauncey Parker.
"Jam i zhgënjyer që ata po largohen, por duke pasur parasysh sfidat aktuale, e kuptoj vendimin e tyre dhe nuk u uroj asgjë tjetër, veçse sukses në të ardhmen", tha zoti Adams, i cili përballet me disa sfidues në zgjedhjet paraprake brenda demokratëve që mbahen në qershor.
"Por më lejoni të jem i qartë: Nju Jorku do të vazhdojë të ecë përpara, ashtu siç ka bërë çdo ditë".
Tre prej ndihmësve të zotit Adams thanë në një letër drejtuar personelit ë bashkisë, se po largoheshin për shkak të "zhvillimeve të jashtëzakonshme të javëve të fundit".
Ata nuk dhanë një datë se kur do të ndodhte një gjë e tillë, por zoti Adams tha se të katër, do të qëndrojnë në detyrë "për momentin për të siguruar një tranzicion të pandërprerë". Udhëzimi i zotit Bove për prokurorët që të heqin dorë nga ndjekja penale ndaj zotit Adams shkaktoi stuhi brenda Departamentit të Drejtësisë.
Shtatë prokurorë federalë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste, përfshirë dhe kreun e përkohshëm të zyrës së prokurorisë të Manhatanit. Demokratët i kanë bërë bënë thirrje zotit Adams që të japë dorëheqjen.
Të premten zoti Bove dhe zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë i kërkuar gjykatësit federal të Manhatanit Dale E. Ho, të pushonte çështjen. Ky i fundit nuk ka ndërmarrë ende një vendim lidhur me kërkesën.
Adams, u deklarua i pafajshëm shtatorin e kaluar lidhur me akuzat se kishte marrë më shumë se 100,000 dollarë në kontribute të paligjshme për fushatën elektorale dhe se shtetas të huaj i kishin paguar udhëtime luksoze për të siguruar ndikimin e tij, ndërsa bënte fushatë për kryetar bashkie./VOA
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina nuk do t'i dorëzohet ultimatumeve të Rusisë, pas bisedimeve mes zyrtarëve t&eu...
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kos...
KOSOVË- “Prishtina llogariti gabimisht as koktejet e molotovit nuk do t’i trembin serbët”, “Çfarë u sjellin zgje...
ARABIA SAUDITE- Zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u takuan të martën në Arabinë ...
ARABIA SAUDITE- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i përshkroi bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara si shum&e...
SHBA- Michelle King, zyrtarja më e lartë në Administratën e Sigurimeve Shoqërore, la postin e saj të dielën pasi refuz...
KOSOVË- Saktësisht 182 mijë e 849 është numri i banesave që janë të pabanuara në të gjithë Kosovën...
KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka krerët e partive në Kosovë. Orav përmes një post...
ARABIA- Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë kanë përfunduar bisedimet e tyre të para lidhur me luftën në Ukr...
VATIKAN- Vatikani ka anuluar angazhimet e fundjavës së Papa Françeskut, teksa ai po përballet me një infeksion “kompleks...