Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të depërtuar në rrjetet amerikane të telekomunikacionit ka zbuluar një fushatë "të gjerë e domethënëse" spiunazhi kibernetik, që synon vjedhjen e informacionit nga shtetas amerikanë, që punojnë për qeverinë apo që janë në politikë, njoftoi të mërkurën FBI-ja.
Hakerët e lidhur me Pekinin kanë komprometuar rrjetet e shumë kompanive të telekomunikacionit me synimin për të marrë të dhënat telefonike të klientëve, e fituar qasje tek komunikimet private tek "një numër i kufizuar individësh", sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga FBI-ja dhe agjencia federale mbi Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën.
FBI-ja nuk identifikoi asnjë prej individëve që ishin në shënjestër të hakerave kinezë, por tha se shumica e tyre "janë të përfshirë kryesisht në aktivitete qeveritare apo politike".
Zyrtarët e FBI-së sugjeruan gjithashtu se hakerët mund të jenë përpjekur të komprometojnë programe si ato që i nënshtrohen Aktit të Mbikëqyrjes së Zbulimit të Huaj. Ky i fundit u jep agjencive amerikane të spiunazhit kompetenca gjithëpërfshirëse për të vëzhguar komunikimet e individëve të dyshuar si agjentë të një fuqie të huaj.
Paralajmërimi vjen pas disa rasteve të hakerimit që kanë përfshirë figura të njohura e që autoritetet amerikane i kanë lidhur me Kinën. Zyrtarët thonë se ato janë pjesë e një përpjekje për të vjedhur informacion teknologjik dhe qeveritar, duke synuar gjithashtu infrastrukturën jetike si rrjetin elektrik.
Në shtator FBI-ja njoftoi se kishte bllokuar një operacion të madh hakerimi kinez të njohur si ‘Flax Typhoon’, që kishte të bënte me instalimin e një programi kompiuterik me qëllim dashakeq, në më shumë se 200,000 pajisje kompiuterike, përfshirë kamera dhe videoregjistrues.
Pajisjet ishin përdorur më pas për të krijuar një rrjet masiv kompjuterësh të infektuar, që mund të përdoreshin për të kryer vepra të tjera penale kibernetike.
Muajin e kaluar, zyrtarët thanë se hakera të lidhur me Kinën kishin vënë në shënjestër telefonin e zotit Trump, në atë kohë kandidat për president si dhe të senatorit JD Vance, kandidat për nënpresident, krahas telefonave të njerëzve të lidhur me kandidaten demokrate, nënpresidenten Kamala Harris.
Autoritetet nuk dhanë detaje se si ose nëse rastet e publikuara të mërkurën janë të lidhura me fushatat e mëparshme të hakerimit.
Në deklaratën e tyre të mërkurën, FBI-ja dhe agjencia federale mbi Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën, thanë se zyrtarët po punojnë me industrinë e telekomunikacionit dhe me ata që kanë rënë viktima të hakerimit, për efikasitet ndaj përpjekjeve të vazhdueshme për spiunazh kibernetik.
Kina ka hedhur poshtë akuzat e zyrtarëve amerikanë për përfshirje në spiunazh kibernetik. Ambasada kineze në Uashington nuk i është përgjigjur ende një kërkesë për koment të bërë të mërkurën, mbi këtë çështje./VOA
ZELANDA E RE- Ligjvënësit maori organizuan një protestë dramatike në parlamentin e Zelandës së Re të enjten ...
PARIS -Në Paris u zhvilluan protesta kundër një aktiviteti të organizuar nga figurat e së djathtës ekstreme në përkrah...
RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u ka kërkuar vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerëve të tjerë...
GREQI- Greqia është në bisedime me Izraelin për të zhvilluar një kupolë mbrojtëse kundërajrore dhe raketore prej ...
foto ilustruese LIBAN- Të paktën 21 persona u vranë dhe 73 u plagosën nga sulmet izraelite të mërkurë...
GAZA- Hamasi duket i gatshëm të vazhdojë me një marrëveshje armëpushimi të menjëhershëm, por pohon se p...
FLORIDA- Miqësia e Donald Trump me Elon Musk duket se po bëhet gjithnjë e më e fortë. Njeriu më i pasur në bot&eu...
GAZA- Ndërsa popullsia në disa pjesë të Gazës rrezikohet nga uria, vështirësitë po i përjetojnë edhe palesti...
GREQI- Një sasi lënde narkotike kokainë me vlerë 2.3 milionë euro është sekuestruar në portin e Pireut në Greqi. ...
Damask DAMASK- 15 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën sot në sulmet izraelite që goditën ndërtesat e ba...