Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
BRUKSEL- Kritikat kundër Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, brenda Bashkimit Evropian dhe në Budapest po rriten, ndërsa po ngrihen edhe pikëpyetje mbi të ardhmen e rolit të Hungarisë në Evropë.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, Hungaria do të ketë presidencën e BE-së deri në fund të këtij viti dhe anëtarët e opozitës në rritje të Hungarisë po akuzojnë Kryeministrin Orban se me politikat e tij po dëmton sigurinë dhe unitetin e Evropës.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është një kritik i zëshëm i politikave të Bashkimit Evropian. Ai vonoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, vendosi veton ndaj ndihmës për Ukrainën dhe nga muaji korrik, kur vendi i tij mori presidencën e radhës së BE-së, ai ndërmori një nismë të paautorizuar paqeje për sulmin rus kundër Ukrainës.
Thirrja e fundit e zotit Orban për një armëpushim në Ukrainë nxiti reagimin e shpejtë të presidentes së Komisionit Evropain.
“Bota ka parë mizoritë e sulmit rus. E megjithatë, disa ende nuk e fajësojnë pushtuesin, por të pushtuarin”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo kritikoi Hungarinë për bllokimin e ndihmës për Ukrainën, lidhjet e ngushta me Kinën dhe furnizimin e saj me energji ruse.
Në zyrën e presidencës hungareze të BE-së në Budapest, zëdhënësi Zoltan Kovacs i quan politikat e Brukselit ndaj Hungarisë hipokrite dhe të motivuara politikisht.
“Elementi politik është i qartë. Kjo nuk është një qeveri e majtë liberale. Ne jemi konservatorë shumë të sinqertë me pikëpamje të tjera, me një program tjetër politik”, tha zoti Kovacs për Zërin e Amerikës.
Ai tha se duke kritikuar qeverinë aktuale, BE-ja po minon vullnetin e popullit hungarez.
Ndërkohë, një raport i organizatës ‘Transparency International’ akuzon qeverinë hungareze se po shkatërron demokracinë, duke përfituar nga fondet e BE-së dhe duke pasuruar aleatët e tij përmes korrupsionit të përhapur.
Zoltan Tarr, anëtar i Parlamentit Evropian nga partia opozitare hungareze TISZA, thotë se veprimet e qeverisë së Kryeministrit Orban po dobësojnë Bashkimin Evropian.
“Bashkëpunimi i ngushtë me Rusinë, me Kinën në këtë formë nuk është i dobishëm. Po krijon pasiguri”, thotë zoti Tarr.
Ai thotë se si anëtare e BE-së dhe NATO-s, Hungaria duhet t’u përmbahet rregullave të tyre.
“Kjo ishte zgjedhja jonë, që do të duhej të nënkuptonte edhe zbatimin e rregullave, jo vetëm marrjen e përfitimeve nga anëtarësimi. Pra, për ne, është e rëndësishme që të jemi një partner besnik, i ndershëm”, thotë ai.
Gjatë vitit të kaluar, opozita në Hungari ka shënuar rritje të konsiderueshme. Pas pjesëmarrjes rekord në zgjedhjet e këtij viti, Partia TISZA siguroi 30 për qind të votave për zgjedhjet për në Parlamentin Evropian, e dyta pas partisë së zotit Orban, Fidesz.
“Ka një dëshirë të madhe për ndryshim dhe po ashtu ka shumë pakënaqësi dhe zemërim ndaj qeverisë”, thotë Andraz Racz nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.
Ai dhe ekspertë të tjerë thonë se gjatë 14 viteve të fundit të qeverisjes së zotit Orban, Hungaria është kthyer në vendin e dytë më të varfër të Bashkimit Evropian pas Bullgarisë.
“Kjo ka të bëjë edhe me nevojat materiale të njerëzve që kërkojnë ndryshim, të cilët shpresojnë për një jetë më të mirë”, thotë analisti Racz.
Udhëheqësit e BE-së dhe opozita do të kenë mundësi të shprehin shqetësimet mbi të ardhmen e Hungarisë muajin e ardhshëm, gjatë një takimi të nivelit të lartë në Budapest të organizuar nga kryeministri hungarez./VOA
KOSOVA- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kërkoi përparim në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe ...
SHBA- Donald Trump ka folur sërish për pushtimin e shtetit ukrainas nga Rusia. Ish-presidenti amerikan ka fajësuar presidentin ukrainas, Volody...
IZRAEL- Vdekja e Yahya Sinuar u konfirmua zyrtarisht të premten nga Hamasi, i cili nuk tregon prirje për tu tërhequr pavarë...
Foto ilustruese ANGLI- Një foshnjë u mbyt natën e së enjtes në brigjet franceze në Kanalin Anglez pasi një...
Aksidenti TURQI- Gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u përmbys n&e...
Foto ilustruese GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë me dije se Izraeli ka ndaluar hyrjen e mjekëve t...
yahya sinwar GAZË- Yahya Sinwar është padyshim jashtë listës së problemeve për Izraelin, por edhe pse i vdekur kreu...
Foto ilustruese GAZA- Vdekja e liderit të grupit militant palestinez Hamas, Yahya Sinwar, nga një sulm izraelit të enjten, ka nxitur thirrje...
Kamala SHBA- Kandidatja presidenciale demokrate, Kamala Harris mori një vendim të guximshëm të mërkurën për t&...
Turisti INDONEZI- Një turist 20-vjeçar në përpjekje për të bërë foto në sfondin e dallgëve mbresël...