BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

KOSOVA- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit në mallrat e gatshme që nisen nga Serbia.
“Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të duhur për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Ne çmojmë partnerët ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregti të lirë në rajon”, ka thënë ai të martën, përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.
Reagimi i ambasadorit amerikan vjen një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kufizimi për mallrat nga Serbia është hequr në pikëkalimin kufitar, Merdare. Ai ka thënë se deri në sigurim të skanerëve të avancuar, do të ketë kontrolle të rrepta në këtë pikë.
Një transportues i grurit, u ka thënë të martën mediave se pritjet janë të gjata dhe kontrollet janë të rrepta, ndonëse gruri është lëndë e papërpunuar dhe ka hyrë nga Serbia në Kosovë edhe në të kaluarën. Qeveria e Kosovës e pati vendosur këtë ndalesë në korrik të vitit 2023, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga Policia serbe.
Ata janë liruar më vonë, por masa ka mbetur në fuqi për mallrat përfundimtare, jo për lëndën e parë. Vendimi për heqje të kufizimit vjen pas thirrjeve të vazhdueshme të Gjermanisë që Kosova të heqë këtë masë, me arsyetimin se po dëmton tregun rajonal, po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, dhe që kështu mund të rrezikojë pjesëmarrjen në Proces të Berlinit dhe nisma tjera rajonale. Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor.
Kosova ka qenë pjesë e Procesit të Berlinit që nga themelimi i tij në vitin 2014, dhe disa nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të kësaj nisme rajonale janë marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare, kualifikimeve profesionale dhe bashkëpunimit në fushën e transportit, energjisë. ekologjinë, dixhitalizimin dhe roamingun.
CEFTA synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve. Pjesë e saj janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Moldavia, që prej vitit 2006. Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend - UNMIK. Kurti ka thënë të hënën se pret që në takimin e radhës, Kosova do të përfaqësohet me emrin e vet./ REL
SHBA- Dy senatorë amerikanë thanë të martën se ekziston një “moment historik” për normalizimin e marrëdh&e...
SUEDIA- Geoffrey Hinton, i njohur si babai i inteligjencës artificiale, dhe fizikani John Hopfield, e kanë fituar Çmimin Nobel për Fizik...
SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris, ruan një epërsi ndaj kundërshtarit të saj republikan, Donald Trump, sipas një&nbs...
Foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar të martën si “hap të duhur” drejt zhbllokimit të ven...
Foto ilustruese LIBAN- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar të martë...
Kevin Kuhnert GJERMANI- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Kevin Kuhnert dha dorëheqjen, nj&eu...
Nobel SHBA- Çmimi Nobel 2024 në fizikë i është dhënë John Hopfield dhe Geoffrey Hinton për "zbulimet e tyre theme...
Diana Sosoaca RUMANI- Gjykata Kushtetuese e Rumanisë njoftoi se një kandidate nacionaliste për zgjedhjet presidenciale në vend nuk i pl...
Gazetaret RUSI- Një gjykatë ruse ka urdhëruar arrestimin e gazetareve italiane, Stefania Battistini dhe Simone Traini,&n...
Kim Jong Un KORE- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët ...