BOTA

"Për të nxitur përçarje mes amerikanëve!" Studimi: Rusia shtoi dezinforimimin mbi masat pas urganëve

M.B. Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 22:30

"Për të nxitur përçarje mes amerikanëve!"

RUSIA- Rusia ka ndihmuar në përforcimin dhe përhapjen e pretendimeve të rreme në internet rreth uraganëve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe reagimin e qeverisë federale, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Kremlinit për të manipuluar diskutimit politik në Amerikë përpara zgjedhjeve presidenciale, tregon një studim i ri.

Përmbajtja, e përhapur nga media shtetërore ruse, faqet e internetit ruse dhe mediat sociale kritikon reagimin e qeverisë ndaj uraganeve Helene dhe Milton, duke shfrytëzuar shqetësimet në lidhje me masat për rimëkëmbjen, në përpjekje për të përshkruar udhëheqësit amerikanë si të paaftë dhe të korruptuar, tregon studimi i realzuar nga Instituti për Dialog Strategjik. Kjo organizatë me bazë në Londër hulumton dezinformimin dhe ekstremizmin në internet.

Në disa raste, pretendimet për stuhitë përfshijnë pamje të rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale, si për shembull, një fotografi ku duken skena të përmbytjeve shkatërruese në Disney World, diçka që në fakt nuk ndodhi, thonë hulumtuesit.

Ky rast i fundit, është në përputhje me praktikat e ndjekura prej kohësh nga Kremlini, që identifikon debatet legjitime dhe çështjet e diskutueshme në Shtetet e Bashkuara dhe më pas si shfrytëron ato për të përhapur lajmet e rreme.

Fushatat e mëparshme dezinformuese kanë shfrytëzuar debate rreth emigracionit, racizmit, krimit dhe ekonomisë në një përpjekje për të paraqitur Shtetet e Bashkuara si të korruptuara, të dhunshme dhe të padrejta.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit dhe kompanitë private të teknologjisë thonë se aktiviteti rus është rritur ndjeshëm përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, ndërsa Moska përpiqet të shfytëzojë çdo mundësi për të minuar kundërshtarin e saj kryesor.

Duke shfrytëzuar shqetësime reale për rimëkëmbjen nga fatkeqësive, agjencitë ruse të dezinformimit mund të përpiqen të ndërhyjnë në debatet në Shtetet e Bashkuara, me synimin për të minuar besimin e amerikanëve te qeveria e tyre dhe te njëri-tjetri.

"Këto nuk janë situata po krijohen nga aktorët e huaj", thotë Melanie Smith, drejtore e hulumtimeve pranë Institutit për Dialog Strategjik. "Ata thjesht po i hedhin benzinë zjarrit, pra çështjeve që janë tashmë shqetësim".

Hulumtimi tregon se përmbajtja e shpërndarë përfshinte postime në gjuhën angeze që dukshëm synonin amerikanët, por dhe propagandë në gjuhën ruse me synim audiencën vendase. Pjesa më e madhe e dezinformatave kishte si objektiv Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave dhe administratën demokrate të Presidentit Joe Biden dhe Nën Presidentes Kamala Harris. Kjo e fundit është kandidatja demokrate në garën e Shtëpisë së Bardhë kundër ish-Presidentit Donald Trump.

Agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës mbetet motivimi kryesor i Kremlinit për përhapjen e gënjeshtrave. Nëse Rusia mund të bindë mjaft amerikanë që të kundërshtojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, kjo mund t’ia lehtësonte Moskës rrugën për një fitore mundshme, kanë thënë zyrtarë dhe analistë.

Zyrtarët amerikanë të shërbimeve të zbulimit kanë thënë se dezinformimi nga Rusia duket se është krijuar për të mbështetur Donald Trumpin, i cili ka vlerësuar Presidentin rus Vladimir Putin dhe ka nënvlerësuar aleancën e NATO-s dhe udhëheqësit e Ukrainës. Postimet e lidhura me Rusinë vazhdimisht denigrojnë Kamala Harrisin, duke thënë se ajo ka injoruar thirrjet e viktimave të stuhive për ndihmë. Nga ana tjetër, një postim i fundit nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RT e cilësoi Donald Trumpin "një figurë mistike me përmasa historike".

Zyrtarët e inteligjencës konfirmuan të martën se Rusia krijoi një video të manipuluar për të njollosur kandidatin demokrat për Nën President, Tim Walz.

Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Ambasada ruse nuk i është përgjigjur këerkesave të kësaj jave për komentenë lidhje me akuzat e fundit nga hulumtues dhe zyrtarë të inteligjencës.

Hulumtuesit e Institutit për Dialog Strategjik zbuluan se agjentët rusë të dezinformimit shfrytëzuan kontrollin e dobët të përmbajtjes në platformat e mediave sociale në pronësi të Shteteve të Bashkuara si rrjeti X për të përhapur përmbajtjen e tyre gjerësisht. Para se të blihej nga Elon Musku, platforma e njohur dikur si Twitter, parashikonte që të sinjalizohej se përmbajtja ishte krijuar nga media shtetërore autoritare. Zoti Musk e anuloi atë rregull dhe dëmtoi përpjekjet për e platformës për kufizimet mbi përmbajtjen, duke çuar në një rritje të propagandës së huaj dhe gjuhës së urrejtjes.

Shpesh lajmet e rreme vijnë nga llogari të rreme ose faqe interneti që imitojnë mediat legjitime, duke e bërë të vështirë përcaktimin e origjinës së tyre të vërtetë. Amerikanët që nuk dyshojnë,shpërndajnë përmbajtjen.

Në korrik, zyrtarët e inteligjencës amerikane paralajmëruan se "amerikanët në mënyrë të paqëllimtë" po ndihmonin Rusisë në përhapjen e dezinformimit.

Kërkues të kompanisë teknologjike izraelite Cyabra analizuan postimet e përhapura në rrjetin X që përmbanin kritika ndaj Agjencisë Federale e Emergjencave, FEMA, për reagimin pas uraganëve.

Një numër i konsiderueshëm llogarish nuk mund të verifikoheshin se i përkiste një personi real, një e katërta e të gjitha reagimeve ndaj postimeve ishin të rreme. Postimet u panë nga përdoruesit mbi gjysmë miliardë herë.

Përmes një reagimi, një zëdhënës i plaftormë X vuri në dukje sistemin që I lejon përdoruesit të shtojnë shënime tek postimet që kanë informacion të rremë. Kompania nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me politikat për të treguar se cili ishte burimi i informacionit.

“Lajmet e rreme, duke filluar nga devijimi i fondeve nga FEMA për të ndihmuar emigrantët te teoritë e konspiracionit rreth manipulimit të motit, minojnë besimin e publikut tek qeveria ndërsa i afrohemi ditës së zgjedhjeve, gjë që mund të ndikojë seriozisht në besimin e votuesve”, thanë studiuesit e kompanisë Cyabra në një raport.

Politikanët gjithashtu kanë ndihmuar në njëfarë mënyre Rusinë në këtë përpjekje të saj. Ligjvënësi Paul Gosar, R-Ariz. dha një intervistë për median shtetërore ruse Sputnik News ku tha se reagimi federal pas uraganëve ishte "inekzistent", një pretendim që hidhet poshtë lehtësisht nga fotografitë dhe videot ku duken punonjës të FEMA-s, si dhe dhëheqës lokalë për të dhënë ndihmë në rajonet e goditura rëndë.

Zoti Gosar përsëriti një tjerër lajm të rremë se "miliarda fonde të FEMA-s për fatkeqësitë" në fakt kishin shkuar për emigrantë të paligjshëm. Në të vërtetë, paratë që financojnë programet e kontrollit të kufirit dhe imigracionit vijnë nga një burim i ndryshëm nga fondet e fatkeqësive. Zyra e oti Gosar nuk iu përgjigj kërkesave për koment të mërkurën./ VOA

rusia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan