Denoncimi nga Berati/ Banorët e lagjes “Çlirim”: Rruga 130 metra e mbuluar nga balta dhe uji prej 36 vitesh
Banorët e rrugicës “Vlash Papa”, në lagjen Çlirim të Beratit, denoncojnë në redaksinë e “Piranja New...
Banorët e rrugicës “Vlash Papa”, në lagjen Çlirim të Beratit, denoncojnë në redaksinë e “Piranja New...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...

Fotoreporteri nga Arizona, Gilbert Zermeño, i cili i mbijetoi hantavirusit 24 vite më parë pasi humbi nënën dhe motrën nga kjo sëmundje, thotë se lajmet për shpërthimin e fundit të virusit kanë rikthyer kujtime të dhimbshme.
“Ndjeva të njëjtën gjë që ndien çdo person që ka kaluar hantavirusin dhe vazhdon të përballet me pasojat e tij,” tha Zermeño për CBS News. “Të rikthen pas në kohë dhe dhimbja është po aq e fortë sa atëherë. Është e vështirë, nuk do të gënjej.”
Në vitin 2002, Zermeño u infektua me hantavirus pasi pastroi shtëpinë familjare në Texas, pas vdekjes së nënës dhe motrës së tij. Ai kishte rënë në kontakt me jashtëqitje brejtësish dhe përfundoi i shtruar për disa ditë në një spital në Phoenix.
Autoritetet shëndetësore në mbarë botën po monitorojnë një shpërthim të ri të hantavirusit të lidhur me një anije turistike me flamur holandez, ku janë konfirmuar ose dyshohen nëntë raste, përfshirë tre viktima.
Zermeño beson se dezinformatat në internet kanë shkaktuar panik tek publiku për shkak të fjalës “virus”.
“Dua t’u them njerëzve të informohen mirë, sepse nuk është aq i frikshëm sa ishte COVID-19,” u shpreh ai.
Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Cape Verde, Ann Lindstrand, deklaroi se nuk ekziston rrezik për pandemi globale, pasi transmetimi nga njeriu tek njeriu është shumë i rrallë.
Edhe Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaroi se hantavirusi nuk përhapet nga persona pa simptoma dhe se rreziku për publikun mbetet shumë i ulët.
Sipas Zermeño-s, nëna dhe motra e tij fillimisht u diagnostikuan gabimisht me sepsë, ndërsa më vonë mjekët zbuluan se shkaku i vërtetë ishte hantavirusi. Ai shtoi se rrallësia e sëmundjes e bëri edhe më të vështirë diagnostikimin dhe trajtimin e tij.
“Dëgjoni profesionistët e shëndetit dhe kini një plan nëse mendoni se jeni ekspozuar ndaj hantavirusit,” tha ai. “Mundësia që të infektoheni nga një person tjetër është jashtëzakonisht e vogël.”/Përktheu Piranjat News
Mungesa e kanaçeve të aluminit në Indi, e shkaktuar nga problemet globale të furnizimit pas mbylljes së Ngushticës së Hor...
Qyteti më jugor i Argjentinës, Ushuaia, i njohur si “Fundi i Botës” dhe një nga portat kryesore drejt Antarktidës, ë...
Një ngjarje e rrallë mjekësore është regjistruar në Lindjen e Largët të Siberisë, ku një burrë arriti t...
Zyrtarët evropianë dhe gjermanë kanë qenë skeptikë në lidhje me propozimin e presidentit rus që ish-kancelarin Gerhard S...
Një nga 17 pasagjerët amerikanë të evakuuar nga anija turistike Hondius në Ishujt Kanarie ka rezultuar pozitiv për koronavirus, ...
Çmimet e naftës shënuan sërish rritje në tregjet aziatike të hënën, pas përshkallëzimit të ri të...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të “hiqen” përpara s...
Një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-të midis Rusisë dhe Ukrainës u duk nën presion serioz në ditën e dyt&e...
Propozimi i presidentit rus Vladimir Putin për ta bërë ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder ndërmjetës në negociatat e munds...
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar propozimet e paraqitura nga Irani në kuadër të negociatave mes dy vendeve, duke i cilësuar ato ...