Autoritetet ukrainase arrestuan të mërkurën një person i cili akuzohet se ka ndihmuar Rusinë në kryerjen e një sulmi me raketë, që goditi të martën një piceri mjaft të frekuentuar në qytetin e Kramatorskut, në lindje të Ukrainës. Si pasojë të paktën 10 persona u vranë, mes tyre tre fëmijë të moshës 14 dhe 17 vjeç, ndërsa 61 të tjerë u plagosën. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim për të mbijetuar apo viktima që nuk i mbijetuan sulmit.
Kramatorsku është një qytet në vijën e parë të frontit, ku ndodhet qendra rajonale e ushtrisë ukrainase. Piceria frekuentohej nga banorë të zonës, gazetarë, punonjës të ndihmës së shpejtë, e ushtarë.
Sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, personi i arrestuar, i seksit mashkull, punonjës i një kompanie lokale për transportin e gazit, dyshohet se kishte orientuar trupat ruse të godisnin restorantin.
Ai u kishte ofruar atyre pamje filmike dhe i kishte informuar mbi popullaritetin e restorantit, sipas një njoftimi për shtyp të Shërbimit të Sigurisë, të publikuar në rrjetin social ‘Telegram’. Por autoritetet ukrainase nuk dhanë asnjë provë mbi pretendimet e tyre.
Sulmet ndaj qyteteve të Ukrainës janë një taktikë që Rusia e ka përdorur shpesh gjatë 16 muajve të luftës.
Guvernatori i Doneskut Pavlo Kyrylenko tha se gjatë sulmit të së martës ndaj Krematorskut u dëmtuan gjithashtu 18 ndërtesa shumëkatëshe, 65 shtëpi, pesë shkolla, dy kopshte, një qendër tregtare, një ndërtesë administrative dhe një qendër argëtimi.
Sulmi ndaj këtij qyteti dhe ndaj të tjerave anembanë Ukrainës, janë tregues se Kremlini nuk po i lehtëson sulmet ajrore pavarësisht përballjes me një rebelim të armatosur jetëshkurtër, fundjavën e kaluar. Po kështu nuk ka pasur asnjë shtysë të dukshme ushtarake nga ana e Ukrainës, për të shfrytëzuar situatën. Megjithatë Kievi nuk ka dhënë informacione në lidhje me zhvillimet e fundit në fushën e betejës.
Fillimisht u mendua se sulmi ndaj Kramatorskut ishte kryer me një raketë tokë-ajër S-300, raketa që forcat ruse i kanë përdorur për sulme ndaj qyteteve, por autoritetet policore shtetërore njoftuan më vonë se ishte përdorur një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi ‘Iskander’.
Rusia ka këmbëngulur në mënyrë të vazhdueshme se nuk ka goditur objektiva civile, megjithëse gjatë sulmeve të saj ajrore janë vrarë shumë të tillë.
Qytetit i Kramatorskut ndodhet në rajonin e Donetskut, një nga katër provincat e Ukrainës që Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme shtatorin e kaluar, e që megjithatë nuk e kontrollon plotësisht.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
28 Qershor20:00
Fushata e republikanëve në zgjedhjet paraprake
Ish-presidenti Donald Trump po bën fushatë për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, duke u zotuar të fitojë kë...
BOTA
28 Qershor19:26
"Unë e quaj Zhenya"/ Historia e miqësisë midis Lukashenkës dhe Prigozhin
Ndërsa tanket e mercenarëve të Wagner-it po lëviznin drejt Moskës të shtunën që lamë pas, publiku global priste l...
BOTA
28 Qershor18:43
Shefi i NATO-s, Stoltenberg thirrje Serbisë dhe Kosovës për shtensionim të situatës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sërish u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të...
BOTA
28 Qershor18:00
Lajçak: Zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës të mbahen në muajt në vijim
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vlerëson se zgjedhjet në katër komunat e veri...
BOTA
28 Qershor12:42
Djali i Vuçiçit shfaqet në Graçanicë me mbishikrimin ‘dorëzimi nuk është opsion’ mbi bluzë
Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë, gjendet në Graçanicë për Vidovdan. Ai është përsh&e...
BOTA
28 Qershor12:00
SHBA-ja dërgon edhe 500 milionë dollarë ndihma në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kievit një paketë të re ushtarake, me vlerë prej 500 milionë dollarësh, njoftoi Pe...
BOTA
28 Qershor11:00
BE-ja: Mbështetje për zgjerimin, por shqetësim për situatën në Kosovë
Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Kosovë dhe procesi i n...
BOTA
28 Qershor10:00
SHBA-ja dërgon edhe 500 milionë dollarë ndihma në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kievit një paketë të re ushtarake, me vlerë prej 500 milionë dollarësh, njoftoi Pe...
BOTA
28 Qershor09:00
Trazira në Paris pas vrasjes së një adoleshenti nga policia
Protesta dhe trazira shpërthyen në rajonin e Parisit, pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili, siç u tha, ...
BOTA
28 Qershor07:00
Bidenit i kërkohet ta bëjë prioritet situatën në Kosovë
Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që "t'i japë...