Edhe BE kundër Ramës/ Ambasadori Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Në kohën kur në Bashkimin Evropian thonë se “është krijuar një moment i ri për zgjerimin” pasi Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e kandidatit, ndërsa një status i tillë i është premtuar edhe Gjeorgjisë, janë rritur zërat për heqjen e vetos në procesin e marrjes së vendimeve në Këshillin e BE-së.
Këto propozime arsyetohen me faktin se edhe tash kur BE-ja ka 27 shtete anëtare po dëshmohet se është e vështirë të miratohen vendimet, ndërsa po të pranohen edhe shtetet tjera, do të bëhet edhe më vështirë.
Së fundi, thirrjeve që për disa çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë të hiqet vetoja dhe të kalohet në votimin me shumicë të kualifikuar, u është bashkuar edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Më herët thirrje të tilla ka bërë edhe presidenti i Francës dhe shumë zyrtarë tjerë të lartë të BE-së. Këto propozime janë në përputhje edhe me kërkesat e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Evropian që janë shprehur gjatë të ashtuquajturës “Konferencë për të ardhmen e Evropës“.
Mbështetësit e heqjes së vetos thonë se BE-ja së pari duhet të reformohet përbrenda në mënyrë që të jetë e gatshme për t’u zgjeruar. Të tjerët thonë se heqja e vetos do ta bënte BE-në më funksionale, ndërsa zëri i saj në botë do të ishte më i respektuar dhe ndikimi do të rritej.
Bashkimi Evropian, aktualisht, për secilin vendim në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë duhet ta bëjë me konsensus. Kjo ka bërë që shpesh vendimet të bllokohen nga ndonjë shtet anëtar, edhe kur të gjitha tjerat ishin në favor.
Edhe në procesin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë ka shpesh raste kur disa shtete vonojnë vendimet ose i bllokojnë në tërësi. Hungaria është përmendur më së shpeshti si shembull.
Në këtë mënyrë këto sanksione bëhen më pak efikase.
Në BE, aktualisht, për rreth 80 për qind të vendimeve kërkohet shumica e kualifikuar, ndërsa për pjesën tjetër është ruajtur e drejta e vetos, përfshirë edhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë, që ku hyn edhe procesi i zgjerimit.
Sipas formulës së vendosjes me shumicë të kualifikuar për të kaluar një vendim duhet të votojnë në favor së paku 55 për qind të shteteve anëtare (së paku 15 vende anëtare të BE-së) me kushtin që ato të përfaqësojnë së paku 65 për qind të popullsisë së BE-së.
Kjo do të thotë se katër vende të mëdha, për shembull Gjermania, Franca dhe dy tjera, mund ta formojnë të ashtuquajturën “pakicën bllokuese” dhe të bllokojnë një vendim edhe në rastet kur 23 shtete mund të jenë në favor. Kjo bën që shtetet e mëdha të kenë pak më shumë mundësi sesa ato të vogla.
Kjo është edhe arsyeja pse shumë vende më të vogla anëtare janë kundër heqjes së vetos, sepse kanë frikë se mund të mbivotohen.
Por, përveç funksionimit më të lehtë të BE-së, heqja e vetos do të ishte e nevojshme edhe për të shpejtuar procesin e zgjerimit. Kjo sepse në këtë proces ka pasur shpesh bllokime nga ndonjë vend anëtar që ka ndikuar dukshëm në vonesa gjatë procesit.
Sllovenia disa herë kishte bllokuar Kroacinë gjatë procesit të negociatave për shkak të mospajtimeve bilaterale.
Greqia me vite kishte mbajtur peng nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut për shkak të emrit. Edhe pasi Shkupi arriti marrëveshje me Greqinë dhe e zgjidhi këtë problem, pengesa nisi të bëjë Bullgaria.
Nëse mbahet e drejta e vetos atëherë ata që hyjnë më herët në BE, do të mund t’i bllokojnë fqinjët e tyre. Kjo përmendet nga disa diplomatë edhe në rastin e Kosovës dhe Serbisë.
Edhe Parlamenti Evropian ka propozuar që në procesin e zgjerimit të vendoset me shumicë të kualifikuar e jo me konsensus. Por, për t’u hequr e drejta e vetos duhet të ndryshohen Traktatet themelore të Bashkimit Evropian. E, për ndryshimin e tyre secili vend anëtar mund ta përdorë veton. Pra, vendet e BE-së kanë të drejtë të vendosin veto për të bllokuar heqjen e vetos.
Kur është fjala për zgjerimin e BE-së, diplomatët në Bruksel thonë se nuk është reale në një të ardhme të pritet heqja e vetos në tërësi, por se do të ishte mirë që kjo të hiqet për shumicën e hapave teknikë në proces.
*Video nga arkivi: Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova
Për shembull, do të mjaftonte shumica e kualifikuar për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, për caktimin e kritereve, ndërsa në fund të procesit do të mbetej e drejta e vetos për pranimin e anëtarëve të ri. Kjo do të siguronte se pa pajtimin e të gjitha vendeve ekzistuese anëtare nuk mund të pranohet një anëtar i ri në BE. Kjo do të ishte në përputhje me praktikën ekzistuese, sepse një vend bëhet anëtar i ri përmes Nënshkrimit të Traktatit të Anëtarësimit.
E ky traktat, sikur traktatet tjera, do të duhej të nënshkruhej nga të gjitha vendet anëtare dhe të kalojë procesin e ratifikimit nga të to.
Por, mbajtja e vetos për secilin hap në proces të anëtarësimit shihet si pengesë për përshpejtimin e këtij procesi, sepse shpesh vendet bllokojnë një proces për muaj e vite për çështje që duken krejtësisht teknike.
Debati për heqjen e vetos në çështjet e politikës së jashtme dhe të zgjerimit do të vazhdojë në BE, por nuk pritet që të ketë edhe propozime formale apo ndryshime në mandatin e tashëm të Parlamentit dhe Komisionit.
Zgjedhjet Evropiane do të zhvillohen në pjesën e parë të muajit qershor të vitit të ardhshëm, pastaj në fund të vitit 2024 do të formohet edhe Komisioni i ri Evropian, do të zgjidhet edhe presidenti i ri i Këshillit Evropian.
Pas kësaj mund të nisë realisht edhe procesi i ndryshimit të vendimmarrjes në BE që mund të çojë edhe deri te heqja e vetos në disa raste në politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Platforma YouTube nuk do t’i largojë më nga faqja e saj, materialet me pretendime të rreme për mashtrime lidhur me zgjedhjet preside...
Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisjen e një numri të ushtarëve turq në Kosovë, si përforcim p&eu...
Kompanitë ajrore kanë thënë të dielën se i kanë bërë përgatitjet për të shmangur përsëri...
Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprurës me trena, në lindje të Indisë, do të “n...
Trupat ukrainase po vazhdojnë të ushtrojnë trysni ndaj trupave ruse në Bakhmut edhe pse këta të fundit shpallën fitoren atj...
Gjermania do të dërgojë dy anije luftarake në rajonin e Indo-Paqësorit në vitin 2024, njoftoi të dielën ministri i Mbr...
U zhvillua këtë të shtunë ceremonia e betimit të Recep Tayyip Erdogan si President i Turqisë. Pasi fitoi balotazhin e 28 majit, ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Twitter pas deklaratës së "ultimatumit" të Borrell se do të ketë pasoja p...
E shtuna u shpall nga radikalët e majtë të Lajpcigut “Dita X” në shenjë solidariteti me ekstremisten e majtë të...
Peter Beyer, deputet gjerman i cili pas ngjarjeve në veri po qëndron në Kosovë ka folur rreth kërkesave të Francës, Gjerman...