BOTA

Sulmi me 11 të vdekur në Suedi/ Del FOTOJA e autorit, arsyet e krimit ende të pazbuluara

r.ll Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 17:54
Sulmi me 11 të vdekur në Suedi/ Del FOTOJA e autorit, arsyet e krimit
autori

SUEDI- Pasditen e djeshme një sulm me armë zjarri në një shkollë në Orebro të Suedisë solli vdekjen e 11 personave edhe të vetë autorit të të shtënave. Rickard Andersson, 35-vjeç, autori i sulmit ishte një burrë i papunë, i cili zotëronte ligjërisht armë zjarri dhe nuk kishte precedentë penalë.

Sulmi me 11 të vdekur në Suedi/ Del FOTOJA e autorit, arsyet e krimit
autori

Shefi i policisë së Orebro, Roberto Eid Forest, konfirmoi të mërkurën se provat sugjeronin se i armatosuri vrau veten dhe ishte i vdekur kur oficerët mbërritën në vendngjarje. Andersson thuhet se kishte veshur një uniformë ushtarake në banjën e shkollës përpara se të hapte zjarr.

I dyshuari ishte i panjohur për policinë dhe ata besojnë se ai ka vepruar i vetëm. Oficerët thanë se ai nuk kishte lidhje me bandat dhe mendohet se ka vepruar pa asnjë motiv ideologjik. Ata gjithashtu nuk besojnë se sulmi ishte i motivuar nga terrorizmi.

"Është një situatë në ndryshim. Informacioni që dhamë më parë është ende i vlefshëm, por mund të ndryshojë më vonë," tha shefi i policisë lokale Roberto Eid Forest. Kur oficerët erdhën në vendngjarje, ata u “qëlluan”, shtoi ai, por asnjë nuk u lëndua. Policia më pas e gjeti të dyshuarin të vdekur dhe sipas Forest dukej se kishte vrarë veten.

Në një intervistë për tabloidin Aftonbladet, një i afërm i të dyshuarit thotë se ai nuk kishte pasur shumë kontakte me familjen vitet e fundit dhe ishte i papunë.

"Si fëmijë ai ishte i ndryshëm, por i gjallë. Ai shkonte mirë në shkollë. Por vitet e fundit ishin të vështira për të."

Një tjetër i afërm thotë se burri, i cili dyshohet se ndryshoi mbiemrin tetë vjet më parë, ishte i vetmuar dhe mund të kishte probleme me shëndetin mendor.

"Më parë, ai kishte një mik me të cilin kalonte shumë kohë, por jo tani. Ai dëshironte të rrinte vetëm. Duket se nuk i pëlqente shumë njerëzit."

Televizioni Suedez (SVT) ka thënë se arma e krimit ishte një armë gjuetie në pronësi të ligjshme të të dyshuarit. Gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme, Forest nuk ishte në gjendje të konfirmonte ndonjë detaj në lidhje me armët ose të thoshte nëse një ose më shumë ishin përdorur.

Që nga mëngjesi i së mërkurës, jo të gjitha viktimat janë identifikuar. Policia tha se po përdorte gjurmët e gishtërinjve, të dhënat dentare dhe ADN-në për t'i identifikuar ata, krahas intervistave me anëtarët e familjes. Shkolla në të cilën ndodhi ngjarja ofronte arsim komunal për të rritur, të cilin agjencia kombëtare e arsimit suedeze shpjegon se është për personat mbi 20 vjeç që nuk kanë mbaruar shkollën fillore ose të mesme.

Mësuesja zonja Warenmark tha se kishte jashtëzakonisht pak studentë në shkollë atë ditë pasi shumë kishin shkuar në shtëpi për ditën pas dhënies së një provimi kombëtar. Bashkia lokale ofroi mbështetje në kishën Haga të qytetit, ndërsa Xhamia Orebro mbajti dyert e saj të hapura të martën në mbrëmje për të ofruar mbështetje për anëtarët e komunitetit.

rickard andersson

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan