U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

LIBAN- I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme u takua të hënën me udhëheqësit izraelitë me shpresë për të ulur tensionet ndërmjet Izraelit dhe Libanit.
Gjatë takimit me të dërguarin amerikan Amos Hochstein, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant paralajmëroi se koha po mbaron për gjetjen e një zgjidhje politike dhe se Izraeli po shkon drejt një qasje më të ashpër kundër Hezbollahut.
Ministri Gallant paralajmëroi se “e vetmja rrugë e mbetur për të siguruar kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Izraelit është përmes një veprimi ushtarak”, sipas zyrës së tij.
Në vitin 2022, i dërguari Hochstein ndërmjetësoi marrëveshjen detare kufitare ndërmjet Libanit dhe Izraelit. Dy vendet janë në gjendje lufte që prej pavarësisë së Izraelit më 1948.
Ndërkohë udhëheqësi i Hamasit, Jahja Sinuar tha se sulmi i fundit i rebelëve Huthi i kishte dërguar mesazh Izraelit.
Në një letër dërguar grupit, të botuar të hënën nga kanali televiziv i këtij grupi ‘al-Masirah’, Sinuar i përgëzoi rebelët për, siç tha ai “suksesin për ta hedhur raketën në thellësi të territorit të armikut duke tejkaluar të gjitha sistemet mbrojtjëse”.
Në letër, drejtuesi i Hamasit tha se sulmi me raketa nga Jemeni kishte dërguar mesazhin se të gjitha përpjekjet për të “izoluar” Hamasin kanë dështuar dhe se frontet mbështetëse nga grupet e lidhura me Iranin po bëhen më efikase.
Ai shtoi se që nga sulmi i 7 tetorit, Hamasi po bën “një luftë mbrojtëse që e ka lodhur armikun” dhe tha se Hamasi është i përgatitur për “një luftë të gjatë që do të thyejë” qëndrueshmërinë politike të Izraelit.
Ndërkohë, në Rripin e Gazës, zyrtarët palestinezë njoftuan se një sulm ajror izraelit la të vdekur 16 persona të hënën, në mesin e tyre pesë gra dhe katër fëmijë.
Sulmi shkatërroi një shtëpi në kampin e refugjatëve në Nuseirat, në pjesën qendrore të Gazës, duke vrarë të paktën 10 persona, përfshirë katër gra dhe dy fëmijë. Një sulm tjetër ndaj një shtëpie në qytetin e Gazës shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, përfshirë një grua dhe dy fëmijë, sipas Mbrojtjes Civile, një grup i punonjësve të emergjencave që veprojnë nën menaxhimin e qeverisë së Hamasit.
Numri i palestinezëve të vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, ka arritur në mbi 41,000. Kjo ministri, e udhëhequr nga Hamasi, nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve të vrarë, por thotë se sipas të dhënave të saj mbi gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë. Izraeli thotë se ka vrarë 17,000 militantë, por nuk ka ofruar prova./VOA
SHBA- 58-vjeçari Ryan Wesley Routh nga Karolina e Veriut i cili drejtoi një AK-47 ish-presidentit Donald Trump mund të ket&eum...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti dhe kandidati republikan Donald Trump ka fajësuar presidentin Joe Biden dhe zv/presidenten Kamala Harris për &l...
Dmitry Peskov RUSI- Kremlini tha të hënën se lidhjet ukrainase të atentatorit të dyshuar të ish-presidentit amerikan Donald ...
Volodymyr Zelenskyy SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pas atentatit të dytë të ish-presidentit amerikan Donald Trump...
atentati ndaj robert fico SHBA- Përpjekja e dytë e dukshme këtë vit për të vrarë kandidatin për president të S...
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka thënë se Shërbimi Sekret ka nevojë për më shumë ndihmë pasi Donald Trump ...
Foto ilustruese KOSOVË- Dragan Nikolliç nga Leposaviçi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë e Kosovës,...
SHBA- Mesazhet e fundit të dërguara nga nëndetësja Titan para se të shpërthente vitin e kaluar gjatë një udhëtimi...
Skanimet ANGLI- Ndryshimet e thella që përfshijnë trurin e njeriut gjatë shtatzënisë janë kapur për herë t&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Ish-komandanti suprem i NATO-s për Europë, James Stavridis ka publikuar së fundmi një shkrim me titullin&n...