Ndotje në zemër të Alpeve/ Pamje skandaloze nga Valbona, grumbuj mbetjesh pranë lumit
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
IZRAEL- Grupi militant Hezbollah njoftoi se një komandant i dytë, i lartë, ishte në mesin e 16 anëtarëve të vrarë nga një sulm ajror izraelit në periferit të Bejrutit. Izraeli tha se sulmi i së premtes në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit eliminoi kreun e forcave elitare të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, si dhe disa komandantë të tjerë. Sulmet e fundit kanë rritur frikën lidhur me mundësinë e zgjerimit të konfliktit ndërsa vazhdon lufta të Gazë.
Të paktën 31 persona vdiqën pas një sulmi ajror izraelit në periferi të Bejrutit të premten, njoftoi ministria libaneze e shëndetësisë, pas rreth një vit konflikti mes grupit militant Hezbollah dhe Izraelit. Grupi militant Hezbollah njoftoi se 16 prej viktimave ishin anëtarë të këtij grupi, përfshirë dy udhëheqës të lartë, Ibrahim Aqil, dhe Ahmed Wahbi.
Për kapjen e Ibrahim Aqilit, Shtetet e Bashkuara kishin vendosur një shpërblim prej 7 milionë dollarësh, për shkak të lidhjeve të tij me bombardimin e përgjakshëm të ushatarëve amerikanë në Liban, në vitin 1983.
“Numri i të vdekurve nga ky sulm është 31, përfshirë 3 fëmijë të moshës 6, 4 dhe 10 vjeç dhe në mesin e tyre ka 7 gra. Mes viktimave janë dhe 3 sirianë. 68 të plagosur janë transferuar në 12 spitale, 53 prej të cilëve janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe 15 të plagosur janë ende të pranishëm në këto spitale, me dy prej tyre në gjendje kritike”, tha Firass Abiad, Misnitër i Shëndetësisë i Libanit.
Ky ishte sulmi i dytë izraelit ndaj udhëheqjes ushtarake të Hezbollahut që nga fillimi i luftës në Gazë. Një sulm izraelit në Bejrut në korrik vrau komandantin e lartë ushtarak, Fuad Shukr.
Sulmi shënoi një tjetër goditje ndaj Hezbollahut pasi grupi u përball me një sulm të paprecedentë në fillim të kësaj jave, gjatë të cilit pajisje elektronike të njohura si bipër si dhe radio dore, të përdorura nga anëtarët e grupit shpërthyen, duke vrarë 39 persona dhe plagosur 3 mijë të tjerë.
Koordinatorja Speciale e OKB-së për Libanin, Jeanine-Hennis Plasschaert, tha të premten se sulmi në një zonë me popullsi të dendur në të Bejrutit ishte pjesë e “një cikli jashtëzakonisht të rrezikshëm dhune me pasoja shkatërruese”.
Ministri i Mbrojtjes,Yoav Gallant, tha se “armiqtë e Izraelit nuk do të gjejnë strehë, madje as në periferitë jugore të Bejrutit”.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha pas sulmit se Izraeli “nuk po synonte një përshkallëzim të gjerë në rajon”.
Nga ana tjetër Ministria e Jashtme e Iranit akuzoi Izraelin se kërkon të “përhapë konfliktin”.
Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë në të dy anët e kufirit Izrael-Liban që kur Hezbollahu filloi të godiste Izraelin me raketa në muajin tetor, në shenjë mbështetjeje për palestinezët në luftën gati njëvjeçare të Izraelit kundër Hamasit në Gazë.
Në një tjetër zhvillim, autoritetet në Gazë që drejtohen nga Hamasi thanë se një sulm izraelit vrau të paktën 22 persona në një shkollë që strehonte personat e zhvendosur në qytetin jugor të Gazës të shtunën, ndërsa ushtria izraelite tha se sulmi kishte në shënjestër një qendër komanduese të grupit militant
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, janë përpjekur të ndalojnë përhapjen e luftës në një konflikt rajonal. Konflikti mes Hezbollahut me Izraelin daton prej dekadash, por u ndez vitin e kaluar paralelisht me luftën në Gazë mes Izraelit dhe grupit të militantëve të Hamasit, duke rritur shqetësimet për një luftë të gjerë rajonale./ VOA
Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një interviste për Sky News Arabiaus shpreh se presidenti rus, Vladimir P...
Foto ilustruese TURQI- Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në...
Foto ilustruese KOSOVË- Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos paguajnë taksë të regjistrimit, me...
foto ilustruese SHBA- Luftime të reja filluan të premten mes Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe for...
JAPONI- Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe ...
UKRAINË- Forcat ruse filluan tre sulme të premten në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, duke plagosur 15 ...
raketa TEHERAN- Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një dron të përmirësuar sulmi gjatë një parade ...
SHBA- Në më pak se 46 ditë, Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të përballet kokë më kokë me Donald Trump n...
SHBA- Ish-presidenti amrikan Donald Trump dhe kandidati republikan tregoi gjatë një tubimi elektorial se nuk e ka lexuar librin autobiografik t...
SHBA- Modelja e OnlyFans ka bërë bujë gjatë mitingut të kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump. S...