Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

GJERMANI- Friedrich Merz parashtroi të martën në mbrëmje përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe botën. Mbrojtja, ruajtja e bazës industriale në Gjermani, besimi i Evropës qenë disa nga temat. Auron Dodi ndoqi aktivitetin.
Fjala në Bonn e kryetarit të CDU-së dhe me gjasa kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz u prit me interes, pas debatit të nxehtë në Bundestag javën e kaluar, për mocionet e CDU-së për migrimin.
Merz i krahasoi zgjedhjet e vitit 2025 me zgjedhjet e vitit 1949 (pas luftës), të vitit 1953 (për ekonominë), të vitit 1972 (fitorja e socialdemokratit Willy Brandt), 1990 (ribashkimi i Gjermanisë). Zgjedhjet e 23 shkurtit i quajti vërtet "zgjedhje për fatin", përballë "zhvendosjes tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit në botë."
"Përpjekje të mundimshme vitet e ardhshme"
Elementi i parë ku u ndal Merz qe siguria, mbrojtja. CDU-ja kërkon në programin e saj që minimumi i shpenzimeve për mbrojtjen të jetë 2% të PBB. "Vendimtare është që ne të jemi në gjendje të mbrohemi dhe ta bëjmë këtë mundësisht me të tjerë, si p.sh. me fqinjët evropianë", tha ai.
"Kjo do të na kërkojë përpjekje të mundimshme vitet e ardhshme"e përgatiti Merz publikun. Rëndësi për të ka "që të kemi mjetet" financiare dhe që ato të përdoren "me efikasitet." "Evropa ka 17 tipe të ndryshëm tankesh", SHBA ka vetëm 2, kujtoi Merz. "Ne duhet të thjeshtojmë, të standardizojmë dhe të rritim numrin e porosive".
"Gjermania të punojë për besimin e fqinjëve”
Merz la të kuptohet se një politikë ndryshe me të nuk do të thotë izolim nacional, ndonëse u shpreh përnjë "Gjermanitë fortë". Ai quajti "një nga pikat qendrore të politikës" vitet e ardhshme që Gjermania të punojë për besimin e fqinjëve te ajo.
Këtë Merz e merr si mesazh nga koha e ribashkimit të Gjermanisë. Në vitet 1989-1994 ai kishte përjetuar si eurodeputet i Parlamentit Evropian reagimet e fqinjëve për ribashkimin e Gjermanisë. "Francezët na besuan, sepse i besuan Helmut Kohlit", tha Merz. Ai kërkoi që Gjermania të përcjellë "një sinjal të qartë" te partnerët, si në traditën e Republikës së Bonnit.
"Është gjë që nuk shkon, që ne të kemi një distancë të tillë me fqinjin tonë në Perëndim...dhe në Lindje"."Ndryshe nga mbajtësi aktual i postit, unë do t'i kushtoj një pjesë të konsiderueshme të kohës sime rivendosjes së marrëdhënieve më të mira me fqinjët tanë evropianë, veçanërisht, por jo vetëm, me Francën dhe Poloninë", u zotua Merz.
"Pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë në Evropë"
Njëkohësisht, Merz kujtoi se "ne e dimë, të paktën që nga Bismarku, se kjo Evropë funksionon vetëm nëse Gjermania luan një rol të fortë". Kjo nuk është arrogancë gjermane, tha ai. "Ne jemi vendi më i populluar, ekonomikisht jemi ende vendi më i fuqishëm. Jemi aq shumë në qendër të Evropës, saqë pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë".
Fuqinë ekonomike të Gjermanisë, Merz e ilustroi kur shpjegoi synimin e CDU/CSU, për një rritje 2% të ekonomisë gjermane. "Kjo përfaqëson 90 miliardë euro rendiment ekonomik" më shumë se tani, kujtoi ai.
Ekonomia - më e rëndësishmja për CDU
CDU/CSU shihet në Gjermani tradicionalisht e lidhur me një politikë të fortë ekonomike. Firmat konsulente i kanë rekomanduar Merzit tani që të përqendrohet në këtë kompetencë, që nuk shihet se e kanë partitë e tjera. Ndaj temën e migrimit ai vetëm sa e preku në fund.
Përfytyrimi bazë i politikës ekonomike të CDU/CSU-së, sipas Merz, është krijimi i kushteve kuadër më të mira për të gjithë, jo subvencione të mëdha për pak (si p.sh. për teknologjitë e gjelbra).
Ndryshimi "brutal" i SHBA nga Trump, tha Merz, në këtë kuadër mund të tërheqë shkencëtarë në Evropë. "Të parët po vijnë në Gjermani", dhe thonë liritë dhe klima politike që keni janë ndoshta më të mira për ne.
"50 termocentrale të reja me gaz"
"Ky vend duhet të mbetet vend industrial", deklaroi Merz. 300.000 vende pune humbën në tri vitet e kaluara në industri, kujtoi ai. Në këtë kuadër tha se ne duam që pas 10 vjetësh nga automjetet të mos dalë më dioksid karboni CO2. "Por se çfarë teknike motorike ka automjeti, këtë politika nuk mund ta thotë", tha Merz. Me këtë ai theksoi mbështetjen e partisë së tij për motorin me djegie të brendshme.
Pasi kritikoi si absurde mbylljen e centraleve bërthamore në Gjermani, Merz u ndal te termocentralet me gaz. CDU/CSU mbështesin ndërtimin e shpejtë të 50 termocentraleve me gaz në Gjermani - duke i shpallur ato "me interes mbizotërues publik".
"Shfrytëzim i të dhënave", më shumë se "mbrojtje e të dhënave"
Produktivitetin në Gjermani, CDU/CSU do ta nxisë duke ulur tatimin për ndërmarrjet. Ai do të jetë 25% "një normë tatimore konkurruese". Për të nxitur digjitalizimin, partia e tij do të ngrejë një ministri të posaçme.
Si një burim suksesi për Inteligjencën Artificiale (AI) në Gjermani, Merz sheh shfrytëzimin e bazës së të dhënave, që kanë sipërmarrjen. Dhe përqendrimin "te shfrytëzimi i të dhënave", më shumë se te "mbrojtja e të dhënave", këshillë që Merz e kishte marrë për Gjermaninë nga shefi i Microsoftit.
Më shumë punë përballë punës inteligjente
Merz kërkoi ndryshim të qëndrimit ndaj punës e që Gjermania "të përveshë krahët për punë". Puna nuk duhet parë si "ndërprerje e pakëndshme e kohës së lirë", tha ai. Me "ekuilibrin punë-jetë(work-life) dhe me javë pune katërditëshe" ai tha se nuk mund të ruhet mirëqënia e Gjermanisë.
Migrimi - temë dytësore në fjalim
Sondazhet e deritashme nuk i dëshmojnë CDU/CSU përfitim nga debati i javës së kaluar në Bundestag për migrimin. Sondazhe të reja të rëndësishme do të publikohen deri të premten.
Sidoqoftë, Merz tha në Bonn kalimthi se me temën e migrimit ishte marrë kundër dëshirës. Por i detyruar nga atentatet në Aschaffenburg, Magdeburg e Solingen; nga fakti që problemi i migrimit duhet zgjidhur; nga fakti se për tre vjet nën qeverinë "semafori" AfD-ja e kishte dyfishuar mbështetjen nga 10% në 20 %.
"Unë nuk do të zgjas kurrë dorën për të bashkëpunuar me AfD-në apo për të formuar një qeveri”, tha Merz.
"Çdo votë për AfD, të nesërmen e zgjedhjeve pa vlerë" praktike
Kryetari i CDU-së dhe kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz kujtoi se çdo votë për AfD-në, që të nesërmen e zgjedhjeve, do të jetë pa vlerë. Kjo pasi asnjë parti gjermane, as CDU/CSU, nuk duan të kenë të bëjnë me AfD. Ndaj kërkoi votën për partinë e tij.
Jashtë sallës së aktivitetit të CDU-së, në një të ftohtë të acartë rreth 1500 vetë protestonin. Kundër së djathtës, ekstremizmit të djathtë. Dhe kundër CDU-së që pranoi votat e AfD-së për planin pesë-pikësh në Bundestag./ DW
EUROPA- Bashkimi Europian po planifikon të godasë Silicon Valley me masa hakmarrëse, nëse Presidenti Donald Trump ndjek kërcënim...
UKRAINA- Tashmë ka përpjekje të mëdha diplomatike, bisedime në prapaskena dhe qëndrime publike që po ndodhin mes Uashington...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump mohoi raportet se SHBA dhe Izraeli do të kryejnë një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se ...
Pamje nga seanca MEKSIKË- Një skenë kaotike është regjistruar në një sallë gjykate në Albuquerque, Nju Meksiko...
SANTORINI- Vendasit dhe të huajt vijojnë të largohen nga Santorini pasi aktiviteti sizmik mbetet ende shqetësuese. Sipas mediave...
Trump SHBA - Lideri i parë i huaj që vizitoi zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të presidentit Do...
BELGJIKË- Policia belge është në kërkim të personave të armatosur pas të shtënave të raportuara jashtë ...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një intervistë të martën se do të pranonte bisedimet e drejtpë...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një intervistë të martën se do të pranonte bisedimet e drejtpë...
TURQI- Zonja e re e parë e Sirisë, Latifa al-Daroubi, bëri paraqitjen e saj të parë jashtë vendit, duke vizituar Turqinë me...