Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha se filloi sulme "precize " ndaj objektivave në Iran, si hakmarrje për sulmet iraniane ndaj Izraelit, të kryera në fillim të këij muaji.
"Në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të regjimit në Iran kundër shtetit të Izraelit, tani Forca e Mbrojtjes e Izraelit (IDF) po kryen sulme precize ndaj objektivave ushtarake në Iran", tha një zëdhënës i IDF-së përmes një video-deklarate.
"Regjimi në Iran dhe përfaqësuesit e tij në rajon kanë sulmuar pamëshirshëm Izraelin që nga 7 tetori në disa fronte, duke përfshirë edhe sulmet e drejtpërdrejta nga toka iraniane", shtoi ai.
Njoftimi erdhi pas raporteve për disa shpërthime në kryeqytetin e Iranit, Teheran, dhe qytetin e afërt, Karaj. Televizioni shtetëror i Iranit dhe agjencia e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, ashtu si edhe CNN, raportuan për shpërthimet. Pas sulmit që kreu javë më parë në Izrael, Teherani tha se ishte hakmarrje për një sulm paraprak nga Izraeli.
Zëdhënësi i IDF-së shtoi se, "si çdo vend tjetër sovran në botë, shteti i Izraelit ka të drejtë dhe detyrë të përgjigjet".
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, "është informuar dhe po ndjek nga afër zhvillimet", raportoi televizioni CBS. Sulmet izraelite raportohet se nuk kishin në shënjestër objektet energjetike apo bërthamore. Disa media raportuan për një valë të dytë të sulmesh në qytetin iranian të Shirazit, por televizioni shtetëror iranian tha se nuk kishte sulme diku tjetër, ndërsa Izraeli nuk komentoi.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett, tha se Uashingtoni është këshilluar për sulmet paraprakisht. Sipas tij, sulmet janë "ushtrim i vetëmbrojtjes dhe në përgjigje të sulmit me raketa balistike të Iranit kundër Izraelit, që u krye më 1 tetor".
Rreth së njëjtës kohë, agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se një sulm ajror i Izraelit shënjestroi disa lokacione ushtarake në pjesët qendrore dhe jugore të Sirisë. Shqetësimet janë rritur se Irani dhe Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen në një luftë rajonale, derisa Izraeli i intensifikon sulmet në Liban kundër Hezbollahut - grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.
Sulmet ajrore që kanë goditur Bejrutin dhe Libanin jugor, janë shoqëruar edhe me operacion tokësor. Hezbollahu - i cilësuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara - mbështet Hamasin, i cili ka qenë shënjestër e Izraelit gjatë gjithë vitit të kaluar. Kjo, pasi Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë./ REL
ANGLI- Më shumë se 29,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit pasi ...
BJELLORUSIA- Ndërtimi i një kampi të ri ushtarak në rajonin Homel të Bjellorusisë, për të cilin disa analistë kis...
RUSIA- Rusia ka ndihmuar në përforcimin dhe përhapjen e pretendimeve të rreme në internet rreth uraganëve të fundit në...
SHBA- Gazeta tabloide amerikane New York Post, në pronësi Rupert Murdoch, ka mbështetur hapur Donald Trump për zgjedhjet preside...
SHBA- Jeta e kandidatit republikan për nënpresident, JD Vance, është një histori tipike e "një djali të suksesshëm t&e...
BEOGRAD- Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, e ka anuluar një takim të paraparë me kryeministrin e Serbisë,...
IZRAEL- Tre ushtarë të tjerë izraelitë u vranë të premten në luftimet në Rripin verior të Gaz...
SHBA- Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris u shfaq me Barack Obaman për herë të parë në fushatë, duke ofruar a...
KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut kërcënoi se do të dërgonte armë dhe burime në Ukrainë në përgjigje të armikut...
TURQI- Prersidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se sulmi ndaj Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore në Ankara ish...