Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

MIANMAR- Tërmeti i fortë në Azinë Juglindore me magnitudë 7.7 që goditi Tajlandën dhe Mianmarin mesditën e së premtes, ka shkatuar dëme të mëdha.
Nga Mianmari njoftohet se tërmeti ka shkatuar të paktën 144 të vdekur. Ndër rajonet e prekura janë Taungo, Bago, Pyavbve dhe Mandalay. Po ashtu njoftohet për 732 të plagosur.
Në Mianmar është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për gjashtë rajone, përfshirë edhe kryeqytetin e vendit Naypyitav dhe qytetin Mandalay.
Sipas gjeneralit Zaw Min Tun, zëdhënës i juntës ushtarake, në spitale po mbërrijnë shumë të plagosur. Prandaj spitalet kanë nevojë urgjente për furnizime me gjak.
Dëmtohen objekte historike
Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme tek objektet historike në Mianmar. Ndër objektet e dëmtuara janë edhe pjesë të ish-pallatit mbretëror në Mandalay, i cili gjendet në epiqendrën e tërmetit.
Po në Mianmar prej tërmetit u shemb një ure dhe disa ndërtesa. Në qytetin Aung Ban është rrëzuar një hotel dhe sipas ekipeve të shpëtimit njoftohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar.
Nga Mianmari, i cili drejtohet nga junta autoritare, është shpesh e vështirë që ta dalin informacione.
Në Bangkok u shemb një godinë 30-katëshe
Ende qarkullojnë shifra të ndryshme se sa punëtorë gjendeshin në momentin e shembjes në këtë ndërtesë, e cila ishte në proces ndërtimi dhe sa prej tyre kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Deri tani zëvendëskryeministri i Tajlandës Phumtham Vechajachai ka konfirmuar se gjatë aksidentit kanë vdekur tre punëtorë. Kurse agjencia e lajmeve Reuters njoftoi, duke cituar një burim të paidentifikuar, se deri tani në Tajlandë ka nëntë të vdekur. Tetë nga këto viktima ishin punëtorë që humbën jetën si pasojë e shembjes së ndërtesës së lartë.
Kryeministri tajlandez shpalli për Bangkokun gjendjen e jashtëzakonshme.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-sëAntonio Guterres tha: "u dërgoj ngushëllimet e mia qeverive dhe njerëzve të rajonit”. Sistemi i OKB-së në rajon po mobilizohet për të ndihmuar njerëzit në nevojë.- tha Guterres.
Edhe Bashkimi Evropian, SHBA dhe vende të tjera, si India, ofruan ndihmë për Mianmarin dhe Tajlandën.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe qendra gjermane për shkenca gjeologjike GFZ raportuan se tërmeti ishte i cekët, me një thellësi prej 10 kilometrash, dhe epiqendra e tij ndodhej në Mianmar, sipas të dhënave paraprake./DW
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brnovichin si ambasador të Shteteve të Bashkuara ...
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shtete...
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi zyrtarisht sot Kongresin se po mbyllte në mënyrë efektive Agjencinë e SHBA për Zhv...
GRENLANDA- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe Zonjën e Dytë, Usha Vance, kanë mbërritur në bazën hapësinore...
Vladimir Putin RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar që Ukraina të vihet përkohësisht nën administ...
BANKOK- Tërmeti i fuqishëm prej 7.7 ballësh të Rihterit që ka goditur Myanmarin ka pasur ndikim të theksuar edhe në vendin ...
SHBA- Zv.presidenti amerikan JD Vance dhe zyrtarë të tjerë të lartë pritet të mbërrijnë të premten në Groenl...
MIANMARI- Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që tronditi mëngjesin e sotëm Myanmarin. Siç raportohet deri...
UKRAINË- Zyrtarët në Kiev kanë refuzuar propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të krijuar një qever...
Termeti AZI - Tërmeti i fortë në Azinë Juglindore me magnitudë 7.7 që goditi Tajlandën dhe Mianmarin mesditën ...