Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
SHBA- Një drejtuese emisionesh në radio që intervistoi presidentin Joe Biden në 3 korrik dha dorëheqjen pasi i drejtoi atij pyetjet e dhëna nga ekipi elektoral i presidentit.
Andrea Lawful-Sanders, e cila drejtonte emisionin “The Source” në stacionin lokal të radios WURD, i drejtoi presidentit Biden katër pyetje gjatë intervistës së parë pas debatit presidencial të muajit të kaluar.
Kanali WURD, i vetmi kanal radiofonik në Pensilvani që është në pronësi afrikano-amerikane, tha se për intervistën ishte negociuar pa dijeninë e drejtuesve të kanalit dhe pa u konsultuar me ta.
Nëpërmjet një deklarate, presidentja e kanalit WURD, Sara M. Lomax tha se dërgimi i pyetjeve nga ekipi elektoral “shkel praktikën tonë të ruajtjes së pavarësisë mediatike”. Deklarata thotë se zonja Lawful-Sanders ka rënë dakord të largohet nga kanali WURD.
“Si i vetmi kanal i pavarur radiofonik në Pensilvani, në pronësi afrikano-amerikane, Radioja WURD ka punuar për të fituar besimin e audiencës gjatë historisë sonë 20-vjeçare. Kjo është diçka që e marrim shumë seriozisht”, u shpreh zonja Lomax në faqen e internetit. “Rënia dakord për disa pyetje të paracaktuara e rrezikon këtë besim dhe kjo nuk është një praktikë e Radios WURD”.
E pyetur nga mediat amerikane, zonja Lawful-Sanders tha se ekipi elektoral i presidentit i dërgoi asaj tetë pyetje, katër prej të cilave ajo i përdori gjatë intervistës.
Një tjetër drejtues emisionesh në radio, i cili gjithashtu intervistoi presidentin Biden në Miluoki, tha se edhe atij i ishin dhënë pyetje përpara intervistës dhe se për këtë arsye nuk mundi të pyeste rreth të gjitha gjërave që kishte dëshirë.
Një zëdhënës i fushatës elektorale u citua nga mediat të ketë thënë se nuk është “e pazakontë” ndarja e tematikave për të cilat do të dëshironin të flitej dhe se zonja Lawful-Sanders kishte qenë e lirë të bënte pyetje të tjera.
“Nuk i kushtëzojmë intervistat me pranimin e këtyre pyetjeve dhe drejtuesit e emisioneve janë gjithnjë të lirë të bëjnë pyetjet që ata mendojnë se do t’i informojnë më mirë dëgjuesit e tyre”, tha zëdhënësi i fushatës.
Agjencia e lajmeve Associated Press citoi një person me njohuri për mënyrën se si ekipi elektoral i presidentit Biden vepron për intervistat, të ketë thënë se ekipi po planifikon ta ndalë praktikën e ofrimit paraprakisht të pyetjeve për intervistuesit./VOA
foto nga takimet e meparshme te lidereve te NATO SHBA- Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen këtë javë në Uashington, n&eu...
artan hoxha, fredi beleri TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se kandidimi i mundshëm i djalit të Fredi Belerit për bashkinë ...
Incidenti MEKSIKË- Një kadet i forcave ajrore është rrëzuar për vdekje teksa u hodh nga një helikopter teksa po stë...
Vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “i ka respektuar të gjitha procedurat” me rastin e nisjes s...
Starmer ANGLI- Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, u zotua të hënën se do të sigurojë një marrëveshje të p...
Stuhia SHBA- Stuhia tropikale "Beryl" po përfshin Teksasin me erëra të forta dhe shi të dendur, duke mbyl...
foto nga sulmi UKRAINË- Një sulm me raketa ruse ka shkatërruar pjesërisht një spital për fëmijë në Kiev dit&e...
Aeroport ANGLI- Më shumë se 10.000 pasagjerë të linjave ajrore u përballën me anulime fluturimesh në dy aeroportet m&eum...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien ...
Foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet në Kosovë thanë sot se armët e paligjshme mbetën sfidë për sigurinë dhe ja...