BOTA

I dërguari i ri evropian i dialogut Kosovë- Serbi, analiza e REL: Çfarë mund të presim nga Peter Sorensen?

n.f Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 14:18

I dërguari i ri evropian i dialogut Kosovë- Serbi, analiza e REL:
KOSOVË-
Pritjet nga i dërguari i ri evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, janë shumë të mëdha, ndonëse ai ende nuk e ka nisur zyrtarisht punën. Por, sa realisht do të ketë dorë ai në suksesin e bisedimeve? Këtë javë, Krenare Cubolli na i sjell hollësitë.

Për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe Serbisë nuk do t’i ndërmjetësojë Mirosllav Lajçak. Bashkimi Evropian ka vendosur që emisar i tij i ri për dialogun të jetë Peter Sorensen. Zyrtarisht, ai nis punën prej 1 shkurtit, dhe do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit, sikurse paraardhësi i tij.

Prej kur ka nisur të lakohet emri i Sorensenit në media, javë më parë, atmosfera për të ka qenë pozitive. Një prej argumenteve më të shpeshta ka qenë se 57-vjeçari e njeh rajonin. Dhe, njëmend ashtu është. Diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Siç thonë edhe njohësit e politikës, ai nuk ka nevojë që të informohet paraprakisht për njerëzit apo faktet historike të rajonit, sepse tashmë ka pasur mundësinë ta krijojë një pasqyrë nga afër. Një tjetër argument që është përmendur si pozitiv nga zyrtarët në Prishtinë është se ai është nga Danimarka, vend që njeh shtetësinë e Kosovës, dhe se do të ketë qasje të barabartë në dialog.

Prejardhja e një ndërmjetësuesi është kthyer në element shumë të rëndësishëm, prej kur atë pozitë e pati marrë Lajçaku, ndërsa atë të kryediplomatit të BE-së e ka mbajtur Josep Borrell.
Duke qenë njëri nga Sllovakia, dhe tjetri nga Spanja, të dyja vende mosnjohëse të shtetësisë së Kosovës, ata i ka ndjekur vazhdimisht një hije e zezë. Nga qytetari i thjeshtë i Kosovës deri te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dyshja është akuzuar për njëanshmëri dhe për rreshtim, me raste, nga Serbia.

Të dy i kanë mohuar vazhdimisht akuzat. Ky problem nuk do të ekzistojë tani. Por, problematike konsiderohet periudha në të cilën Sorensen nis punën. Nisur nga zgjedhjet në Kosovë, dhe paqartësitë politike në Serbi – pas dorëheqjes së kryeministrit atje – njohësit e zhvillimeve politike presin pak përparim, sidomos në gjashtë muajt e parë të mandatit të danezit.

Adnan Qerimagiq, analist në Iniciativën Evropiane për Stabilitet, beson plotësisht në përkushtimin e Sorensenit për ta kryer punën e tij, por se aq nuk mjafton.

“Suksesi i tij në përmbushjen e mandatit do të varet nga qasja e tij, nga konteksti në Kosovë dhe në Serbi. Por, më e rëndësishmja është edhe ajo që BE-ja mund t’i ofrojë për t’ia përforcuar mandatin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha ditë më parë se me zgjedhjen e Sorensenit po dërgohet mesazhi se dialogu mbetet lart në agjendën e bllokut evropian. E, çfarë ka BE-ja për t’iu ofruar dy vendeve, aktualisht? Pak, për të mos thënë asgjë.

“Procesi i zgjerimit është bllokuar. BE-ja nuk ka gatishmëri ta zhbllokojë atë tani. Rruga evropiane e Kosovës nuk është duke u trajtuar me seriozitet. Pa i pasur përbërësit kryesorë, secili individ në atë pozitë do ta kishte detyrë jashtëzakonisht të vështirë për ta kryer”, vlerëson Qerimagiq, duke përmendur edhe ngecjet e Serbisë në integrimet evropiane.

Burime të Radios Evropa e Lirë në Bruksel pohojnë se suksesi real në dialog do të varet nga presioni dhe energjia që do të shpenzojnë shtetet kryesore të bllokut evropian mbi dialogun, sidomos Gjermania dhe Franca. Por, ato tani po përballen me kriza të brendshme politike dhe, rrjedhimisht, Sorensen nuk do të ketë fuqinë politike mbrapa vetes që ndoshta do ta dëshironte.

Megjithatë, sipas këtyre zërave, një gjë është e sigurt: Nuk do të ketë kthim mbrapa nga obligimet që kanë bërë, si Kosova, ashtu edhe Serbia, dhe ato do të duhet të punojnë për zbatim të marrëveshjeve paraprake. Marrëveshja e arritur më 2023 në Bruksel për normalizim marrëdhëniesh, dhe një aneks për zbatimin e saj, konsiderohen kryesore për rrugën përpara.

Disa fajësojnë Lajçakun që nuk ka arritur t’i bindë palët për nënshkrimin e saj, ndërsa mandatin e tij si ndërmjetësues e përshkruajnë më shumë për menaxhim krizash. Një tjetër përcaktues për sukses në dialog ka të bëjë edhe me përfshirjen amerikane.

Rëndom, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka ofruar mbështetje për këtë proces. Këtë pozitë aktualisht e mban Alexanader Kasanof. Nëpër deklarime publike, ai u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i përmbushin të gjitha angazhimet që kanë marrë përsipër.

Obligimet e tyre datojnë prej vitesh. Palët negociojnë qysh prej vitit 2011 dhe kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. BE-ja ua rikujton të dyja palëve shpesh se avancimi në procesin e dialogut është i lidhur me rrugën e tyre drejt integrimeve euroatlantike./ REL

peter sorensen dialogu kosove serbi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan