Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GAZA- Ndërsa popullsia në disa pjesë të Gazës rrezikohet nga uria, vështirësitë po i përjetojnë edhe palestinezët në Bregun Perëndimor. Siç njofton nga Ramallahu korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, ata nuk munden më të punojnë në Izrael dhe gjithë ekonomia e Bregut Perëndimor po i ndjen pasojat.
Përpara sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, mbi 200 mijë palestinezë nga Bregu Perëndimor dhe Gaza punonin në Izrael duke mbështetur kështu ekonominë palestineze. Për mbi një vit, atyre u është ndaluar tashmë hyrja në Izrael dhe shumica i kanë humbur vendet punës, që i kanë patur përgjithësisht në ndërtim.
Kur filloi lufta, Shukri Al Najjar nga Gaza, lyente shtëpitë në qytetin Beersheva në jug Izraelit. Ai tashmë është i papunë dhe qëndron i bllokuar në Ramallah, qytet palestinez në Bregun Perëndimor. Atij nuk i lejohet të hyjë në Izrael, apo të rikthehet në Gazë, pasi kufijtë janë të mbyllur.
“Përpara luftës isha mirë edhe kur nuk gjeja punë. Isha me familjen time. Nuk kishte frikë. Tashmë ekonomia është më keq dhe jam shumë i frikësuar për mirëqenien e familjes time, sigurinë e tyre”, tregon Shukriu.
Ai thotë se së bashku me 80% të godinave të banimit në Gazë, shtëpia e familjes së tij në Gazën veriore u shkatërrua nga sulmet ajrore izraelite. Fatmirësisht, familja e tij nuk gjendej në banesë kur u bë sulmi.
Ekonomia në Gazë është shkatërruar dhe agjencitë e OKB-së thonë se do të duhen dekada për t’u rindërtuar. Ekonomia në Bregun Perëndimor ka pësuar goditje domethënëse gjatë një viti luftimesh, ndërsa papunësia është rritur në gati 40%.
“Humbëm rreth 10-12% të GDP-së këtu në Bregun Perëndimor pas gati një viti luftimesh. Dhe tashmë niveli i papunësisë është trefishuar. Varfëria sigurisht që do të rritet. Tashmë flitet për nivel varfërie në gati 45% në Bregun Perëndimor”, thotë profesori i ekonomisë Nasser Abdel Karim, nga Universiteti Arabo-Amerikan, pranë Ramallahut.
Shumë nga bizneset në Bregun Perëndimor janë mbyllur, ose ushtrojnë aktivitet shumë të kufizuar.
Kovaçi palestinez Rabee Ffleifel thotë se të ardhurat janë të pakta dhe mezi mjaftojnë për të ushqyer fëmijët e tij. Ai prodhon kangjella dhe dekorime dritaresh. Ky lloj biznesi ka rënë me gati 90%, pasi njerëzit po i ruajnë paratë për gjërat më thelbësore.
Të njëjtin mesazh dëgjon edhe përballë dyqanit të tij, ku Khalil Abu Arayes ka një punishte për riparimin e makinave.
“Njerëzit nuk punojnë. Ato pak para që kanë, duan t’i ruajnë për të blerë ushqim. Nuk duan të vijnë tek zona industriale për të blerë një derë, apo për të ndrequr makinën”, thotë zoti Arayes.
Shumë palestinezë në Bregun Perëndimor thonë se situata e tanishme ekonomike në Bregun Perëndimor është më e vështira me të cilën ata janë përballur ndonjëherë.
Ata shpresojnë se lufta në Gazë do të përfundojë së shpejti dhe se do të munden të punojnë sërish në Izrael. Kjo do t’i jepte edhe mundësinë ekonomisë për të filluar rimëkëmbjen./VOA
GREQI- Një sasi lënde narkotike kokainë me vlerë 2.3 milionë euro është sekuestruar në portin e Pireut në Greqi. ...
Damask DAMASK- 15 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën sot në sulmet izraelite që goditën ndërtesat e ba...
Foto ilustruese BERLIN- Berlini është kthyer në një qendër të opozitës ruse, në vitet pas sulmit në shkall&eum...
Trump dhe Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë...
SHBA- Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij (RSF), viktimë e një fushate dezinformimi në platformën "X" (is...
Korali SOLOMON- Shkencëtarët kanë njoftuar se kanë zbuluar koralin më të madh në botë pranë Ishujve ...
Putin MOSKË- Një gjykatë ushtarake në Moskë ka dënuar një grua 43-vjeçare me tetë vjet b...
Foto ilustruese IZRAEL- Ndërkohë që luftimet po vazhdojnë në Gazë dhe Liban, organizata “Human Rights Watch” publ...
Takimi BUDAPEST- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është pritur në një takim në Budapest të enjten n...
donald trump SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë një sërë emrash që do të drejtojn&e...